Prof. Fadil Maloku, Prishtinë
1. Që në fillim duhet potencuar, xhurrultia dhe zhurma që po harxhohet pa nevojë rreth procesit të formimit të institucioneve të reja demokratike është jo vetë, e kot, por edhe absurde në kuptimin se Kosova, sipas shumë parametrave ndërkombëtar tashme ka të instaluar institucione që e garantojnë si ligjshmërinë ashtu edhe legalitetin dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor. Po ashtu, ka edhe një përvojë zgjedhore dhe një kulturë të avancuar për “peshën specifike” që e kane ato në procesin e demokratizimit të vendit. Pra, problemi më madhor i Kosovës, në muajt në vijim, nuk do të jetë formimi i qeverisë, e as mënyra se si do kompozohet kjo qeveri, madje as natyra teknike e “instalimit” të saj (se; kemi Kushtetutën dhe ligjet që parashikon edhe situatat e ngërçeve post zgjedhore) në krye të vendit, por, do jetë politika dhe vendimet që do i marr e njëjta, karshi sfidave dhe ndryshimit shumë ekstrem e shumë dinamik të situatës ndërkombëtare që është duke ndodhur aktualisht. Aulë kjo, ku Kosova duhet të dëshmoj praktikisht dhe pragmatikisht, se mund të konsiderohet si një partner serioz, i besueshëm e i denjë për ta tejkaluar “valën” e re të; ofertave, shantazheve, kërcënimeve (lexo; “shkopin” e ndëshkimit), por, edhe shanseve reale (lexo; “karotën” e shpërblimit) për të arritur maksimumin e interesave kombëtare (e kam fjalën këtu për maksimizimin gjithëkombëtar) në mbarë rajonin…
2. S’ këndejmi, mendoj se sikurse qeveria ashtu edhe opozita duhet ta kenë që tani në tavolinat e tyre një draft të përpunuar në formë të një “road map” të shkurtër se si duhet t’u qasen sfidave dhe dinamikave imponuese në rrafshin: rajonal, atë kontinental dhe sidomos atë global. Sfida dhe dinamika këto që s’do kenë fortë durimin e as kohën e mund të ndodh as mirëkuptimin shkaku i ndryshimeve te shpejta, për detyrimet tona “ofertuese”(lexo; përmbajtjen) me Serbinë, por, më shumë do ndalet tek faktet e krijuara dhe Marrëveshjet e arritura…2013,2015 dhe 2024, të cilat për shumë kënd janë në disfavor të interesit tonë shtetëror e kombëtar! Pra, rikthimi i partneritetit normal nuk duhet nënkuptuar si servilizëm të tepruar, e as si gatishmëri për të pranuar çfarëdo koncesioni në dëm të këtyre interesave të lartcekura, por, si një mjeshtri, si një intuitë dhe fuqi racionale argumentuese për të animuar e sidomos bindur aleatët, se; avokimi i interesave tona shtetërore ishte, është dhe mund të ushtrohet vetëm në përputhje me interesat e tyre (sidomos ato amerikane në rajon).
3. Natyrisht, se ky fleksibilitet për të cilin po insistoj pa asnjë dyshim nuk mund të arrihet dhe te marr si formën ashtu edhe përmbajten e duhur, pa hasur në një mirëkuptim e vetëdijesim të artikuluar përbrenda vete subjekteve tona politike. Të cilat për mendimin tim ende nuk po e hetojnë rrezikun që mund të na e sjell fragmentarizmi smirëzi dhe insistimi absurd që me çdo kusht duhet të bëhen hisedar i kulaçit vendimmarrës për proceset dhe zhvillimet në horizont! Ngase, klanet e ndryshme poltrone e servile, përbrenda vetë subjekteve tona politike, ende shumë më shumë po dëshirojnë t’i ruajnë privilegjet dhe benefitet e tyre materiale që ua mundësoj pushtet mbajtja, se sa synimet, ambiciet e natyrës së interesave tona afatgjata shtetërore e kombëtare.
S’ këndejmi, mendoj se qeveria e ardhshme duhet patjetër të bëjë lëvizje të shpejta e të qarta duke angazhuar fillimisht ekipe të tëra (lexo; njerëz të aftë, dhe me vizion të qartë, e jo servil e poltrona të padijshëm) meritokratesh profesional për kontakte, fillimisht me Tiranën, Berlinin, Parisin, Londrën, por edhe Uashingtonin. Krahas kësaj qeveria në ardhje e ka po ashtu edhe një detyrim moralo politik, ku sa me shpejt që të jetë e mundur duhet të lirohet nga paragjykimet dhe stereotipitë “klasore” dhe nga stigmat e egalitarizmit social që në atmosferën aktuale globale më shumë mund të bëjnë dëm se sa dobi për projektin e interesave tona afatgjata shtetërore.
Ndryshe, vendnumërimi dhe marrja e tepërt me smiren dhe inatet tona mediokre fo ishte fatal për shtetin. Sepse vendin, do e lëne pa aleatë e investime, pa zhvillim, pa perspektivë e pa vizion të qartë për gjeneratat e reja…
Kohëra këto ku më askujt nuk do i qoj peshë, as pushteti e as privilegjet…