Kulla e Nebih e Tahir Mehës, në Prekaz
Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar, me titull: ”Shetitoret, hotelet e kafiteritë e Prishtinës ishin përplot me njerëz , ndërsa bibliotekat me libra, ishin të zbrazëta e pa lexues”, botuar në rubrikën ”Dossier”, Drini.us, 9 Gusht 2021
Nga Ditari im (3)
Te Varri i Shaban Polluzhës- KASTRATI,
Në Polac, te Hasan Prishtina,
Kulla (dhe SAKICA) e Ahmet Delisë,
Në Prekaz te Nebih e Tahir Meha dhe
Te Kullat KALA të mixhës Shaban, Shaban Jashari në Prekaz
A dështoi Kosova si shtet?
Një miku im (M. K.) para disa vjetëve më, 2015-03-19, më shkruante:
” I nderuari Sinan,
me shumë kurreshtje dhe me shumë dhimbje e lexova fillim e mbarim këtë tekst tëndin të sinqertë e të detajuar për ato ngjarje dramatike dhe ato vuajtje që ke përjetuauar. Shumë prej tyre i kam pasë dëgjuar më herët po prej teje,por kështu të lidhura, ato ma ngjajnë shumë më tronditëse.
Vetëm njerëz të drejtë e të sinqertë sic ke qenë dhe ke mbetur, mund të shkruajnë kështu. Rrëfimi yt zbulon edhe një tragjedi tjetër, krahas asaj personales: as pas 34 viteve drejtësia nuk është vënë në vend, sepse dhunuesit e rinisë studentore nuk kanë marrë asnjë dënim, madje as dënim moral. Ky është një dështim i shoqërisë dhe i shtetit tionë.
Por, ti e ke kryer punën tënde: ua ka nxjerrë emrat e mbiemrat, i ke nxjerrë nga skutat e errëta ku fshihen, në dritën e diellit. Tash do të duhej që shteti të ngrinte aktakuza ndaj tyre për dhunimin brutal që i kanë bërë popullit të vet. Ndërsa, tradhtarët si Sadik Blakaj do të duhej të dënoheshin edhe moralisht, duke ua përjetësuar në kujtesën e kombit tonë turpin që kanë bërë.
Si gjithmonë, vazhdoj ta ruaj e ta kultivoj miqësinë dhe respektin për ty dhe familjen tënde. Dhe të gjithë ne si familje kemi qenë dhe jemi të nderuar që kemi një mik të sinqertë siç je ti.
Të uroj gjithë të mirat!
M.
P.S. Ku do te botohet teksti?” (Pjesë fragmetnare nga letra e mikut.).
A vlen kjo letër e këto fjalë ende edhe për pushtetarët tanë?
Po a është e mjaftueshme që ne vetëm të shkruajm e shteti për të cilin dhanë ata jetën e shumë të tjerë gjak, të fle?
Te varri i Shaban Polluzhës, korrik 2021
Shaban Polluzha- KASTRATI, Udhëheqësi i Luftës së Drenicës
Ne (unë, Murati dhe Mediu), nga Prishtina ia mësyem rrugës për në Drenicë. Më së pari u ndalëm te Varri i Mixhës Shaban Polluzha, KASTRATI, luftëtarit e udhëheqësit më të madh të luftës në Drenicës, e kusheri dhe shoq i gjyshit tim, Imer Seferit nga Turjaka e Zatriqit.
Ishte për keqardhje 1*) se në çfarë gjendje ishte vendi i quajtuar “VARR” 2*).
Shteti i Kosovës krejt çka ka mundur dhe është dashur e duhet ta bëj, edhe tash nuk është vonë, së pakut të ia renovoj ose rindërtoj KULLËN e Mixhës Shaban dhe ta caktoj një “ciceron”, të objekteve, jo vetëm të Mixhës Shaban por, edhe për trimat e heronjët e tjerë drenicakë që të njihen vizitorët e shumë me lavdinë, nâmin e gajretin që ata kanë bërë për NE dhe, të vendos ndonjë pllakatë, komuna dhe Ministria e Kulturës ku do të shkruhej e me fjalë: Edhe 2 km është Kulla e Shaban Polluzhës- Kastrati, ose Ahmet Delisë.
Te Shaban Polluzha
Pllakata të pompave të benzinës e të hoteleve dhe pankarta ”Me çlirimtarët” kishte që nga Hani i Elezit e deri te ”Hani i Derrit” në Prishtine e tutje.
Do të mjaftonte që të dy komunanat e Drenicës, Skënderaj dhe Drenasi, ti bashkojnë forcat e ti mbledhin pakë para, një grusht para të taksapaguesve drenicakë e ta punësonin së pakut një puntor, i cili brenda ditës, që nga mëngjesi kur të fillon dita e deri në mbrëmje, kur të erret, puntori ta filloi te Mixha Shaban i Polluzhës e deri të Mixha Ahmet në Prekaz, Ahmet Delia që edhe po të shkonte në këmbë ose me me kali, nuk do të lodhej.
Ai puntor së pakut do ti prente therrat e kosiste barin, do ti pastronte vendin ku ata prehen.
Edhe Ministria e Kulturës duhet të mendoj seriozisht e ti marrë në mbrojtje, si vlera të TRASËGIMISË Kulturore e kombëtare.
KULLAT, pllakat përkujtimore e varret.
Çka të thuhet më tepër për një tribun 3*) siq ishte Shaban Polluzha- KASTRATI? Mixha Shaban kishte deri në 12.000 luftëtarë drenicakë e nga e tërë Kosova për çlirimin e Kosovës nga sllavo-komunistët?
Pas Skënderbeut, nuk besoj se ka pasur prijës e udhëqës lufte pa hile e më me shumë luftëtarë se sa që kishte Shaban Polluzha i Drenicës.
Te Hasan Prishtina në Polac të Drenicës
Një shenjë e vogël për një Burrë të Madh si Hasan Prishtina, skalitur në Gurë të Mermerit në katundin Polac, ishte për gjynah. Bacë Hasani ishte kryelartë e i buzëqeshur, shëndriste në Polacin e Drenicës.
Për Hasan Pishtinën i cili e kishte shitur tërë pasurinë për shqiptarinë, e për shtetin, deri në Prishtinë, sot shteti nuk e nderon e kujton sa duhet Hasanin e Drenicës e të Kosovës, intelektualin e vetëm të Kosovës të asaj kohe.
Edhe ajo pllakë mermeri që ishte vendosur në Polac, ishte kontribut vetëm e katundarëve të Polacit, jo komunës së Skënderajit e shtetit të Kosovës.
“Mos u thaft prej gojës teme: pushteti po e shet shtetin për pare (pasuni)” e Hasan Prishtina e shiti pasurinë, token e qiflliqet e vata për shtet.
Prekazi i Ahmet Delisë
Dhe nuk mund të ndaleshim rrugës as edhe për bukë, se ujë nuk kishte, deri në Prekaz.
Gjyshi im shpesh kur ishte në qef na thoshte:
-Trim si Ahmet Delia nuk ka pasur Kosova.
Dhe nuk ish se nuk i besoja gjyshit por atherë mendoja se trima si Ahmet Delia 4*) ka pasur shumë Kosova, si: Azem Bejta, Bajram Curri … por ai nuk pajtohej dhe e arsyetonte me fjalët:
”Azem Bejta a kân cub” 5*) e Bajram Begu, Leninit i ka thân “Hazreti Lenin” dhe a kân i lidhun me partinë bolshevije e Rusinë. Diçka që edhe sot e gjithë ditën kjo qëndron si e vërtetë.
Gjyshi nuk e kishte ”n`huj” as Fan Nolin, Ali Kelmendin e udhëheqësit e mëvonshëm shqiptar e sllavo komunisht, Enver Hoxhën, Fadil Hoxhën etj. “Kishin ide komuniste më shumë se sa kombëtare”
Kjo duhet të kuptohet drejtë, sipas mentalitetit e bindjeve që kishin pleqt e asaj kohe, dhe gjyshi im, për periudhen e viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shpalljes së Pavarësisë (1912), peridhës së Ahmet Zogut e të Fan Nolit, ardhjes së ideve komuniste në Shqipëri (1937) me Ali Kelmendin, Luftën e Spanjës, pjesmarrjen e shqiptarëve vullnetarë në Luftën e Spanjës dhe Luftën e Dytë Botërore ose ardhjen e “SHOKËVE” (kështu i quanin komunistët shqiptaro-jugosllavë që erdhën në pushtet në Kosovë, pas vitit 1945, vr. imja).
Grup mësuesish nga Suedia, në kohë pushimi. Prishtinë, korrik 2021
-Çdo gjë që vinte nga rusi ishte e keqe. Shpesh ndodhte që na thonin pleqt, dhe më të moshuarit, sidomoa baba Ukë Imeri:
-Mos …urr 6*) nga Lindja, se Dielli lind, nga Jugu, se është Qabeja (Meka e Medina), nga Perëndimi, sepse dielli perëndon por k`thehuni nga Veriu, prej rusit sepse prej Veriut, vien vetëm të këqija, vie vetëm të ftohtit 7*).
Te Kulla dhe oborri i Ahmet Delisë, mbërim mu në perëndim të diellit. Ishte një pamje e rrallë e bukurisë që nuk e sheh kund përveç në Prekazin e Ahmet Delisë në Drenicë.
Dielli kishte fillua ta humb forcën e vetë që kishte pasur kur ishte në zenit e hieja e kishte mbulua një pjesë të oborrit të mixhës Ahmet. I kishte mbetur vetëm plisi i bardhë si bora e sakica e mrehtë e Ahmet Delisë që dielli drenicak nuk iu ndahej e nuk donte ti lente në terr, sikur donin të na tregonin se këtu den baba den ka pasur plisbardhë.
U ngjitëm shkallëve përpjetë kullës së babalokut pa thirrur fare. Ende pa hyrë në odë, erdhi stërnipi i Ahmet Delisë, Arsimi.
Unë nuk mundësha të dathi këpucët e ai më mori me zor e më uli në vendin ku ishte ulur Ahmet Delia, te oxhaku.
Në ballë të oxhakut, ishte sakica që e kishte marrë mixha Mursel, djali i Ahmet Delisë, hiç më pakë trim se Ahmeti Plak e Ramë Islami.
Afër Ahmet Delisë, Prekaz 2021
Ato që dëgjova nga stërnipi i Ahmet Delisë, ishin të dhimshme. Shteti nuk investon asgjë përveç njerëzve vullnetarë e dorëlirë që na ndihmojnë për ruajtjen e atyre pakë gjerave që kanë mbetur. Nuk kishteas edhe ndonjë fletë të shkruar, njoftim ose ndonjë libërth doracak që vizitori ta kishte, ta lexonte e ta ruante, ta shprëndante e ti këndonte në heshtje e me zë, kush ka vesh e dëgjon:
…
Mos ti harrojmë këta burra sepse e harrojmë të kaluarën tonë të pasur hostorike.
Ngjashëm e ndoshta edhe më keq ishte edhe oborri e Kulla e Nebih e Tahir Mehës, po në Prekaz. …
Muratin e kishim udhëheqës në Drenicë e vozitës sepse unë e Mediu nuk kishim makinë. Ishte vapë e madhe dhe në çdo vend ku shihnim ndonjë shitore, Murati e ndalte makinën dhe dikush nga ne blente ndonjë pije freskuese.
Do të doja të pija ujë në ndonjë krua, në midis të fshatir por nuk kishte krua as ujë as për ilaq.
Drenica kishte ndryshua. Nuk ishte më Drenica e Ahmet Delisë, e Shaban Polluzhës dhe e … Shaban Jasharit.
Ishte ndërtua e rindërtua Drenica por përveç varreve, që ishin të shumta pushteti e shteti I Kosovës nuk iu kishte zgjatur dorën drenicakëve trima, të vdekurit po harroheshin e të gjallët ende mundoheshin me mbetur gjallë.
Ata po gjindeshin qysh po mundeshin. Nuk ka dyshim se rrugët e asfaltura e kishin bashkua Drenicën e Kuqe por jo edhe pushtetin e popullin e drenicak.
Fjalët më mungojnë dhe po mundohem me iu ikur “fjalëve të mëdha e boshe”, frazave për ata NJERËZ të Mëdhenj të Drenicës heroike që krenohet gjithë Kosova.
Do të duhej të krenohej edhe shteti.
Por ne patëm fatin ti “shihnim” ata burra në “Drrasa të Varrit”, “Gurë të mermerit” e ngritur në lapidarë. Mu duk sikur pash edhe Skënderbeun, Nik Petën e Pal Gplemin.
Mësues nga Suedia e puntorë nga Ministria e Disporës, Shyhrete Kastrati
1*) KEQARDHJE f.
Ndjenjë hidhërimi, dhembshurie e mëshire, që lind për dikë kur pëson një fatkeqësi ose kur ka një të metë trupore, mendore etj.; të ardhurit keq. Me keqardhje të thellë. Ndjenjë keqardhjeje. Shpreh keqardhjen. Ia tha me keqardhje.
2*) VARR m.
1. Gropë e gjatë e gërmuar në tokë për të futur trupin e të vdekurit; vendi ku varroset dikush bashkë me grumbullin e dheut që i hidhet përsipër ose me muret e mbulesën. Varre të vjetra. Varre ilire. Varr i përbashkët gropë e madhe ku janë varrosur disa njerëz. Varr mermeri. Varret e dëshmorëve. Varri i gjyshit. Varri i një të panjohuri. Varret e fshatit varrezat. Pllaka (rrasa) e varrit. Guri i varrit. Hapi një varr. E futën (e shtinë) në varr. Vendosën kurora mbi varr. Ia ka mbuluar varrin bari ka kohë që ka vdekur.
2. fig. Vendi ku gjen vdekjen ose shkatërrohet dikush, vendi ku merr fund dikush a diçka. Pushtuesit këtu kanë gjetur varrin.
3. fig. Vdekje. Deri në varr përgjithnjë, deri në fund deri në vdekje. Nga lindja (nga djepi) deri në varr.
4. fig. E keqja më e madhe, vdekje, gropë. I bëri varrin. I bëfsha varrin! mallk. Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda.
5. përd. mb. Shumë i vështirë e i rëndë, i padurueshëm; shumë i mërzitshëm e i zymtë. Jeta në të kaluarën ishte varr. I ishte bërë shtëpia varr. I hapi varrin (gropën) dikujt
a) e dërrmoi keqas, e mposhti dhe e shkatërroi; e vrau;
b) kurdisi një të keqe të madhe kundër dikujt; i ngriti kurth a grackë për ta shkatërruar. E futi (e çoi, e vuri, e shtiu) në varr (në dhe) për së gjalli (të gjallë) e mundoi shumë duke e trajtuar keq, e bëri që të vuajë shumë, e sfiliti, ia mori shpirtin, e çoi drejt vdekjes. Si gur (si pllakë) varri
a) shumë i ftohtë; i ngrirë; i shtangur; i palëvizur;
b) shumë i heshtur; i ngrysur, i zymtë. Qetësi (heshtje) varri qetësi e plotë; qetësi që të ngjall trishtim. Është bërë sikur ka dalë nga varri (prej varrit) është dobësuar e tretur shumë (nga sëmundja etj); është bërë shumë i zbehtë, është dyllë i verdhë në fytyrë. Iu haptë varri (dheu) nën këmbë! mallk. shih te HAPEM. I hapet varri nën këmbë po vdes; po i vjen fundi, po shkatërrohet. I humbtë varri e dërrasa! mallk. u zhduktë pa lënë gjurmë, mos i mbettë as nami as nishani. Është në buzë (në grykë, në zgrip) të varrit
a) është shumë plak ose shumë i sëmurë, është fare afër vdekjes;
b) është përpara një rreziku shumë të madh. Është varr i hapur dikush shih te HAPUR (i,e). Është varr i mbuluar e mban të fshehtën e nuk ua thotë të tjerëve, nuk u hapet të tjerëve, është arkë e mbyllur. Është me një këmbë në varr është shumë i vjetër në moshë, është shumë afër vdekjes, është gjysmë i vdekur. Ngjall të vdekurin nga varri shih te NGJALL. Ai nxjerr të vdekurin nga varri shih te NXJERR. Varret nuk flasin fj.u. i vdekuri i merr të fshehtat në varr. I vuri gurin e varrit diçkaje e mbylli një çështje që të mos e marrin vesh të tjerët. E ka një këmbë në tokë, një këmbë në varr është me një këmbë në varr.
3*) TRIBUN m.
1.lar. Veprimtar i shquar shoqëror, që me fjalime të zjarrta e me shkrime të fuqishme mbron të drejtat e popullit, lufton për një çështje të madhe. Tribun i vegjëlisë. Tribun i revolucionit.
2.hist. Titull që mbanin disa funksionarë zyrtarë me detyra të ndryshme civile ushtarake në Romën e lashtë. Tribun i plebenjve, mbrojtës i të drejtave të plebenjve, të cilët shtypeshin nga patriotët dhe nga konsujt. Tribun ushtarak.
4*) Ahmet Delia. Në të folmen e Drenicës por edhe përgjithësisht të Kosovës, thuhet “Delia”, “Balia”, “Alia”, në vend të “Aliu”, “Baliu”, “Deliu”, emra të gjinisë mashkullore, të shqiptuar si emra të gjinisë femërore.
Përjashtim bëjnë emrat “Babë-a”, si emër mashkullor që në fund merr zanoren “A”, që si rregull marrin vetëm emrat e gjinisë femërore. Prandaj, aty ku është vështirë të dallohet se cilës gjini i përket emeri, përdorim fjalët “Ky” dhe “Kjo” psh “Ky djalë”, “Ky dash” etj. Dhe “Kjo vajzë”, kjo dele por edhe “Ky, babë-a”, “Kjo, nëë-na” etj.
Në Kullën e Ahmet Delisë
5*) CUB m. sh. (dhe KOMIT)
1. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar. Cub mali. Doli cub.
2. fig. Trim kokëkrisur.
CUBAR m. sh.
Ai që shkon pas grave, ai që u vjen rrotull grave, gruar.
CUBE f. perk.
Vajzë trime e kryelartë.
CBNi f. sh.
Grabitje me armë në dorë, puna e cubit; kusari, hajdutëri; sjellje e qëndrim prej cubi. Merrej me cubni.
CUBNISHT ndajf.
Siç veprojnë cubat, si kusarët, kusarisht, pabesisht.
CUBNOJ kal. Krahin.
Vjedh me armë në dorë, grabit si cub, kusaroj.
KOMIT m. sh. hist.Kryengritës që dilte malit e luftonte për lirinë e atdheut dhe për drejtësi shoqërore kundër shtypësve e shfrytëzuesve. Çeta e komitëve. Doli komit.
6*). PSHURR lokal.
1. Bëj shurrën.
2. kal. Lag rrobat e veshjen me shurrë. I pshurri fëmija rrobat.
3. kal. fig. thjeshtligj. E lë fare pas dore diçka, nuk ia var fare diçkaje, e braktis; nuk çaj kokën fare për diçka. E pshurri punën fare. Pshurri në të!
PSHURREM vetv.
1. Shurrohem, përmirrem. U pshurr nga frika.
2. Pës. e PSHURR
PSHURRIQE f. sh.
Copë e vogël mushamaje etj., që u vihet foshnjave nën vete për të mos lagur rrobat me shurrë.
7*) FTOHTË
1. Gjendja kur ajri ka temperaturë të ulët, kohë e ftohtë, klimë e ftohtë; mjedis që të mban ftohtë a që të bën të mërdhish; ftohtësi, kund. të ngrohtët; të nxehtët. Të ftohtë i madh. E duroj të ftohtët. Nuk do të ftohtë. Kam të ftohtë, mërdhij.
2. Temperaturë e ulët që ka njeriu nga një sëmundje. Ka shumë të ftohtë.
3. Sëmundje që shkaktohet nga ftohja dhe që shfaqet te njerëzit ose te disa kafshë me pezmatim të pleurës së mushkërive, plevit; e ftohur. Ka marrë të ftohtë.
3. Sëmundja e ftohtë euf. tifoja. Me gjak (me gjykim) të ftohtë me gjakftohtësi. E pafsha të ftohtë! mallk. vdektë! Si ujët e ftohtë me dëshirë te madhe; me padurim; si ujët e pakët. E bëri për ujë të ftohtë dikë shih tek UJ/Ë,~I. I bien (i shkojnë, i dalin, e mbulojnë) djersë të ftohta është në gjendje shumë të vështirë, e ndien veten shumë ngushtë (kur dikë e qortojnë ose e dënojnë për një gabim a faj, kur e vëmë përpara përgjegjësisë etj;). E ka barkun (zemrën) të ftohtë ka shpresa të pakta, nuk beson shumë se do të bëhet diçka. I ka qiqrat të ftohta me dikë ka marrëdhënie të këqija me dikë; nuk shkon mirë me të
Kënga e Ahmet Delisë:
Dervish Shaqa – Kenga e Ahmet Delise – YouTube
Vazhdon
Malmö, 10 gusht 2021