ARKIVI:
6 Shkurt 2025

Takimi i rugovasve në Hotel “Flori” në Zahaq dhe Thirrja për Votën 118 VV, hapi i rëndësishëm për Rugovën dhe Kosovën

Shkrime relevante

Grenell paska humbur mbështetjen e komunitetit LGBT në Amerikë!

Dijana Toska, Shkup Grenell gjatë fushatës zgjedhore në SHBA pretendonte se Tramp...

Amaneti i Abat Preng Doçit në vitin 1889 për gazetarin Gjergj – Bajram Kabashin sot…?!

Dr. Nusha Zhuba , studjuese, Romë Preng Doçi "i la amanet" Bajram...

Çfarë pune ka një ish-komandant me terminal doganor?

Agim Morina, Prizren Kryeministri Kurti në Pejë 02: «Një ish-komandant. Ish-komandant. Sepse ka...

Shpërndaj

Shkruajnë dhe informojnë  Luan Asllan Dibrani dhe  Sak Muaji

Në një periudhë vendimtare për të ardhmen e Kosovës, Komuniteti Rugovas ka ngritur një kërkesë të fuqishme për zhvillimin dhe autonominë e krahinës së tij. Takimi i nesërm, i cili do të mbahet në Hotel “Flori” me kryeministrin  Albin Kurtinë  në Zahaq të Pejës, në orën 16:00, është një mundësi e artë për rugovasit, pejanët dhe dukagjinët të bashkohen dhe të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre.

Në këtë takim, kërkesat për një të ardhme më të ndritur dhe të pavarur të Rugovës do të jenë në qendër të diskutimeve. Disa nga çështjet kryesore që kërkojnë vëmendjen e autoriteteve janë:

  1. Largimi i Parkut Zoologjik nga Tokat e Rugovës – Kjo është një çështje që preku drejtpërdrejt pasuritë natyrore të krahinës dhe pengoi zhvillimin e qëndrueshëm të Rugovës.
  2. Kthimi i Rugovës në Komunë të Pavarur – Rugova ka nevojë për vetëadministrim për të siguruar zhvillimin e saj dhe për të forcuar infrastrukturën lokale, duke kontribuar në stabilitetin dhe rritjen ekonomike.
  3. Lirimi i Vendasve nga Tatimi në Pronë – Ky hap është thelbësor për të mbështetur qytetarët dhe bizneset lokale, duke mundësuar rritjen e standardeve të jetesës.
  4. Bashkimi i Komunitetit dhe Kundërshtimi i Klaneve Politike – Komuniteti Rugovas kërkon një të ardhme të drejtë, pa ndarje dhe shpërdorim të pasurive nga grupe të caktuara. Kjo është një mundësi për të riparuar dhe forcuar unitetin e popullit rugovas dhe të gjithë Kosovës.

Në këtë moment kritik, kur vendi është në prag të një referendumi dhe të një vendimi të rëndësishëm politik, votoni për Vetëvendosjen me numrin 118. Kjo është mundësia për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për Rugovën dhe për të kontribuar në forcimin e shtetit të Kosovës. Vetëvendosja ka dhënë angazhimin për një Kosovë të fuqishme, të sovran, dhe të drejtë.

Votoni për Komunën e Re të Rugovës, votoni për një shtet të fortë dhe të sovran!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu