ARKIVI:
1 Shkurt 2025

“Referendumi” nuk kalon!

Shkrime relevante

Zekë Lushaj – Një jetë kushtuar Atdheut, Arsimit dhe Artit

Shkruan: Adem Lushaj Zekë Lushaj është një nga ato figura që...

Cila ishte arritja ma e madhe e Qeverisë Kurti 2?

Agim Morina, Prizren Ësht e vështirë të vlerësohet me saktësi, nga kjo...

Gjeografia historike e Shqipërisë, libër tjetër i Engjell Gishtit

Engjell Gishti Te dashur miq! Doli nga shtypi libri im.i dyte GJEOGRAFIA HISTORIKE...

“Referendumi” nuk kalon!

Florim Zeqa U desht që ta presim fundin e mandatit politik të...

Shpërndaj

Florim Zeqa

U desht që ta presim fundin e mandatit politik të Albin Kurtit, për t’na treguar se edhe ai e do dhe njeh Pavarësinë e Kosovës, që i njeh simbolet e shtetit që e drejton! Ky është një evolvim pozitiv i kryeministrit të vendit tonë.

LVV-ja fituese po, por jo me 500 mijë vota

Të gjithë jemi dëshmitar që Albin Kurti si opozitar, jo vetëm që nuk i njohu simbolet e shtetit, me perbuzje e injoronte himnin e shtetit dhe tallej me flamurin “lara-lara” të Kosovës dhe jo vetëm kaq, iu vuri flakën institucioneve të shtetit në kundërshtim të dialogut të pabarabart me Serbinë!

Si do që të jetë, ky është një evolvim pozitiv i Albin Kurtit, për shkak se deri më tani kishte ndodhur një precedent i paparë dhe padëgjuar, që në krye të shtetit të qëndroj një person që nuk i njeh simbolet e shtetit që drejton!

Kryeministri aktual në javën e fundit të fushatës zgjedhore, duke e nuhatur mirë rënjen e besueshmërisë në elektorat dhe ngritjen njëkohësisht të partive opozitare, ka filluar t’i bëjë thirrje popullit për “Referendum” për kinse konfiskimin e pasurisë së paligjshme të “peshqve të mëdhenj”, të cilët nuk ishte në gjendje as t’i tremb e lërë më t’i arrestoj në mandatin e parë katërvjeçar!

Kurti e di mirë se pa ndodhur arrestimi nuk ka si të bëhet dënimi, kurse pa u dënuar për pasurim të paligjshëm nuk ka mundësi të ekzekutohet konfiskimi i pasurisë së pa ligjshme të askujt në Republikën e Kosovës dhe askund në botë!

Pra, e gjithë kjo është vetëm lojë më fjalë e Albin Kurtit dhe jo përpjekje serioze e cila mund ta bind dikë në Kosovë pa i realizuar ato që kishte premtuar në qeverisjen e parë katër vjeçare.

Ditë më parë e kam dhënë parashikimin tim për renditjen e partive politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe po e përserisë prapë, LVV-G-A do të jenë të parët, por jo fitues apsolut me “Referendum” siq po pretendon Albin Kurti dhe mbështetësit e tij.

LVV-ja fituese po, por jo me 500 mijë vota dhe as në qeverisje të vendit pa koalicion me njërën nga partitë opozitare.

Pra, Albin Kurti nuk mund ta shaloj Atin në qeverisjen e vendit vetëm me G+A, pasi i duhet një koalicion pak më i gjërë, në të kundërtën, nëse partitë opozitare e refuzojnë për bashkëpunim, atëherë pas skadimit të afatit ligjor, të drejtën për formimin e qeverisë e merrë partia e dytë me aleatët e saj.

Pa e zgjatur më shumë, kësaj radhe “Referendumi” i Albin Kurtit nuk kalon sikurse që nuk kalojnë as parashikimet e tij për vazhdimësinë e pushtetit pa vështirësi të mëdha. Prandaj, është mirë që Albin Kurti të qëndroj me këmb në tokë, e mos të zhytet në iluzione për përseritjen e vitit 2021, ngase ai vit nuk kthehet më për shqiptarët!

Me 1 Shkurt 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu