Është hera e fundit që po bëj një deklaratë në faqen time për partitë në Kosovë
Ju lutemi lexoni me mirëkuptim
Siç e dini dhe e njihni tashmë gjendjen time dhe luftën time dymbëdhjetëvjeçare për kombin shqiptar në Sanxhak.Në ato dymbëdhjetë vjet, askush nga partitë në pushtet në Kosovë nuk u kujtua të ofronte ndihmë për shqiptarët e Sanxhakut dhe mua si udhëheqës të po atyre shqiptarëve. Të gjithë kanë dëgjuar për mua, nëse nuk u ka thënë njeri, më kanë parë përmes portalit, më kanë parë me sy, por nuk kanë dashur të shohin me zemër patriotike!
Të gjithë e dinë mirë se sa kam përkrahur një parti nga Kosova për vite me radhë sepse kam menduar se si ish-ushtaret të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës krenare do të kenë zemër të ndihmojnë shqiptarët e Sanxhakut dhe të më japin dorën për të vazhduar punën tim për Atdheun. Asnjëherë askush! Askush nuk e ka kujtuar kurrë Amina Nurajn, askush nuk e ka përmendur kurrë Amina Nurajn, as të gjallë e as të vdekur.
Amina Nuraj në tubimin e VV të Mitrovicë, e ulur në rendin e parë.
E vetmja parti dhe i vetmi njeri që kujtoi se ekzistojnë Amina Nuraj dhe shqiptarët e Sanxhakut, i vetmi burrë në historinë e shqiptarëve të Sanxhakut pas Aqif Blytës dhe Shaban Poluzhës që na dha dorën e ndihmës është z. Albin Kurti dhe partia e tij!
Fondi për Shqiptarët e Sanxhakut për vitin 2025, dhjetë bursa për nxënësit e Sanxhakut, 50 çanta shkollore për më të rinjtë shqiptarë të Sanxhakut, të gjitha këto i dha Z.Albin Kurti si ndihmë për shqiptarët e Sanxhakut përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.
I vetmi politikan në Kosovë që më ftoi disa herë në takime vetëm për të ndihmuar shqiptarët e Sanxhakut, i vetmi politikan që e përmendi emrin tim me fjalë të mëdha në Prishtinë dhe Vushtrri! I vetmi që e ndërtoi emrin tim në një dritë të madhe dhe më ndihmoi personalisht të bëhem e madhe në sytë e kombit tonë.Ata para tij që ishin në krye të shtetit mund të kishin bërë të njëjtën gjë, por nuk deshën.
Dhe tani po ju them për herë të fundit:
Unë Amina Nuraj, pavarësisht nëse fiton apo humbet Z. Albin Kurti (por dashtë Zoti do të fitojë), unë do të jem gjithmonë mbështetja e tij ashtu siç ka qenë ai i yni gjatë gjithë kësaj kohe dhe kurrë më, askush nga ju, mos më ndërhyni, sepse kjo është e drejta ime dhe mirënjohja ime për një njeri si z.Albin Kurti.
Për mua personalisht, të gjitha partitë e tjera dhe të gjithë ju që mbështesni partitë e tjera, ju jeni akoma vëllezërit dhe motrat e mia, jeni gjaku im dhe do të mbeteni të tillë, por secili ka të drejtën e mendimit dhe mbështetjes së tij, kështu që ka s’ka nevojë për ju që po më sulmoni me komente, mesazhe e të ngjashme sepse nuk do ta ndryshoj kurrë mendimin tim dhe nuk do ta harroj kurrë të mirën që bëri z.Albin Kurti për mua dhe për shqiptarët e mi të Sanxhakut.
Shih Videon:
___
Me respekt,
Amina Nuraj
Kryesuse e zyrës së Këshilli Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri
Jeton në Novi Pazar
Në videon e mëposhtme shihet Amina Nuraj tek përqafohet me Kryeministrin Albin Kurti në tubimin elektoral të Mitrovicës:
Teksti është i sinqertë dhe shpreh një përkushtim të madh personal ndaj çështjes kombëtare. Autorja shpreh me pasion dhe vendosmëri përvojën dhe qëndrimin e saj ndaj politikës kosovare në raport me shqiptarët e Sanxhakut. Për të bërë tekstin më të besueshëm, mund të përfshihen më shumë të dhëna specifike mbi luftën e saj 12-vjeçare dhe sfidat me të cilat është përballur.
Ndjesia sfiduese ndaj kritikëve,mund të zbutet për të shmangur polarizimin dhe për të ruajtur një ton më gjithëpërfshirës. Për shembull, në vend të frazave si “mos më ndërhyni” ose “s’ka nevojë për ju që po më sulmoni”, mund të përdoret një ton më pajtues si “respektoj mendimin tuaj, por kjo është zgjedhja ime.”