ARKIVI:
6 Shkurt 2025

Njëri e shan Kurtin si komunist, e kryetar nderi në parti e ka komunistin jugosllav, tjetri si stalinist, e partinë ia formuan enveristët-stalinistët!

Shkrime relevante

Zgjedhjet të jenë në favor të stabilitetit e sovranitetit të Kosovës

Nail Draga, Ulqin Zgjedhjet parlamentare në Kosovë Në zgjedhjet parlamentare të...

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Louis Bono

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Washington...

Hoxhollarët: Shërbëtorë të pushtuesve, tradhtarë të kombit!

Nga: Luan Dibrani O, ju hoxhollarë të shitur, o shërbëtorë të djallit, Në...

Shpërndaj

Kritikoni çfarë nuk jeni vetë!
Ec e kuptoje këtë njeri: shan Kurtin si komunist, ndërkohë që ka si kryetar nderi në partinë që adhuron një ish-komunist jugosllav.
Tjetri shan Kurtin si enverist dhe stalinist, ndërkohë që themeluesit dhe liderët e partisë së tij ishin pikërisht enveristë dhe stalinistë.
Një tjetër urren të majtën, por partitë demokratike të majta ishin ato që mundësuan bombardimin e Jugosllavisë.
E keqja duhet luftuar, pikë së pari në shtëpi, pastaj jashtë!
Ec e kuptoje atë njeri: çfarë pret dhe pse sulmon të keqen e tjetrit, por e duron dhe e shenjteron të veten!
Ec e bjeri në fije ti!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Para më shumë se 2.500 (dymijë e pesëqind) vjetësh, filozofi i njohur Sokrati ka thënë aksiomen: “NJIH VETVETËN”.
    Lufta më vështirë për njeriun është lufta me vetvetën, por nëse fiton – ajo është FITORJA MË E ËMBËL!
    Ndjenja e urrejtës nuk i bën askujt më shumë dëm sesa vetes suaj.

    Me nderime,
    Ismet M. Hasani, Suedi

  2. Nuk po di a me fillue me shoku Lis Bukuroca apo efendi Naser Aliu. More burr i dheut ti dhe shumë si ti jeni për me ju studjue ekspert të fushës së shendetit mendor, Psikolog dhe Psikiatër. Ti kur je paraqitë me shkrimet e para në mesin e viteve 1990-ta në Revistën ZEMRASHQIPTARE.NET shkruajshe bukur me emnin Naser Aliu dhe copa e ke pas bërë gjoksin tue e rrah si Rugovist e LDK-ist i devotshëm. Isha pjesë e Redaksisë në Revistë dhe i mbaj mend shkrimet e tua. Dikur fillove me shkrue si Lis Bukuroca dhe shpesh duke mbrojtë LDK-në edhe je përplasë me të majtën enveriste. E di se njifar Ramiz Dermaku të ka pas ardhë edhe te dera e banesës. Të kam mbrojtë atëherë dhe e kam pas kritikue Ramizin ( tash i ndjerë ). Pasi disi u qetsue Ramizi ti u përplase edhe me mua më vonë. Ike dhe the se ma nuk shkruan në ZSH të Gëzim Markut. Tash më gëzon fakti që qenke riaktivizue dhe po shkruen te DRINI i bashkvendasit dhe mikut tim z. Bajram Kabashi. Mirpo o Lis Naser Aliu Bukuroca pse o burr po shfryen kaq shumë mllef kundër Partisë për të cilën je perplas me njerëz para disa viteve?! Ti e gjuan sh….. bukur lartë dhe i thue veti intelektual, publicist dhe analist. Okej , ashtu je vetem kur ti don me shkrue marë , por pse o burr po shkruen kaq mbrapsht dhe po mirresh me dicka që ka vite që ma nuk është në sqenën politike të Kosovës?!!! Pse po shkarravitë kundër Akademikut Isa Mustafa për të cilin edhe anmiqët e ti ma të perbetuar dhe kundërshtarët e ti politik njëzëri po e pranojnë se pas Shejtit Ibrahim Rugova, Isa Mustafa ishte Diplomati dhe Kryeqeveritari më i mirë dhe më i zoti i Kosovës.Të gjithë rivalët dhe kundërshtarët e Isa Mustafës e pranojnë publikisht dhe thojnë se Isa ishte Kryetari më i mirë i Kryeqytetit, se ishte Kryeministri me i suksesëshëm, që pergjatë Qeverisjës së ti nuk e pat asnjë aferë antiqeveritare as korruptive e hajnish apo edhe krimi?!!! Lis Naser Aliu prej Bukuroce qysh po e përfole Isa Mustafën pse ai paska qenë antar i LKK kur ti ke aq vjet moshë dhe je dëshmitar se në atë kohë mbi 90% e shqiptarve në Kosovë që kan punue diku në institucione shtetnore , komunale apo krahinore kan pas pothuej të domosdoshme me qen antar i LKK-së. Unë isha i varfër ekstremisht, dhe për tu punësue si Rojtar i Postës në Istog patjetër duhej të isha antar i LKK dhe për ta gëzue vendin e punës jam detyrue me shkue te Sekretari i OTH të LKK-së në fshat te tash i ndjeri Binak Kadaj ( babai i Donika Kadaj – Bujupit ) dhe e kam lutë të më regjistrojë si antar dhe të ma leshoj një Librezë të antarsisë. Dhe kur ti i dinë këto ngjarje të asaj kohe me cfar arsyeje shkruen dhe perfolë Isa Mustafën i cili ka qenë ekspert i Ekonomisë dhe edhe si i tillë ka gjetë punë në të ashtuquajturin Këshillin Ekzekutiv të Komunës së Prishtinës kur Kryeshef i KE aty ishte Jusuf Zejnullahu. Pse o Naser zeza po e perzinë Isa Mustafën me Rrahmon Morinën? Njerzve si ti nëper katunde ju thojnë shpifsa, ju thojnë rezil e merteqyp. Unë ty spo di se cfar të të them! Por po të them turp të qoftë që mirresh me njeriun i cili tashma qe 6 vjet nuk është pjesë e politikës së Kosovës. Dhe edhe dicka, po ti them edhe dy gjëra: 1. Nese je patriot si trumpeton shkruej dicka per rrezikun që ja sjelli Kosovës Kryeministri aktual i cili asht per shumcka ma i keq dhe ma i damshem se sa ishte dikur Rrahmon Morina. Dhe ti dhe shumkush që tash shiteni si antikomunista me ju pas pranue organizata e LK-së nëper bashksitë lokale ku keni jetue të gjithë do ishit ba me libreza të LKK. Por ju aty skeni pas as bythë me hy e as kokë me qendrue. Kosovën e sollën deri te SHTETI që e gëzojmë sot pikrisht ish antarët e LKK-së të cilët si antar kishin guxim Atdhetar, kishin guxim qytetar dhe intelektual dhe e kerkonin të drejtën per Popullin Shqiptar nga mbrenda institucioneve të ati shteti që na kishte okupue. Juve të tillve ju thueni TITISTA, po ta them publikisht se pesë milion herë ma të poshtër dhe ma antishqiptar ishit dhe jeni ( sepse ka ende mjaft të tillë ) ju ENVERISTAT. Ju po harroni se PKSH e kan formue Milladini dhe Dushani dhe ata e sollën Enver Hoxhë katilin në krye të Shqipërisë dhe e shkatrruen per 70 vjet vendin dhe e masakruen popullin. Ik pusho diku o efendi Naser Aliu se ti jo që nuk je Lis , por ti sje as PIPTH i një kaqe.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu