ARKIVI:
17 Janar 2025

Pse Xhafer Shatri i bënë elozhe kriminelit Jusuf Karakushi ?

Shkrime relevante

Në përkujtim të përvjetorit të 557-të nga vdekja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kryeheroit kombëtar

Gjergj Kastrioti - nga arkiva e historianit dhe studiuesit të marrëdhënieve...

Pse Xhafer Shatri i bënë elozhe kriminelit Jusuf Karakushi ?

Shkruan: Reshat Sahitaj ___ Gjatë një emisioni në TV Dukagjini , më 7...

Për të gjithë puthadorët e Anastasios Janullatosit, pushtuesit të KOASH-it të Fan Nolit

Nga: Luan Dibrani Puthadorët e Anastas Janullatosit dhe Përgjegjësia e Sali Berishës...

Vota inatçore përcakton fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit!

Florim Zeqa Jo të gjithë qytetarët e vendit janë duke u...

Kosova nuk ka nevojë për “gjeneral” të etur për pushtet…!

Halil Geci, Skenderaj Kosova nuk ka nevojë për gjeneralë të etur për...

Shpërndaj

Shkruan: Reshat Sahitaj
___
Gjatë një emisioni në TV Dukagjini , më 7 dhejtor 2024, që e moderonte Ermal Panduri , përveç tjerash tha: “ Unë e kam takuar atë në Bled kur u krijue qeveria e Kosovës pas referendumit të tetorit te vitit 1981 (ndoshta ka menduar 1991). Kam biseduar më të gjërësisht për gjithçka. Jemi takuar dy botëra krejtësisht të ndryshme , por mund të them se Isuf Karakushi ka qenë një nivel krejt tjetër , jo vetëm intelektual , por në pikëpamjen time edhe moral, në kuptimin që ai ishte i vetëdijshëm që çka ka bërë Sherbimi Sekret i shtetit , çka kanë bërë udbashët .
Analiza ime për ketë që u tha është se, Xhafer Shatri që në fjalitë e para e rehabiliton Jusuf arakushin dhe të gjitha krimet, maltretimit që ai i ka bërë mbi të burgosurit politikë. Tregon se janë takuar dy botëra të ndryshme dmth Jusfi spiun e Xhaferi patriot, por spiunin e tij , pra botën tjetër të Jusuf Karakushit nga pakëpamja e tij e rehabiliton duke ia dhënë etiketën e një intelektuali me moral të lartë dhe se paska qenë i vetëdijëshëm për krimët që ia ka bërë popullit shqiptar. Xhaferi mundet t’ia falë gabimet ne emrin e tij personal , por jo ne emr te popullit dhe tubimit te Verrat e Llukes.
Këtu Ermal Panduri e ndërpren duke e pyetur më befasi:
Moderatori: Ndoshta pas pendimit kjo, sepse në emison kemi pasur njerëz të cilët flisnin për Isufin si një nga udbashët mizor?!
XHAFERI vazhdon: Isuf Karakushin kur e kam takuar unë për herë të parë, kam biseduar më të sikur më të gjithë tjerët. Dytën herë kur e kam taku, m’ka thënë : “ Qendrimi yt a është real apo dmth je tu lujt një rol si diçka. I thashë , jo; Qendrimi im është origjinal qysh po sillem më ty.
Po më vjen’tha , mirë, se je i pari prej kësaj kategorie të burgosurëve politikë që po më trajton më respekt. Dhe i kam thënë shkurtë : Shikoni, të Verret e Llukës është ba një tubim shumë i madh, aty shqiptarët nuk i kanë falë vetëm gjaqet , por Kosova ka vendos me i mbyll plagët e veta edhe me u marrë më fatin e saj seriozisht , sepse ndodhemi të gjithë në një udhëkryq, kështu qe unë edhe ju në këtë pikëpamje jemi në të njejtën anë të barrikadës përballë e kemi Serbinë.
Analiza ime për këtë pjesë që u tha më lartë:
Xhafer Shatri sillët më Jusuf Karakushin si nxënësi para mësuesit ose si skllavi para padronit, dhe këtë e verteton vetë. Përshembull: si mundët të sillët Xhafer Shatri më Jusuf Karakushin njëlloj sikur kur të takohet më mue apo më ndonjë veprimtar të çeshtjes kombëtare ? Jusuf Karakushit munden t’i falen gabimet kur ai personalisht dhe publikisht i kerkon falje popullit, mirëpo ai perseri nuk mundet te jetê i njejtë me mue apo një tjeter shqiptar.
Takimet në mes Xhaferit dhe Jusuf Karakushit zhvillohen më 1991. Periudhë kohore shumë delikate për ata që kanë punuar në vende kyqe të Sherbimit Sekret Jugosllav. Koha kur po krijohej qeveria e Kosovës dhe Serbisë po i thuhej JO masovikisht. Jusuf Karakushi duhet të këtë pasur dilema sa herë është takuar më liderët shqiptarë se si do ta presin në takimin e parë. Mirësjellja e Xhaferit që në fjalitë e para e siguron Jusuf Karakushin se Xhaferi po ia bënë me dije se “Skam asgjë kundër teje”. Andaj si çdo udbash tjetër mënjëherë e perdor formulën kryesore të Sherbimit Sekret të Serbisë: Ti je shumë inteligjent dhe më vjen mirë që ke respekt ndaj meje!”. Kjo është formula më bindësese e të gjitha sherbimeve sekrete në botë, që më këtë fjali ia rrit mendjen kundërshtarit dhe e përfiton për interesa te veta. Pyetni të gjithë të burgosurit politik dhe të gjithë do ju tregojnë se qe në ditët e para e para të hetimeve, udbashat i thonë secilit: “më vjen keq që je kaq inteligjent, kaq i ri , ti nuk e ke vendin në burg por në studime “etj etj
Xhafer Shatri ia permend Verret e Llukës , si pretekst se aty janë falur gjaqet dhe se edhe unë në emër të Verrave të Llukës ta kam falur gjakun dhe tash jemi të barabartë. Qysh mundet të jetë i barabartë Xhaferi më Jusuf Karakushin? Xhafer Shatri mundet t’ia falë gjakun e vetë , por jo të ia fali në emër të mijëra shqiptarëve që Jusuf Karakushi i ka torturuar e i ka mbytur në dajak!
Unë përsonalisht habitem më disa liderë tanë të diasporës të cilët vrapojnë për t’i takuar ish zyrtarët e lartë të Sherbimit Sekret të Kosovës. Janë shumë liderë e të burgosur politikë që mezi kanë pritur të takohen më Selim Broshen, Vesel Krasniqin, Jusuf Karakushin, Sherif Balën , e shumë zyrtarë të UDB-së. Në mesin e këtyre vrapuesve është Ibrahim Kelmendi dhe Xhafer Shatri. Për Ibrahim Kelmendin më patriot është Shefqet Hasani se Enver Hadri, Musa Hoti e Ukshin Hoti.
Për Xhafer Shatrin më patriot është Jusuf Karakush se unë (Reshat Sahitaj).
Konkulzion im: mendoj së Jusuf Karakushi e zyrtarët tjerë të UDB-së, kanë shumë informacione për lideret tanë e që nuk i kanë bërë publike, andaj të tillët që vrapojnë pas tyre , shkojnë për t’u rrëfyer se ende janë në të njejtën rrugë si dikur, ose janë tepër NAIVË.
Të kthehemi të intervista e Xhafer Shatrit, ku e arsyeton takimin më Jusuf Karakushin se e paska takuar për ta pyetur për sekretët e vrasjës së Enver Hadrit.
1. Asnjë udbash, e asnjë zyrtar i sherbimeve sekrete, nuk guxon të tregojë asgjë më shumë se sa e lejon UDB-a.
2. Pse Xhafer Shatri, qe 25 vjet kurrë nuk më ka ftuar mua, të bisedojmë për vrasjën e Enver Hadrit? Xhafer Shatri e din që unë e kam shkruar një libër për Enver Hadrin më 510 faqe , në të cilën shpaloset veprimtaria e Enver Hadrit, vrasja dhe sa e çka kemi bërë ne në Belgjikë për zbardhjen e këaj vrasje. Sakonferenca për medie në IPC i kam bërë unë , Beharja dhe Gani Azemi vetëm për zbardhjen e vrasjes. Si kemi intervenue në Senatin Belg bashkë më Ajshen gruan e Enver Hadrit, që Darko Ashanini të ekstradohet në Belgjikë.
3. Xhafer Shatri në këtë emision rrefen se janë bërë edhe dy tentativa tjera për ta vra Enver Hadrin dhe në të parën ka qenë Sherif Bala. Pastaj bie në kundërshtim më vetëveten , sepse thotë se Sherif Bala është takuar më Enver Hadrin në stacionin Nord në Bruksel në orën 23.00. Enver Hadri është takuar më Adrija Lakoniqin e jo më Sherif Balën , spese një shqiptar e ka thirrë Enverin eja se kemi më u takue më një delegacion kroat. Në takim kanë qenë vrasësit e Enverit pa e ditur ai që po bisedonte më kriminelet që nëeser do ia marrin jetën. Tentativa e parë për ta vrarë Enver Hadrin ka qenë më 16 janar 1990, në të cilën ekip ka qenë Jusuf Bulliqi dhe dy tjerë të cilët polica belge i ka ndaluar për shpejtësi diku afër qytetit Liege (Liezh) diku rreth 100km largë Brukselit. Ky ekip është kthye dhe është nisur ekii i dytë. Vrasësit, urdhëri për vrasje, plani për vrasje të Enver Hadrit është përgatitur nga Millosheviqi dhe serbët tjerë pa asnjë shqiptar.
4. Jusuf Karkaushi nuk i ka ditur sekretët e planit për vrasjen e Enver Hadrit , sepse Serbia nuk ka pasur besim në asnjë shqiptar e as të Jusuf Karakushi.
5. Sekretët e planit për vrasjen e Enver Hadrit i ka treguar deshmitai C-044 që ka qenë i ulur në procesin gjyqësor më 2016 dhe i cili ka dëshmuar në Hagë kundër Millosheviqit pikërisht për urdhërin për ta vrarë Enver Hadrin. Ky Dejan Terziqi ka qenë dëshmitar i mbrojtur dhe ka jetuar diku më emër tjetër. Sekretet e planit për vrasjen e Enveri i ka dhënë gurja e Adria Lakoniqit dy hetuesve belgë që ishin në Serbi e në Kosovë. Sekretët e planit për vrasjen e Enver Hadrit, Xhafer Shatri nuk ka mundur t’i nxjerri nga Jusuf Karakushi, sepse Jusufi nuk ka guxuar të zbulon asnjë sekret ngase Serbia do ta kishte vrarë brenda pak ditësh siç i kanë vrarë dy dëshmitarët tjerë serbë. Pasi Xhafer Shatri , i paska zbuluar sekretët nga Jusuf Karakush , është dashur të njoftonte dy hetuesit belgë që janë marrë më këtë dosje , e jo t’i ruajë për vete për t’i botuar në librin e tij pas 35 vitesh më vonë.
6. Pse Xhafer Shatri e implikon edhe Sherif Balën si tentues për vrasjen e Enver Hadrit? Pse Xhafer Shatri i bashkohet mendimit të Anna Laure Ebiling (përkthyesës së Enver Hadrit? Kjo, Anaa Laure Ebeling, në minutat e parë pasi ndërroi jetë Enver Hadri për gazetarët që ishin mbledhur te dera e spitalit deklaori: “Unë e di kush e ka vra Enver Hadrin. Enverin e kanë vra shqiptarët . Ja gazeta e “Le Soir “ e 26 shkurtit 1990, ku bazohet në deklaratën e saj dhe ku shkruan së policia e Belgjikës të gjithë potencialin e kaloi duke kontrolluar shtepitë e mergatës shqiptare në Bruksel.
Sipas deklaratës së Xhafer Shatrit, në vrasje paska qenë edhe Sherif Bala. Nëse Sherif Bala ka marrë pjesë në tentativën e parë, dihet që Sherbimi Sekret i Serbisë,respektivisht Bozhidar Spasiqi shef i strategjisë për vrasjen e Enver Hadrit, ka ekipit të parë i ka dhënë urdhër të mos kthehen kurrë më në Belgjikë. Pra Sherif Bala nëse ishte në ekipin e parë është dashur ta zbatojë urdhërin dhe nuk ka guxue me ardhë në Bruksel më folë më Enver Hadrin. Në bazë të informatave të mia që dihen botërisht e që nuk thuhen, Sherif Bala nuk do kishte mundur të merrte vendim për vrasjën e Enver Hadrit duke u bazuar në relacionet ndërshqiptare dhe familjare.
Libër për Enver Hadrin
Secili njeri që merret më letërsi, ka mundësi të shkruajë një libër kushtuar Enver Hadrit si psh Enver Hadri dhe fëmijëria e tij, një vepër me poezi kushtuar Enver Hadrit, ose, Enver Hadri dhe Ali Podrimja, apo Poezia e Enver Hadrit dhe Hasan Mekuli (sepse Enveri botonte poezi ne “Jeta e Re”, ose Dashuria dhe atdhedashuria e Enver Hadrit, siç është një film dokumentar nga një regjisor belg kushtuar dashurisë së Enver Hadrit për femër dhe rrugën e tij patriotike, etj etj.
Xhafer Shatri tregon se është duke e shkruar një libër që i paska marr kohë 35 vite dhe ende nuk e ka përfunduar. Tregon se për të shkruar i duhen tri burime. Xhafer Shatri nuk mundët të shkruajë libër për aktivitetët patriotike të Enver Hadrit, pa u konsultue dhe pa u shërbyer më materialët e asaj kohe , e që ato nuk i ka as familja e as gjermanka. Xhafer Shatri nuk mundët të shkruajë libër për aktivitetët e Enver Hadrit, pa Reshat Sahitaj, Behare Rexhepin dhe Gani Azemin, sepse ne jemi ata që kemi vepruar deri në vrasjën e Enver Hadrit dhe që kemi bërë çmos për zbardhjen e asaj vrasje politike.
Për fund
Xhafer Shatri e ka për obligim moral dhe obligim kombëtar, që opinionit tonë t’i tregojë pse qeveria e Xhafer Shatrit, e paguante një serb të uajtur Gorazhd Cvetiq, për të lobuar në Parlamentin Europian ? Nuk e dini se Gorazhd Cvetiqi ishte bashkëpunëtor i Bujar Bukoshit, Xhafer Shatrit, Hafiz Gagicës, Edita Tahirit…. ?
Gorazhd Cvetiqi, bënte konfuzitet në Parlamentin Europian . Një shembull: Unë mora takim më një eurodeputet për të nesërmen në ora 15.00 në Strasburg për Veton Surroin. Gorazhd Cvetiqi të njejtit eurodeputet i bënë telefon bashkë me Hafiz Gagicën për ta takuar. Ai i tregon se takimin e kam më një delegacion nga Kosova. G.Cvetiqi intervenon se ai është përfaqësues i qeverisë së Kosovës, për takime e jo Reshati.
Xhafer Shatri qe nga dalja nga burgu, ka bashkëpunuar më mue dhe ishte në shtëpinë time, e që e kishte nofken UJKAN për ne shqiptarët. Xhafer Shatrit i kam bërë takime më Kryetarin e Parlamentit Europian z Baron Crespo, më shefin e punëve të Jashtme të Parlamentit Europian e takime tjera. Kam bërë tri ekspozita në lokalet e Parlamentit Europian, ku Xhaferi ka ardhur dhe ka folë para eurodeputetve, Xhaferi më ka kerkuar t’i bej takime për Ilaz Ramaliun në P. Europian dhe i kam bërë dhe kanë ardhur. Pra, Xhaferi më vite të tëra e ka ditur që unë jam i vetmi shqiptar më hyrje permanente në Parlamentin Europian dhe institucione tjera , dhe kurrë nuk më ka autorizuar zyrtarisht mue dhe ekipin tim, ndërsa Gorazhd Cvetiqin PO.
PS/ Po e postoj kopjen e gazetes Le Soir se çka ka deklaurar Anna Ebelign kundër shiptarëve qe e kam edhe ne video lajmet RTL/TVI te ores 22.00 te dates 25 shkurt 1990, ku ajo deklaron. Po e postoj kërkesen time me autrorizue Byronë Informative dhe përgjigjen e Xhafer Shatri

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Respekt për të gjitha ata që kanë bërë përpjekje me vënë qoftë edhe një gurë të vockël në themelet e Shtetësisë së Kosovës. Duke jetuar prej vitesh në Mërgim, kam pasur rastin të takoj disa nga veprimtarët e hershëm të viteve 1968 ,1981 dhe 1989 e deri tek organizatorët e Lëvizjeve për Çlirim definitiv të Kosovës nga Serbia.
    Fatkeqësisht egoja e sëmur për të qenë Lideri apo udhëheqësi ka bërë që ta luftojmë qenqe njëri- tjetrin . Këtu përjashtuar klasa e organizatorëve të Demonstratave 1968 . Të gjithë përirësit e këtyre demonstratave dihen dhe janë njerëz që kanë gëzuar dhe gëzojnë reputacion në popull . Nuk ka të ngjarë që pjesëtarët e këtyre demonstratave ta kenë akuzuar njëri – tjetrin për tradhti.
    Ndërkaq, demonstratat e vitit 1981 kanë qenë me shumë liderë dhe enigma e akuza nga më të ulëtat ndaj njëri- tjetrit .
    Z. Xhafer Shatri kam pasur nderin ta njoh në Gjenevë . Aq sa e njoh
    çdoherë ka lënë përshtypjen e një punëtori të madh pa kërkuar asnjëherë shpërblim për punën e bërë.
    Në asnjë mënyrë nuk e mohojmë bashkëpunimin e ngushtë të zotit Reshat Sahitaj me heroin e kombit Enver Hadri. Mirëpo kur Serbia dhe disa që shtiren si shokë të Hadrit me tërë arsenalin e tyre edhe pse të ndryshkur e sulmonin Enver Hadrin,duke e quajtur edhe spiun të Serbisë, mbretronte një heshtje e plotë.
    I vetëmi Z.Xhafer Shatri nuk ka lënë gurë pa lëvizur me dëshirën që të ndriçohet figura dhe vrasja deri vonë enigmë e Enver Hadrit ,
    Shatri asnjëherë nuk ka dyshuar e as që e ka kontestuar ndonjëherë veprën e Enver Hadrit . Ai me ngulm ka luftuar dhe punuar që vrasësit e Hadrit të identifikohen dhe të dalin sa më shpejtë përpara drejtësisë .
    Rreth takimit me Jusuf Karakushin ai jep shpjegime shumë të qarta dhe bindëse .
    Shatri nuk ka qenë aq naiv që mos me kuptuar që mund të sulmohet nga bashkëveprimtarët e tij për këtë takim. Nirëpo, atij i janë dashur që t’i gjurmoj pikat e orientimit ku mund të nisë zbardhja e vrasjes së Enver Hadrit .
    Brenda partive tona ka pasur dhe ka përplot Karakusha, por ata as që zihen ndonjëherë në gojë . Kjo ndodhë me arsyen që përmes rrenave dhe gënjeshtrave të tyre dhe spekulimeve të pista të tyre të etiketohet shoku dhe miku i deridjeshëm. Ku ka ma antinjerëzore dhe më denigruese kur me fjalët e UDBASHVE , përlloqet bashkëveprimtari me të cilin kemi ndarë të mirën dhe të keqen . Kjo tendencë ka qëllimim Bajraktarizmin . Merita në kthimin e Figurës së Enver Hadrit , aty ku meriton kanë Dr. IBRAHIM RUGOVA, dhe Z, Xhafer Shatri.
    Rugova si gjithmonë i paluhatur dhe i pandikuar nga askush gjatë mandatit
    të tij Oresedencial pahezituar fare e shpalli hero të kombit Enver Hadrin.
    Kurse Z, Xhafer Shatri me punë dhe hulumtim të pareshtur bëri që vrasësit e Hadrit të dënohen me burgim të përjetshëm.
    T’i lëmë kapricot dhe inatet të ia shtrim dorën e pajtimit njëri – tjetrit .
    Vetëm kështu bëhemi shembull për të mirë për brezat e tashëm dhe ata që vinë pas nesh.
    Respekt për Z,Sahitaj ,Z, Shatri dhe të gjitha ata që patën nderin të jenë përkrah vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekës dhe Enver Hadrit !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu