ARKIVI:
20 Prill 2025

    Promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” në Urfa, Turqi

    Shkrime relevante

    Vetëm zgjedhjet e reja, mund ta “shërojnë” hipokrizinë dhe servilizmin e partive politike!

    Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Zgjedhjet e reja, si zgjidhje...

    “Arrestimi i 281 hebrejve në Prishtinë ishte episodi më i turpshëm në historinë e luftës së Kosovës.” – Noel Malcolm, historian

    Pergatiti: Klajd Kapinova “Shqiptarët, janë krejtësisht të korruptuar, të papërdorshëm, të padisiplinuar...

    Mendime të Shpend Topallajt rreth librit “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët” të Prof. dr. Eshref Ymerit

    Foto: Sant Petersburg SHPENDI TOPOLLAJ NJË LIBËR ME TË VËRTETA TRONDITËSE I PROF....

    Ulqini është nën rrethim — Beteja për shpirtin e Ulqinit

    Të nderuar redaktorë, Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë. Po ju drejtohem...

    Bllokadë pas bllokade deri në marrëveshje politike!

    Florim Zeqa Pas hedhjes së hapit të parë të verifikimit të mandateve,...

    Shpërndaj

    Shkruan: Ramiz Tafilaj

    Në qytetin e Urfës, Turqi, u mbajt promovimi i librit “Krimet Serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”, të autorit Adem Lushaj, i cili tashmë është përkthyer në gjuhën turke, angleze dhe malazeze. Si botues i librit, pata mundësinë të njoftoj të pranishmit mbi krimet serbe të kryera në komunën e Deçanit dhe në komunat përreth.

    Në këtë ngjarje, ku morën pjesë figura të rëndësishme politike dhe intelektuale, disa kopje të librit iu dhuruan Abdülselam Yıldız, kryetarit të partisë më të madhe në Rajonin e Urfës, “Yeni Refah Partisi”, si dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie. Gjithashtu, një kopje e librit u dërgua në shkollën e muzikës EDDO MUZIK, e drejtuar nga Ali Aşan, një figurë me ndikim në komunitetin bektashi dhe drejtues i institucionit më të mirë muzikor në rajon.

    Diskutimi rreth librit nxiti interes të madh dhe u shoqërua me pyetje të shumta mbi luftën dhe krimet serbe të kryera në Kosovë. Pjesëmarrësit shprehën dëshirën që autori Adem Lushaj të ftohet në Urfa për të ndarë nga afër përvojën dhe njohuritë e tij mbi këtë temë.

    Dërgimi i librit në rrethe të ndryshme, përfshirë edhe institucione arsimore dhe kulturore si EDDO MUZIK, ndihmon në përhapjen e së vërtetës historike dhe në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar mbi vuajtjet e popullit të Kosovës.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu