ARKIVI:
31 Janar 2025

Rekuiem për Zahir Pajazitin, pushkën e parë të lirisë

Shkrime relevante

Rekuiem për Zahir Pajazitin, pushkën e parë të lirisë

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë  Guximi i Zahirit, Edmondit e Hakifit  Shoqëria jonë sot,...

Fundi i Lajçakut , fillimi i dialogut Kosovë – Serbi

Gani I. Mehmeti Është e ditur se Lajçaku ishte sabotuesi numër një...

Manipulimi i historisë dhe rreziku nga islamizmi: Tentativa për të minuar familjen Jashari dhe luftën e Kosovës

Në foto: Bekim Jashari dhe islamisti Halil Kastrati Shkruan: Rrezart Kalaja Grupet Radikale...

Kosova përkujton heronjët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në 28 vjetorin e rënies

PRISHTINË, 31 Janar 2025/ Në Kosovë përkujtohen tre heronjët e kombit,...

Partitë politike në Kosovë dhe Shqipëri nën sulmin e ironisë

nga: Arif Ejupi Demagogët me rrenat e tyre fantastiko-utopike edhe malin Everest...

Shpërndaj

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë 

Guximi i Zahirit, Edmondit e Hakifit 

Shoqëria jonë sot, me supozimin e epërsisë morale ndaj të shkuarës së afërt dhe të largët, dhe me ideologjinë e saj të ndjekjes së pamëshirshme për pushtet e para, nuk ka vend për njerëz të jashtzakonshëm, përveç njerëzë jashtzakonisht të pasur. 

Sot befasoshesh nga numri i dyqaneve që shesin veshje ushtarake në Kosovë e Shqipëri, po ashtu befasohesh edhe nga numri i njerëzve që shef të veshur me bluza ose pantallona ushtarake, e të duket sikur të gjithë këta, ose po bëhen gati për aksion, ose sapo janë kthyer nga aksioni, ndërkohë që thjesht janë duke shkuar ose në kafe, ose deri te marketi i lagjes. 

Sot kur flitet për guximin flitet si një rrezik, si diçka që duhet shmangur ose manaxhuar. Sot të gjithë kërkojmë që të jëmi të mbrojtur nga çdo ndjenjë e të qënit të pasigurt.  

Pamvarësisht se shqetësimi ka qënë dhe është gjithnjë pjesë e ritualit tonë të rritjes dhe herë herë guximi si rrezik e pjesës së ritualit tonë të pjekjes. 

Sot ne nuk flasim më për heronjtë, me moskokçarjen tonë për heroizmin e tyre e dekonstruktojmë atë dhe veprën e tyre, vetëm për tu kujtuar pastaj të flasim për ta në ditën e tyre të lindjes, ose në ditën e tyre të vdekjes. Dhe më shumë e bëjmë për të kënaqur vetveten sesa për të respektuar veprën e tyre.  

Një dëshmor i atdheut ka shkruar :  

Nëse vërtet dëshiron të respektosh heronjtë,  

ndiq rrugën e tyre. 

Sot më 31 janar u bënë plot 28 vjet nga rënia heroike e Zahir Pajazitit dhe dy bashkluftëtarëve të tijë, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu. 

Në këtë 28 vjetor të trishtë, zemra e përvuajtur dhe e djegur për të vërtetën i bën pyetje trurit: A ka mbetur gjë pa u thënë e shkruar për këta heronj të lirisë? 

Çdo vit e njëjtja pyetje, e çdo vit po e njëjta përgjigje:  

Po, ka mbetur gjithçka pa thënë, e gjithçka pa u shkruar për trimat e lirisë. 

Sot biografitë janë vetëm për viktimat, por askush nuk shkruan se si u vranë këta asganë të lirisë. 

Askush nuk e di vallë?! 

Apo askush nuk dëshiron t’i hyjë kësaj valleje, për 1001 arsye! 

Eh- si thoshin plakat dikur – Të vdekurit me të vdekurit, e të gjallët me të gjallët. 

Po Zoti në Kur’an në suren Ali Imran thotë – Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut (Zotit). 

Dhe të biesh për lirinë e popullit tënd është një nga rrugët që komandon Zoti. 

Të sakrifikosh jetën ashtu si e sakrifikuan Zahiri, Hakifi e Edmondi kërkon guxim, kurajo, ndjenjë detyre, patriotizëm, solidaritet, vlera që dikur për shkak të këtyre heronjve konsideroheshin si tradicionale, ndërsa sot që heronjtë nuk i kemi më, janë zëvendësuar me vlera terapeutike si – mirëqënia e vetvlerësimi. 

Duke i kujtuar heronjtë tanë një her në vit, dhe në një kohë që qeveria na e ka infantilizuar jetën dhe shërbimin publik, kjo e ka çuar shoqërinë tonë drejt dekurajimit, duke i bërë njerëzit dhe veçanërisht rininë që mos ta marrin seriozisht lirinë dhe të drejtat e tyre. 

Vetëm një herë në vit rinia jonë dhe jo e gjitha, njihet me vlerat themelore të guximit, detyrës e përgjegjësisë të Zahirit, Edmondit e Hakifit. Vetëm një ditë në vit ndihemi krenarë dhe të guximshëm që i kemi njohur dhe kemi qënë pjesë e luftës së tyre, e bashkluftëtarë në një ushtri me gërma të arta-UÇK. 

Gjithë pjesën tjetër të vitit, thjesht të gjithë ne dhe gjithë rinia jemi në një gjëndje të çarmatimit moral. 

Nëse do të vendosim të jetojmë si Zahiri, Edmondi e Hakifi, si qytetarë të lirë, ashtu si ata, të aftë për të ndikuar në të ardhmen tonë, duhet të rinjohim virtytin e tyre më të lartë- guximin. 

Aristoteli shkruan “Virtyti i guximit ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në aftësinë e njerëzve për të kapërcyar pengesat. Kjo i lejon ata që të shikojnë frikën në fytyrë dhe të zhvillojnë një qëndrim më të sigurt në vetvete dhe optimist ndaj të ardhmes”. 

Ndërsa filozofja Hana Arendt shkoi edhe më larg duke argumentuar se guximi i jep shoqërisë shpresë dhe mbështet aftësinë tonë për të jetuar të lirë. Dhe shkruajti “ Guximi i çliron njerëzit nga shqetësimi i tyre për jetën për lirinë e botës”. 

Ndërsa Çurcilli pat thënë “ Guximi është e para nga cilësitë njerëzore, sepse është cilësia që garanton të gjitha të tjerat”. 

Dhe guximi i Zahirit, Edmondit e Hakifit na garantoi neve lirinë. 

Çdo kish ngjarë me ne pa guximin e tyre vallë? 

Pa guximin e tyre, sot nuk do mund të gëzonim Kosovën e lirë. 

Pa guximin e tyre, sot do ishim thjesht viktima në një varr masiv diku në Serbi.  

31 Janar 2025 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu