ARKIVI:
21 Shkurt 2025

Jam me një behane të madhe: s’mund të pajtohem me lakmiçarin që lëviz gurët e kufirit!

Shkrime relevante

Marrëveshja Selia e Shenjtë – Mal i Zi më 1886 në kurriz të Shqiptarëve

Anna Hida, studjuese, Romë (Nusha Zhuba) Në dukje kjo marrëveshje me Selinë e...

Është koha të jemi të bashkuar, si asnjëherë më parë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Formimi i qeverisë së ardhshme,...

“Luciferi” i Dante Aligiarit…, nga Tirana !

Afrim Caka, Gjakovë Rrofte Shqiperia e tradhetuar ne lekur dhe e ndotur...

Shpërndaj

Doktor, Ibrahim Rexhaj!
Unë s’urrej askënd, se s’di të hidherohem e s’di ç’është mënia. Më tradhton në çast buzëqeshja, edhe pse që kur vdiq ime bijë, rrallë e përmall buzagazem!
Unë jam plak pa rrudha në ballë, o rugovasi im doktor! Fytyra ime kurrë nuk ngryset, përkundër zemrës që vritet qindra herë brenda ditës nga gojët e shfrenuara. Unë inatin e hidhërimin e mbys me këngë dashurie në sharki e me këngë trimash në penin e lahutës!
Nëse buzët nuk më lëvizin e fytyra s’më bëhet nur ndonjëherë, dijeni se sytë e mi shkëlqejnë e shpirti digjet për një buzëqeshje që s’mund t’ua jap atyre që i vret e vërteta. Sepse s’jam i zoti të përbij të keqen që i bëhet atdheut nga dora e shqiptarit.
Juve mbase ju dukem idhnak dhe s’të pëlqeu letra ime e dikurshme, për njeriun që e firmosi Gjykatën Speciale, Asociacionin dhe faljen e Çakorrit. Dyshove se mos kushëriri qenka bërë përçarës e idhnak, mbase të duka edhe shtihak. Por kurrë, dhe asnjëherë, mosmirënjohës ndaj heroit, trimit, dëshmorit, luftëtarit, gjakut të derdhur për atdhe!
Këtë ta kam dëshmuar edhe ty në Qafën e Rexhajve, në vitin 2011, dhe me ca libra për dëshmorët e Nokshiqit e kaçakët e Rugovës!
Jo, kurrë s’isha luftënxitës mes gjakut vëllaznor!
Të vetmen behane e pata dhe vazhdoj ta kem: mos-pajtimin me hajnin, vrasësin, tradhtarin, dhunuesin, spiunin, stërshitësin e tokave të atdheut, e aq më pak me faljen e Çakorrit, ku luftuan Zekë Berdynaj, Lan Selimi, Rizë Zymeri, Ker Sadria dhe të gjithë krenët e Rugovës, që janë shumë për t’u numëruar!
Jo, doktor, unë kurrë s’e urrej njeriun që lufton për popullin e atdheun (aq më pak Hashim Thaçin), por jam me një behane të madhe: s’mund të pajtohem me lakmiçarin që lëviz gurët e kufirit!
Shpresoj se më kuptove, doktor, pse i thashë njërit:
“I lumtur jam që s’ta piva kafen!”
20.02.2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu