ARKIVI:
30 Janar 2025

Marrëveshja Berisha – Janullatos e 22 janarit 2009, që edhe djalli do t’ia kishte zili

Shkrime relevante

Mungesë e vullnetit politik për reformën zgjedhore

Nail Draga, Ulqin Diskursi politik Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse është një nder prioritetet e...

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, mos u dorëzo!

Nga: Aurel Dasareti Shqipëria është në duart e krimit. Ai që krijon...

Nuk kanë faj gjakovarët që i urrejnë katunarët

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti prej Prizrenit Nga: Lirim Gashi (Satirë mikrobiologjike) ___ Ja një...

Djegësi i Kuranit Salwan Momika u qëllua për vdekje

Salwan Momika në Malmö në 2023. Foto: Johan Nilsson, TT-NTB. MALMÖ, SUEDI...

Shpërndaj

LIGJI 10 057 (4 shkurt 2009)
Për ata që nuk e dinë, ose që hiqen sikur harrojnë, marrëveshja antikombëtare dhe antikishtare midis shtetit shqiptar dhe kishës ortodokse (Berisha-Janullatos) u ratifikua, u bë ligj dhe u botua në Fletoren Zyrtare më 4 shkurt 2009, siç mund ta lexoni në lidhjen më poshtë.
Kjo marrëveshje e rrezikshme njohu dhe ligjëroi statutin e ri antikombëtar dhe antisinodik të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (2006), të cilin e kam komentuar atëherë kryefund (shih lidhjen më poshtë).
Me pak fjalë, kryepeshkopi Janullatos hoqi nga Statuti i KOASh-it (1950) nenet që fytyronin një kishë kombëtare, e cila qeverisej sipas traditës kanonike ortodokse:
U kufizua juridiksioni i KOASh-it vetëm brenda Shqipërisë, duke ia kaluar diasporën shqiptare kishës greke.
U shfuqizuan nenet për zëvendësimin e Kryepeshkopit në rast paaftësie.
U shfuqizua neni për kontrollimin dhe disiplinimin e Kryepeshkopit në rast shkeljeje.
U shfuqizua neni i procesit mbi zgjedhjen e kryepeshkopit.
Iu zhveshën kompetencat Sinodit duke ia kaluar të gjitha Kryepeshkopit, i cili u bë përfaqësuesi i vetëm ligjor i komunitetit ortodoks “para çdo autoriteti e pushteti” dhe si i vetmi që ka kompetencën e komunikimit dhe kungimit me kishat e tjera autoqefale.
Praktikisht, Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë u privatizua dhe u personalizua me statut, duke i dhënë kryepeshkopit gjithë lirinë dhe hapësirën për ta kthyer kishën tonë kombëtare në ambasadën de facto të Greqisë në Shqipëri.
Menjëherë pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje antishqiptare, u shtua egërsisht përdorimi i greqishtes edhe në Tiranë e në gjithë Shqipërinë, nisi hapja e shkollave greke nga KOASh-i në gjithë vendin, shumëfishimi i varrezave ushtarake greke në jug, e të tjera akte antivendore, ndërsa veprimtaria fetare e kishës sonë kaloi në plan të dytë, duke u zbehur çdo vit e më tepër.
* * *
“Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta:
Kulti i Anastasit dhe shkombëtarizimi i Kishës
Komentar i Statutit të ri të KOASh-it:
Shkrime nga Atë Foti Cici (2003-2006):

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Shumë e vërtetë ky ka qenë një veprim i pamatur dhe me pasoja . Dihet fare mirë që Kisha greke në vazhdimësi u dallua me projekte anti- shqiptare. Mesjeta si periudha më e errët e ka dëmtuar gjithë njerëzimin,por në veçanti racën tonë Dardano – Ilire.
    Ndarja e Perandorisë Romake në Perëndimore dhe Lindore, solli lindjen e fesë Ortodokse, greko- bizantine.
    Dardano -Ilirlt u konvertuan në ortodoks dhe helen me dhunë dhe masakra. Ata që nuk pranuan ikën nga trojet e tyre Arbane që nga Tuna në Egje,Jon dhe Adriatik. Një numër i madh i tyre i shpëtoi asgjësimit falë strehimit në malet e Veriut.
    Vetëm në Kavallë në stadiumin e qytetit Teodosi i Madh , i njohur edhe si Teodosi i Çmendur ,brenda një nate i dogji 50mijë katolikë dardan e mollas.
    Sipas Partikanës bizantine dhe sllave ortodoksi nuk mundej me qenë tjetër përveç grek ose serb. Përvfatbtë keq kjo logjikë fashisoide po vazhdon edhe sot.
    Që nga shekulli i XIV deri në fund të shekullit të XIX në Greqi më shuml ka pasur shqiptarë se sa grekë. Edhe sot shqiptarlt në Greqi e përbëjnë gati gjysmln e popullësisë së saj. Meqenëse shumica janë të besimit ortodoksë Greqia i quan grekë, dhe nuk ua jep të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe dhe nuk i njeh as si pakicë kombëtare . Fan Stelian Noli, një erudit i njohur duke parë rrezikun e gllabërimit të shqiptarëve nga boshti Athinë -Moskë e Beograd e shkëputi Kishën nga Greqia dhe ktheu në Kishë Autoqefale të shqiptarëve . Mbase gaboi por Noli thotë : po ua dhatë dorën priftrinjëve grekë dhe serbë numëroni gishtërinjtë.Ai ka pasur përvoja të hidhura dhe askush si ai nuk e ka njohur rrezikun greko -serbë ndaj shqiptarëve.

  2. E shpreha pak ditë më parë se të ndjerin tashmë Kryepeshkopin A. J. është ftuar më 1991 nga diktatori i fundit i diktaturës së tmerrshme që përjetoi populli shqiptar i Shqipërisë e jo ai i Kosovës R. Alia. Negociatat e marrëveshja është bo nga R. Alia më 1991 . Kjo përulje e nënshtrim nga ai që një jetë akuzonte Greqinë si shtet ^ armik ^ kishte vetëm një qëllim të keq që nënkuptonte se ne po lëmë pushtetin , se nuk na doni por do të shkatërrojmë cdo gjë që ndëeruam . Këtë ide të diktatorit po e vazhdon me besnikëri partia trashëgueshme e tij deri në këtë minutë .Dhe 6ë gjithë partitë e tjera, , 3 , 5 , 10 apo 100 sa janë janë vetëm një bisht zgjatjeje e PPSH . Nuk e dij në se përvec vëndeve të ish B. Sovjetik sot pas 3.5 dekada post komunizëm diskutohet për rrezikun e tipit komunist / enverist . Në vend që të ishim distancuar ne kohë prej kolerës komuniste . Nejse, të sqaroj autorin e artikullit se ardhjen e Kryeieshkopit grek ishte marrëveshja e Ramizit për hapjen e kufirit me shkëmbim ardhjen e klerikut të lartë . Si dinak pas një viti detyrohet të dorëhiqet nga politika pas humbjes në votimet e 1992 dhe i la ^ kopilin ^ në derë Berishës . Uroj të dëgjoni Doktorin për mënyrën se si erdhi kleriku në Shqipëri në bazë të dokumentave.
    Kjo është e vërteta e kur fshihet fillimi dhe vazhdimi nuk tingëllon e vërtetë . Berisha duhej të vendoste kushte me ardhjen e tij , për një qëndrim kohor , 5 vjecar sepse pas rrënimit dekadash , 2.5 , që ju bë kishave e xhamijave nga të pafetë komunistë vendi kishte nevojë për klerikë të ardhur nga bota . Por me hallet e mëdha e katrahurën e viteve 1990 asnjë udhëheqës me Berishë së pari nuk menduan kushtin e qëndrimit kohor dhe në se diktatori Alia u kishte dhënë leje të përhershme .

  3. Ky shkrim trajton një temë të ndjeshme dhe me rëndësi kombëtare, duke sjellë në vëmendje pasojat e Ligjit 10 057 dhe marrëveshjes midis shtetit shqiptar dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Autori argumenton se kjo marrëveshje ka minuar karakterin kombëtar dhe autoqefalinë e Kishës, duke e lidhur atë më shumë me interesat greke sesa me ato shqiptare.
    Pikat e paraqitura për ndryshimet statutore janë të qarta dhe tregojnë për një centralizim të fuqisë në duart e Kryepeshkopit Janullatos, duke reduktuar rolin e Sinodit dhe duke eliminuar mekanizmat e kontrollit të brendshëm. Kjo analizë e detajuar ndihmon për të kuptuar ndikimet politike dhe kulturore që kanë pasuar pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
    Megjithatë, për një analizë të plotë, do të ishte e rëndësishme të përfshihej edhe perspektiva e palëve të tjera dhe të shpjegohej konteksti më i gjerë i këtyre ndryshimeve. A kanë pasur këto reforma ndonjë bazë ligjore apo kanonike që mund të justifikohen nga ana e KOASh-it? Cilat ishin motivet e shtetit shqiptar për ta ratifikuar këtë marrëveshje?
    Gjithsesi, ky shkrim ngre një çështje që meriton debat dhe reflektim, veçanërisht në lidhje me sovranitetin fetar dhe kulturor të institucioneve shqiptare.

  4. Plotsisht dakort me komentin e znj. së nderuar N . Mehmet ajo. Sot e tutje të rishikohet kjo marrëveshje se pasardhësi do të jetë kuklla e përgatitur me kohë po nga i ndjeri Jonullatos . Ka një histori të ngjashme me pasardhësin nga Korca që po zëvendëson provizorisht por që së fundmi ky do të zgjidhet.sipas amanetit të të ndjerit se të dy nga Amerika kanë ardhur të përmbushin detyrimet ndaj Zotit . Për të ndjerin ka dëshmi se ishte antar i ^ Μηστικησ Ασφαλιασ ^ i Policisë sekrete të Greqisë dhe ky korcari cfarë ??

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu