ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Shkrime relevante

Koalicioni LVV-LDK, zgjidhje e favorshme përr Kosovën

Idriz Zeqiraj, Gjermani ___ Thonë se skena politike në Kosovë është e kontaminuar....

Personalitetit i mësuesit në Shkollat Shqipe të MP , faktor parësor në funksionimin dhe progresin e tyre

Shkolla Shqipe në Gjenevë Nga: Nexhmije Mehmetaj Mësuesi ka qenë dhe mbetet faktor...

Fatmir Limaj thyen akullin: Një hap i guximshëm që sfidon opozitën dhe i hap rrugë bashkëpunimit për Kosovën 

  Nga: Luan Dibrani   Në një periudhë të tensionuar dhe të pasigurt...

Gëzim Marku, Zemra Shqiptare: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Komunizmi në Shqipëri

E shtune, 22.02.2025, 01:00 PM INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK...

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Shpërndaj

Halil Geci, Skenderaj
___
TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË
___
Kur të tradhëtojnë është sikur të presin krahët. Mund t’i falesh, por nuk i përqafon dot më.
Kjo po ngjan në jetën e përditshme, në politikë, biznes dhe kurvëri.
Tradhtitë janë plagë që nuk shërohen, janë hije që s’meritojnë më dritë, janë helm që shkatërron besimin.
Pas tradhtisë, asgjë nuk është njësoj. Ata që e shesin besimin për asgjë quhen tradhtarë.
1000 herë me ju dha rasti, 1000 herë të tradhton.
Tradhtia është thika që nuk godet trupin, por shpirtin. Është helm që depërton në zemër dhe e shndërron besimin në hi. Tradhtari nuk është thjesht një njeri i lig, ai është mishërimi i pabesisë, i maskuar pas fytyrës së një miku, një të afërmi, apo dikujt që e ke dashur.
Njeriu mund të falë, por jo të harrojë. Pasi dikush të ka tradhtuar, ai nuk është më një person i zakonshëm në jetën tënde, por një hije që të përkujton dhimbjen sa herë që e sheh. Tradhtia është një krim kundër ndjenjave, një thyerje që nuk mund të ndreqet.
Tradhtarët janë frikacakë. Ata fshehin pabesinë pas buzëqeshjeve false dhe fjalëve të ëmbla. Ata e shesin besimin për interesa të vogla dhe pastaj shtiren sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por e vërteta është e pamëshirshme: një tradhtar gjithmonë do të mbetet tradhtar. Ai që të ka shitur një herë, do ta bëjë përsëri.
Nuk ka justifikim për tradhtinë. Nuk ka arsye që mund ta shfajësojë dikë që ka zgjedhur të të godasë pas shpine. Kush të tradhton, e ka bërë me vetëdije dhe e ka shkelur çdo parim nderi e besnikërie. Ata që tradhtojnë nuk meritojnë më vend në jetën tënde.
Njeriu i fortë nuk hakmerret, por largohet. Nuk e ndot shpirtin duke u përzier me pabesët, por i lë të fundosën në gënjeshtrat e tyre. Dhe më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer, por të ka bërë më të fortë.
Prandaj, mos u ndal të shikosh prapa. Mos harro: një tradhtar nuk ndryshon, ai thjesht pret rastin të godasë sërish. Mos i jep mundësinë. Ec përpara dhe lëri ata në vendin që meritojnë—në të shkuarën tënde.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu