ARKIVI:
4 Shkurt 2025

Rreth shkrimit të Zotni Rrezart Kalaja per efektin perçarës të Lëvizjes per rikëthim në kristianizem

Shkrime relevante

Kalendar – Kosova drejt lirisë, para 26 viteve Konferenca ndërkombëtare e Rambujesë

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë -Para 26 viteve, në Kështjellën e Rambujesë, afër...

Shembet muri i një ndërtese në Qendrën Historike, institucionet nuk ndërmorën masa emergjente mbrojtëse

Muri i ndërtesës me fasadë karakteristike në rrugën “Marin Barleti” në...

Richard Grenell, ironikisht i ka bë një “shërbim” të pa pritur Albin Kurtit!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Mendoj që Grenell (ashtu kontrovers...

Rreth shkrimit të Zotni Rrezart Kalaja per efektin perçarës të Lëvizjes per rikëthim në kristianizem

Nga: Paul Tedeschini, Milano E lexova me vemendje këtë shkrim analitik të...

Shpërndaj

Nga: Paul Tedeschini, Milano

E lexova me vemendje këtë shkrim analitik të Zotni Rrezart Kalaja.

Un personalisht këtë problem e shof në nji kand tjeter dhe e ndaj në dy pikëpamje.

Nga pikpamja fetare:

Në fakt PERÇARJA FETARE në trojet shqiptare ka fillu qyshë mbas pushtimit turk-osman, i cili me mjetet dhe format e veta bani këthimin e të krishterve shqiptar në musliman, apo siç quhej atëher turq-elahamdulilah. Kjo asht trashigimia e damshme perçarse e pushtuesit turk-osman, që i la popullit europian shqiptar turku. Hec e rregulloje tesh.   

Nga pikpamja kulturale:

Besimi apo Feja në fakt asht nji pjesë perbase e kultures së nji populli. Ndryshe asht besimi fetar në Kinë si pjesë perbase e kultures së kinezve, ndryshe asht në Indi, ndryshe asht në Japoni, ndryshe asht në Lindjen e Mesme dhe disa vendeve aziatike, ndryshe asht ne Boten Prendimore e kështu me rradhë.

Muslimanizmi i perket kultures se popullit aziatik arab, i cili bartë me vedi kulturen e këtij populli. Muslimanizmi nuk ka pothuejse asgja të përbashkët me kulturen europiane kristjane, së ciles i perkitte  popullit europian shqiptar para pushtimit turk-osman. Simbas mendimit tim kjo diference e madhe kulturale perban PERÇAMJEN KULTURALE TȄ POPULLIT SHQIPTAR TȄ SOTEM.

Fakti, qe mbi nji milion shqiptar nder tre miljon shqiptar te Shqipnise (musliman dhe kristjan) , nuk kan emigru në vendet muslimane arabe simbas perkatësisë fetare, por kan emigru shumica dermuese në vendet prendimore kristjane, pra ky fakt tregon PRIRJEN E POPULLIT SHQIPTAR per heqjen dorë nga kultura arabe e trashigueme nga pushtuesi turk-osman. Ky asht nji PLEBISHIT I LIRE i SHQIPTARVE per rrugen, që kan gjedhë të ndjekin shqiptart per te miren e vet. 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Tungjatjeta zotni Paul Tedeschini!

    Shkrimin e juej me titull: “Rreth shkrimit te Zotni Rrezart Kalaja – për efektin përçarës të lëvizjës për rikëthim në kristianizëm” të publikuem këtu në portalin Drini – të cilin portal e moderon i nderuemi Gjergj Kabashi, e lexova me kujdes, më bani përshtypje dhe shiqova a mos ka dhanë koment Rrezart Kalaja, mbasi ju thirreni – reagoni në shkrimin e tij dhe në emnin e tij?! Por ai nuk ka dhanë koment deri me tash, ndaj vendosa që unë të jap koment në shkrimin e juej dhe po theksojë këtë:

    Populli shqiptar me tri besime: Islam, ortodoks dhe katolik, ka qënë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e popullit shqiptar. Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në trojet shqiptare përgjatë historisë e deri më sot është shembull dhe dhurata më e mirë. Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkosisht me vetëdijen se ideja kombëtare qëndron dhe duhet të qëndrojë mbi çdo ide tjetër, është dhurata më e çmuar që na si komb e kemi.
    *

    Respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

  2. P.S:
    Shkrimi juej asht publikue ne DRINI-us, të cilin portal e udhëheqë i nderuemi Gjergj Kabashi, e jo siç e kam shkrue unë në komentin e parë “se shkrimi juej asht publikue në Fjala e lirë”, ndaj kërkoj falje për këtë gabim.

    me respekt,
    Ismett M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu