ARKIVI:
25 Shkurt 2025

Vështrim për librin e Qerim Litës rreth dëshmive të terrorit komunist kundër shqiptarëve

Shkrime relevante

Për librin e Besnik Hotit, “Doktori që i dha jetë lirisë Dr. Fahredin Hoti”

Hysen Ibrahimni Suedi, Malmö, 23.02.2025 Në shpirtin e popullit, në sytë e ushtarit...

Marrëveshje politike për të mirën e vendit!

Florim Zeqa Me të përfunduar procesi numërimit të votave nga komisionerët, përkatësisht...

Vështrim për librin e Qerim Litës rreth dëshmive të terrorit komunist kundër shqiptarëve

Nail Draga, Ulqin Qerim Lita, TERRORI KOMUNIST(1981-1991), Konica, Shkup, 2023 Trajtimi i raportëve...

Lideri i Hamasit shpreh keqardhjen për sulmin e 7 tetorit

Palestinezët ulen pranë një zjarri përpara ndërtesave të shkatërruara në Jabalia...

Për gazetarinë e munguar kritike dhe për antikombëtarët e FYROM-it, atje ku pothuajse gjysma e shqiptarëve deklarohen “turq” e gjysma tjetër “mysliman”!

Nga: Aurel Desarioti ___ Është fakt që vetë shqiptarët indiferentë dhe mediat amatore-armiqësore-antikombëtare...

Shpërndaj

Nail Draga, Ulqin

Qerim Lita, TERRORI KOMUNIST(1981-1991), Konica, Shkup, 2023

Trajtimi i raportëve shoqërore në vendet e ish kampit socialist është bërë objekt hulumtimi nga studiues të profileve të ndryshme profesionale, ku në këtë aspekt  përjashtim  nuk bën as ish shteti jugosllav, ku shqiptarët ishin me “status të veçantë” sepse vazhdimisht janë trajtuar si element antishtetëror, duke u cilësuar me epitete të ndryshme. Për ne  rëndësi të veçantë ka periudha 1981-1991, sepse në praktikë  ishin disa  platforma  shtetërore antishqiptare me pasoja të mëdha për shqiptarët  në atë kohë e deri në ditët tona

Vetëm pas dështimit të ideologjisë komuniste e rendit shoqëror socialist në hapësirën etnogjeografike shqiptare autorë të ndryshëm opinionit i janë paraqitur me artikuj, studime e botime të veçanta ku si objekt i hulumtimit kanë pozitën dhe statusin e shqiptarëve në ish shtetin jugosllav, duke dëshmuar sfidat e mbijetesës së shqiptarëve.

Nëse analizohen të dhënat nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e më pas deri me shkatërrimin e shtetit jugosllav(1991), del qartë se kemi pasur periudha të ndryshme të cilat dëshmojnë në mënyrë transparente një konstatim të tillë. Në lidhje me këtë çështje trajtim të veçantë meriton dekada e fundit (1981-1991) e shtetit jugosllav  sepse politika shtetërore ishte  me orientim antishqiptarë, që u dëshmu me eliminimin e autonomisë së Kosovës në vitin 1989. Pothuaj në mënyrë identike kanë vepruar edhe pushteti në Maqedoni e Mal të Zi, sepse shqiptarët trajtoheshin si element antishtetëror, andaj nuk janë zgjedhur mjete për të luftuar identitetin e tyre kombëtar.

Në lidhje me këtë çështje kohë më parë opinionit i është paraqitur  Qerim Lita me librin  “TERRORI KOMUNIST(1981-1991)”, botuar nga Konica, Shkup, 2023, duke ofruar të dhëna të dokumentuara arkivore, të cilat dëshmojnë raportet shoqërore diskriminuese e hegjemoniste kundër shqiptarëve.

Përmbledhje e punimeve studimore

Në parathënie autori njofton se libri “Terrori komunsit(1981-1991)” është përmbledhje e punimeve studimore kushtuar problemit të Kosovës në përgjithësi, e ati shqiptar nën pushtimin jugosllav në veçanti, në harkun kohor 1981-1991. Kemi të bëjmë me periudhën kohore e cila ka të bëjë me vitin 1981  kur në mars-prill të këtij viti në Kosovë shpërthyen  demonstratat studentore, me kërkesën “Kosova Republikë”, të cilat janë marrë si shkas nga ana e udhëheqjes së atëhershme jugosllave, që të vendosen masat e jashtëzakonshme.

Nga një situatë e tillë me 2-3 prill 1981 në Kosovë u stacionuan  njësi të shumta speciale policore, nga të gjitha republikat  e atëhershme dhe KSA e Vojvodinës, si dhe njësitë e armatës jugosllave, të cilat zbatuan terror  të paparë kundër demonstruesve shqiptarë, shumica dërmuese  e të cilëve ishin studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.

Burgosje dhe vrasje te shqiptarëve

Burimet e proveniencës policore e gjyqësore jugosllave, bëjnë me dije se brenda harkut kohor, mars 1981-dhjetor 1982, nga ana e organëve gjyqësore të Kosovës, ishin dënuar me burg gjthsej 2200 shqiptarë, prej tyre 1600 për vepër kundërvajtje, ndërsa 600 të tjerë për vepër penale. Ndërsa në vitet vijuese kanë vazhduar burgosjet e denimet e mijëra shqiptarëve, vetëm se kanë kërkuar barazi ekonomike e politike me republikat tjera ku moto kryesore ishte kërkesa “Kosova Republikë”!

Por, dhuna dhe terrori komunist jugosllavë  nga viti 1981 u shtri edhe në radhët e armatës jugosllave, ku sipas të dhënave brenda harkut kohor 1981-1993, janë vra në mënyrë mizore gjithsej 154 ushtarë shqiptarë, prej tyre 65 deri në vitin 1990 dhe 59 nga viti 1991-1993, kur përfundimisht u shpërbe federata jugosllave.

Fushata antishqiptare edhe jashtë Kosovës

Lufta e ashpër kundër shqiptarëve nga pushteti jugosllav në Kosovë në vitin 1981, u përhap edhe në viset shqiptare në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Një veprim i tillë nuk ishte rastesi, sepse në këto mjedise testohej opinioni se si duhej vepruar tutje në Kosovë me masa represive nga ana e pushtetit. Dhe një veprim i tillë  bëhëj në emër të “vëllazërim-bashkimit”, “ bashkëjetesës në Kosovë” si dhe luftimit të “nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar”, organet e sigurimit, qofshin ato  federative, republikane e krahinore, ndërmoren një sërë masash represive kundër shqiptarëve.

Politikë raciste kundër shqiptarëve

Në kuadër të kësaj lufte, në Maqedoni, u arrestuan dhe u përjashtuan nga puna shumë mësimdhënës, studentë dhe intelektualë shqiptarë. Përveç kësaj në këtë republikë, u ndërmoren edhe një sërë masash tjera represive qe më të drejtë ishin  raciste si: ndryshimi i toponimeve të vendbanimeve; ndalimi me ligj i emrave burimor shqiptar, rrenimi i mureve të oborreve dhe i lagjëve të tëra shqiptare, dërgimi i vajzave shqiptare në stërvitje ushtarake, ndryshimi i planprogrameve mësimore të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe; diferencimi ideopolitik i mësimdhënësve shqiptarë; tërheqja nga përdorimi i disa teksteve mësimore shkollore; heqja e gjuhës shqipe në vulën e Shkollën Fillore”Liria” në Shkup; heqja nga përdorimi i numrit të madh të librave të autorëve shqiptarë, heqja e këngëve shqipe nga Radio Shkupi; mbyllja thuajse  e të gjitha shoqërive kulturore artistike dhe sportive shqiptare etj.

Fushata antishqiptare edhe në Mal të Zi

Në mënyrë identike është vepruar edhe në viset shqiptare në Mal të Zi, sepse edhe këtu u larguan nga procesi mësimor disa mësidhënës, ndërsa disa të tjerë  me masën parapërjashtim. U larguan nga përdorimi tekstet shkollore të botuara në Prishtinë për shkollën fillore dhe të mesme; u ndalua përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar. Po ashtu individë të ndryshëm janë marrë në biseda informative në polici; janë burgosur disa individë  në sajë të montimeve të procese politike, ku pushteti deklarohej se është duke luftuar gjoja “nacionalizmin shqiptar”, që  dëshmohet nga shtypi i kohës

Një veprim i tillë i pushtetit nuk ishte rastësi por pjesë e platformave të ndryshme partiake e  qeveritare, që u dëshmu me konceptin shovinist kundër shqiptarëve deri në vitin 1990 kur përfundoi në praktikë ideologjia komuniste, e me te edhe ish shteti jugosllav.

Përfundim

Libri është i mirëseardhur për të gjithë ata qe dëshirojnë te njoftohen me terrorin komunist kundër  shqiptarëve në ish Jugosllavi, në dekaden e fundit të egzistimit të ideologjisë komuniste e cila epoken e saj e përmbylli në mënyrë të turpshme me shkatërrimin e shtetit me emrin Jugosllavi.

Përveç atyre që e kanë përjetuar këtë periudhë kohore  lexuesi i thjeshtë e ka të vështirë  të kuptoj demagogjinë e pushtetit komunist të kohës të cilët në emër të ideologjisë  dhe të parullës së “vëllazërim-bashkimit” kinse në mbrojtje të shtetit jugosllav  në praktikë ishte platforma shtetërore duke iu mohuar shqiptarëve  në Maqedoni  të drejtat elementare kombëtare nga del se  në praktikë ishte politika raciste kundër shqiptarëve me pasoja në atë kohë e deri në ditët tona, ku të dhënat e ofruara në këtë botim e dëshmojnë në mënyrë transparente një konstatim të tillë.

(Shkurt  2025)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu