ARKIVI:
9 Prill 2025

    Regjistrimi Audio i Zarif-it, konfirmon faktin që terrorizmi dhe diplomacia e regjimit iranian veprojnë krah për krah

    Shkrime relevante

    SHBA po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Evropa

    Ushtarët amerikanë në rrugë për në Gjermani nga një bazë në...

    Ibrahim Kelmendi, i rebeluari i përjetshëm

    Intervista është marrë nga libri i Agron Gashit, Lufta për Kosovën, në PDF. ...

    Brīvā Zeme (1939) / “Çfarë thotë Geraldina?” — Intervista me Mbretëreshën e Shqipërisë në Letoni

    Ish-mbreti i Shqipërisë Ahmed Zogu dhe ish-Mbretëresha Geraldinë largohen nga hoteli...

    Shpërndaj

    Audio e një interviste me Mohammad Javad Zarif,  ministrin e jashtëm të regjimit iranian, është publikuar në mediat shtetërore nga fillimi i kësaj jave. Ky regjistrim i ka shtuar grindjet e brendshme të regjimit.

    Në këtë intervistë, Mohmmad Javad Zarif konfirmon se politika e jashtme e mullahëve ka për qëllim vetëm të justifikojë terrorizmin e regjimit. Zarif përpiqet të fajësojë Qassem Soleimani-n, krye-mjeshtrin e terrorit të regjimit, i cili u vra nga një sulm amerikan me dron në janar 2020.

    Soleimani ishte komandant i Forcave Quds të Gardës Revolucionare (IRGC). Soleimani më përpara e eklipsonte Javad Zarif-in në çështjet e politikës së jashtme, si në rastin kur Zarif u përjashtua nga bisedimet me diktatorin sirian të mbështetur nga Irani, Bashar al-Assad.

    Intervista me Zarif konfirmon se eksporti i terrorizmit nga regjimi ka qenë burimi kryesor i vendimeve të teokracisë në pushtet për sa i përket politikës së jashtme. Zarif përpiqet t’ia vërë fajin Soleimani-t, duke thënë se fokusi ushtarak e ka penguar diplomacinë e regjimit. Por shumë nga deklaratat e mëparshme të tij japin një përshtypje tjetër, duke përfshirë një fjalim të 2019-ës gjatë një vizite në zyrat qendrore të IRGC-së, fjalim ku ai pati deklaruar se ai dhe Soleimani zhvillonin diskutime strategjike javë për javë dhe nuk kishin mospërputhje mendimesh. https://www.iranprobe.com/al/

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu