ARKIVI:
8 Shkurt 2025

Kush do të besonte se pas Frrokut të Tiranës, do të vinin shërbëtorë të Serbisë e do të instalohen në mes të Prishtinës…!

Shkrime relevante

Kush do të besonte se pas Frrokut të Tiranës, do të vinin shërbëtorë të Serbisë e do të instalohen në mes të Prishtinës…!

Agim Morina, Prizren (Përhapeni sa më shumë! Luftojeni propagandën e Serbisë!) PROPAGANDA E...

Netanyahu propozon shtetin palestinez në Arabinë Saudite

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka propozuar që Arabia Saudite të ndajë...

Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, mbështet rizgjedhjen e Kryeministrit Albin Kurti më 9 shkurt 2025

Të dashur miq dhe përkrahës, Si ish-deputet republikan i Dhomës së Përfaqësuesve...

Kosova, Drita e Lirisë: 9 Shkurti, Vetëvendosja dhe shpërthimi i shpresës

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Poezi O opozita, që po mbuloni diellin me krahët...

Shpërndaj

(Përhapeni sa më shumë! Luftojeni propagandën e Serbisë!)
PROPAGANDA E HAPUR E SERBISË NË MES TË TIRANËS VAZHDON
Një herë proserb, gjithmonë proserb!
Një herë zagar, gjithmonë zagar!
Një herë faqezi, gjithmonë faqezi!
Kjo formulë vazhdon të vlejë për disa shqipfolës të palodhshëm në shërbim të Serbisë. Dhe një nga më shembullorët e tyre, natyrisht, mbetet Frrok ÇUPI. Se kjo është e vërtetë tregon historia e demaskimit tim të këtij shpirtshituri që nga viti i largët, 1993, pra 32 vjet më parë.
U plak Frroku duke i shërbyer Serbisë.
U plaka unë duke e demaskuar këtë antishqiptar të fëlliqur.
Frroku s’po ndalet. S’do të ndalem as unë.
Viti 1993: Frroku kërkonte që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë.
Viti 1996: Frroku e quante UÇK-ë organizatë terroriste.
Viti 2025: Frroku e quan Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës, malazez!
Dhe kur e mendon, ky njeri, ky Frrok Çupi, pas trazirave të vitit 1997, u emërua drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Një proserb në krye të agjencisë informative shtetërore të Shqipërisë!
Reagimi im i parë kundër këtij langoi proserb ka qenë vitin e largët, 20 dhjetor 1993, me një shkrim satirik rreth një poprozimi idiotik të Frrok Çupit, që kërkonte nga shqiptarët e Kosovës të dalin në zgjedhjet serbe. (Do ta postoj më vonë të plotë.]
Herën e dytë e kam sulmuar drejtpëdrejt, sa isha edhe vetë në Tiranë), me një artikull të gjatë në dy vazhdime të botuar në gazetën «Rilindja», (që dilte në Tiranë) më 21-22 gusht 1996, kundër tre shërbëtorëve të Serbisë: Ben Blushit (kryeredaktor), Vladimir Prelës (gazetar) dhe Frrok Çupit (gazetar). Po e ribotoj pjesën e artikullit tim që merrej me Frrok Çupin për të kuptuar se ky zagar është hyzmeqar i vjetër i Serbisë.
Frrok Çupi në atë kohë sulmet që UÇK-ja bënte kundër forcave serbe në Kosovë i quante “terrorizëm”, dhe akuzonte haptazi për këtë “shtetasit e origjinës shqiptare në Kosovë”, një cilësim që Serbisë i duhej si një argument i jashtëzakonshëm për të shfarosur shqiptarët e Kosovës.
«Ashtu si Partia Socialiste e Serbisë, ashtu si kryepolici serb Jokanovic, edhe Frrok Çupi, faqeza i akuzon “shtetasit e origjinës shqiptare në Kosovë” për terrorizëm» – shkruaja unë në atë kohë.
Dhe vetë fakti se ka ardhë puna që edhe ky Frrok Çupi të lehë prapë, tregon se Serbia ka mobilizuar gjithë zogorinë e hienave propagandistike kudo ku i ka, për të pamundësuar fitoren tashmë të pritur të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe të kryeministrit Albin Kurti. Serbia po dridhet dhe mijtë e saj janë çmendur nga fitorja e madhe që pritet nesër.
Kush do të besonte se pas Frrokut në mes të Tiranës, do të vinin të tjerë shërbëtorë të Serbisë e do të instalohen në mes të Prishtinës, tash si TV Pec-Srbija!
Por, o Frrok Çupi, dhe gjithë ju frrokët e frrokuar proserbë, Kosova gjithmonë ka ditur dhe do të dijë edhe nesër t’ju japë përgjigjen e merituar! Keni marrë fund o fundërrina propagandistike!
Poshtë propaganda e Serbisë klerofashiste, bashkë me shërbëtorët e saj propagadistikë kudo ku janë!
Pjesa e artikullit tim, botuar në “RILINDJA” (Tiranë) më 21-22 gusht 1996, që merret me Frrok Çupin:
«PRAPË FRROKU
“Këshilltari” i dikurshëm i “kosovarëve”, Frrok Çupi, (në artikullin e tij “Pse hesht Tirana pas bombave në Kosovë”, të datës 10 gusht 1996, fq.4), pasi nja 10 ditë ka qarë e ka bërë gjëmë për shkak të kthimit të ambasadorit grek në atdheun e tij, me sy të fryrë nga lotët e shumtë, i inatosur se edhe në këtë kthim të ambasadorit duhet të kenë gisht “malësori i Gjakovës Berisha dhe kosovarët” dy faktet obsesive që po ia kamxhikosin vetëdijen, ka vendosur të bëjë një shkrolë për “shqiptarë etnikë jashtë kufijve shtetërorë” (thuase ata kanë dalë të shëtisin dhe dikush ua ka ndaluar kthimin, kështu kanë mbetur “jashtë kufijve”), ku ditëve të fundit paskan “ndodhur dy “shpërthime”” e me këtë ta nxjerrë helmin që i është grumbulluar nga shkuarja e ambasadorit të urtë e të mirë grek, të cilit ai kurrë s`i bëri dot një pyetje të thjeshtë se pse shqiptarët që shkojnë në Greqi trajtohen si kafshë, pse shqiptarët e Çamërisë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, pse ata që janë atje nuk u jepet e drejta që të deklarohen shqiptarë, pse s`hapen shkolla shqipe, etj., etj. Por edhe këtij, ashtu si edhe pararendësve të tij, pak i ha palla për “shqiptarët jashtë kufijve” sa i dhemb “vjedhja e votave” dhe shkaku se pse s`flet “Berisha” dhe pse shkoi “ambasadori” me të cilin Frroku paskësh “pirë një kafe”. Por nëse “Berisha” flet, ai i mbron “kosovarët” të cilët “e sollën në pushtet” dhe “ia krijuan qeverinë”. Nëse nuk flet edhe më keq, “Berisha” vetë i ka vendosur bombat ose së paku “ka gisht në të”.
Frrok Çupi, në artikullin e tij kërkon që të “ndëshkohet çdo akt terrorist”, e harron se terrorizmi shtetëror serb e bëri kasaphane tërë ish-Jugosllavinë. E megjithëse ai thotë se aktin e kanë bërë “shtetas të origjinës shqiptare në Kosovë” (Çfarë të kuptojë njeriu më këtë? Kush janë këta?), dhe se qenkëshin ngatërruar “tuajët” (d.m.th. “tuajt”), nuk jep kurrfarë fakti me të cilën e dëshmon këtë pohim të tij.
Por pa argumentuar fare pohimet e tij, sepse ai s`argumenton kurrë asgjë, ai vendos të bëjë “analizë”, (si kryeredaktori i tij B.B., sepse ata, para se të dinë diçka, “analizojnë”), pasi “këshilltarët e shumtë të Berishës nuk po bëjnë të paktën një shpjegim për opinionin”. Frroku i shkretë së pari nuk e di se ç`do të thotë fjala “opinion” ndërsa kërkon që dikush t`i japë shpjegim “opinionit”. Pasi nuk e di, zoti Frrok ju që dini të jepni këshilla shumë “më të rëndësishme”, mbaje në mend se “opinion” do të thotë “pandehje, hamendje” dhe asgjë tjetër. Prandaj fjalia “të bëjë të paktën një shpjegim për OPINIONIN” i përkthyer del “të bëjë një shpjegim për PANDEHJEN”. E nëse keni dashur të thoni për “opinionin publik” kjo është një gjë krejt tjetër. E ju si gazetar e këshillaxhi profesionist këtë duhet ta thoni shkoqur, sepse askush s`e di çfarë keni ju në mendjen tuaj të ndritur. Natyrisht togfjalësha të tilla të papërfunduara shkruhen vetëm në hartimet e shkollës fillore. Sepse nuk është njësoj si të thuash “pandehje” si të thuash “pandehje publike” ashtu siç nuk është njësoj të thuash Frrok dhe Frrok Çupi. Sepse Frroka ka shumë, ndërsa Frrok Çupi që vajton pas ambasadorëve dhe jep këshilla, është vetëm një.
Ashtu si Partia Socialiste e Serbisë, ashtu si kryepolici serb Jokanovic, edhe Frrok Çupi, faqeza i akuzon “shtetasit e origjinës shqiptare në Kosovë” për terrorizëm, megjithëse inspektori serb i policisë serbe e thotë pikërisht të kundërtën!
Dhe në fund mësimi (i intrigës): takimi i Milosevic-it dhe i Tudman-it në Athinë, pasoi me reagimin e botës islamike, e cila është “kundër lidhjeve të vjetra kristiane në Ballkan”. Më mirë do të tingëllonte dhe më me vërtetësi po të thuhej “kundër kasaphaneve të vjetra kristiane në Ballkan”. Por ky s`është thelbi. Thelbi është: “Me këtë vizion prej Tiranës u la spacie qetësie ndaj bombave në Kosovë, trevë kjo e përfolur për njëfarë fondamentalizmi islamik. Në qoftë se e vërteta totale e dërgon qeverisjen shqiptare drejt heshtjes ndaj terrorizmit për shkaqe religjioze, atëherë kjo përbën një fatkeqësi të rrallë për fatet e Shqipërisë.”
Doli në shesh edhe letra tjetër nën mëngë e importuar nga Beogradi: fundamentalizmi islamik, të cilën Frroku i paudhëzuar në punë të gjuhës shqipe e shkruan “fondamentalizëm”. Natyrisht, sa herë që u duhet frrokëve dhe “fqinjëve dashamirë” shqiptarët e R. së Kosovës e më gjerë herë u bëhen “enveristë”, “marksistë-leninistë”, “kosovarë”, “terroristë” apo tash së fundit “fundamentalistë”. Në krejt këtë punë me rëndësi është që gospodarëve të Beogradit dhe kirëve të Athinës t`u qeshet buza ndërsa Frrokëve t`u punojë imagjinata.
Të gjitha këto, për të qenë më tragji-komike janë vënë në qarkullim qëmoti nga fabrikat propagandistike Beograd-Podgoricë-Shkup-Athinë, dhe një shqiptar “i jashtë kufirit” kur ndeshet me këto habitet, së pari, si ndodh që këto të shkruhen nga shqiptarët. Pastaj habitet pasi këto janë rrena të vjetruara e dikur e kupton se ato vërtet janë vjetëruar për lexuesin serb apo grek, malazez apo bullgar por lexuesi shqiptar i “brenda kufijve” ende s`e ka mbushur kokën me këso marrëzish. Le t`i japim në rendin e tyre listën e tezave, vetëm nga fillimi i këtij muaji, me të cilat manipulohet:
– Nuk ekziston Republika e Kosovës;
– Kosova më së shumti do ta ketë “autonominë e gjerë”;
– Ekziston “lideri i shqiptarëve” e jo kryetari;
– “Kosovarët” janë terroristë;
– “Kosovarët” janë fundamentalistë;
– “Zgjedhja më praktike” është “ndarja e Kosovës”;
– Shqiptarët Republikës së Kosovës duhet të quhen sa më dendur “kosovarë” dhe sa më pak shqiptarë;
– “Kosovarët” janë fajtorë që erdhi në pushtet “regjimi i Berishës”;
– Kosova në përbërjen e saj etnike është “lëkurë leopardi”;
– Dialogun e ofrojnë serbët, e mohojnë “kosovarët”;
– Serbia ka 10 milion banorë (në këtë 10 milionësh janë llogaritur edhe dy milionë shqiptarët), “Koha jonë”, 16 gusht 1996, fq. 12; etj. etj.
Të gjitha këto teza kanë bredhur dhe bredhin edhe sot por në sasi e me vrull më të pakët nëpër shtypin e Beogradit, të Athinës, të Podgoricës e të Shkupit, por te “Koha jonë” tek po lulëzojnë!
[…]
Agim MORINA
(botuar në “RILINDJA” (Tiranë) më 21-22 gusht 1996)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu