ARKIVI:
10 Shkurt 2025

Halil Geci: Mos bini viktima të propagandave, djali i Donald Trump, qysh dezinformohet, nuk ka bërë thirrje që të mos votohet Albin Kurti!

Shkrime relevante

Bedri, kur po të shoh “po më mbushen sytë me lot!”

Afrim Caka, Gjakovë Nuk mund te behesh kryeminister me 20% te votuesve...

Presidentja Vjosa Osmani udhëton për në Paris me ftesë të Presidentit Macron

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në...

Deklaratë e Organizatës Shqiptaria mbi zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025

Organizata Shqiptaria përshëndet dhe vlerëson lartë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mbajtura...

Për Frrok Çupin, e shkrueme me 1993

Agim Morina, Prizren E shkrueme me 1993. Tallesha me marrëzitë e Frrok Çupit,...

Shpërndaj

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Mos bini pre e propagandave – e ardhmja e Kosovës është në duart tuaja!
Kosova eshtë Amerikë, Serbia është Rusi.
Askush nuk mund ta ndryshojë. Pikë
Ju bëjmë thirrje të mos bini pre e propagandave të rrezikshme që po përhapen nga disa individë në rrjetet sociale, në disa media dhe nga analistë e opozitarë. Po përhapet një dezinformatë e qëllimshme, sikur djali i Donald Trump-it ka bërë thirrje për të mos votuar Albin Kurtin. Kjo është një manipulim i ulët për të ndikuar në vullnetin tuaj politik.
Respekt për Richard Grenell dhe Donald Trump! Po, është e vërtetë që ky është djali i Trump-it, por le ta themi qartë: në histori, asnjë qeveri amerikane nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet e një shteti tjetër. Këto janë propagandat e zuzarëve dhe hileqarëve opozitarë, të cilët janë në panik, sepse sonte, në mesnatë, fiks në ora 00:00, do t’u fiket drita atyre që e kanë tradhtuar dhe shitur atdheun!
Votoni pa hezitim, sepse vota juaj sot vulos rrugën që do të ndjekë Kosova nesër. Nëse doni që kufiri të jetë te Ura e Ibrit dhe të pranoni “Zajednicën” me kompetenca ekzekutive, atëherë votoni PDK-në dhe LDK-në. Por nëse doni që kufiri të jetë në Merdarë dhe Kosova të mbrojë sovranitetin e saj, atëherë vota juaj i takon Listës Guxo, Vjosa Osmanit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit!
Vendimi është në duart tuaja – mos lejoni askënd t’ju mashtrojë!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Po edhe nëse është e vërtetë nuk duhet të ndikohemi nga thirrje të njerëzve që nuk përfaqësojnë institucionet.
    Ky zotriu ka qenë me fat që është djali i Donald Trump . Kaq ! Ky nuk përfaqëson askënd . Prandaj është qesharake të nxjerret në shtyp një deklaratë e tillë . Çdo ndërhyrje nga jashtë në shprehjen e vullnetit të lirë të shqiptarëve të Kosovës,është minim i Demokracisë . Kjo e dëmton edhe vetë SHBA,që cilësohet Kampione e Demokracisë dhe luftëtare e ruajtjes së paqes në botë.
    Lider shembull që mbrojti popujt e shtypur dhe luftoi me shpirt për paqen e përgjithshme në Botë,ishte dhe mbetet Bill Klinton . Pa hezitimin më të vogël ai duhet të shpërblehet me çmimin Nobël për paqe.

  2. Arif Ejupi, shumë mirë e ka sqaruar sepse është një ndër gazetarët profesional që siç thuhet secili që lyp kritiken e merituar, Arifi pa hezitm ja jep mirë, drejtë siç e meriton dhe siç thuhet shpejtë si për flakë të pushkës.Me që prokurorët mrizojnë, gazetat lodrojnë me publikeme me gëneshta e mashtrime..Arif Ejupi e ka dhënë sqarimin në mënyrë të mrekullueshme në përktahjen e artikullit dhe porosive të Halil Gecit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu