ARKIVI:
27 Shkurt 2025

To be, or not to be? apo “Zajednica” dhe pasojat katastrofale të saj për zhbërjen e Kosovës, sipas analistit Afrim Musliu

Shkrime relevante

ISIS bën thirrje për sulme terroriste në festivalet evropiane

NTB / Document.no 27.02.2025 06:16 Në një faqe propagandistike në gjuhën gjermane,...

Turr e vrap drejt grazhdit politik!

Florim Zeqa Tani kur janë duke u numëruar ‘kokrrat’ e fundit të...

Republika e Kosovës nderon (Postmortem) me “Medaljen Presidenciale të Meritave” Simon Filipajn, përkthyesin e Biblës shqip

Nga Frank Shkreli Për Imzot Simon Filipaj – Medalja   Presidenciale e Meritave...

Shpërndaj

To be, or not to be?

Ditët e fundit, me një intenzitet të shtuar po flitet për formimin e Asociacionit të komunave serbe, mirëpo, me ndihmën e Edi Ramës po flitet edhe për ndarjen e Kosovës me anë të këmbimit të territoreve, me çrast do ipet veriu, e të merret Lugina.

Mu për këtë edhe do të shkruaj në këtë rast!

E tërë kjo është plan i Akademisë së Shkencave të Serbisë, e cila problemin e Kosovës e filloi me pretendimet se “Kosova është djep i serbëve”… për shkak të disa manastireve, për të cilat ata thuan se janë serbe.

Pas dështimit të dëbimit të shqiptarëve nga Kosova për në Shqipëri në pranverë të vitit 1999, pra simbas planit të Çubrilloviqit, si dhe pas çlirimit të Kosovës me ndihmën e amerikanëve dhe NATO-s, Akademia serbe bëri planin tjetër, në bazë të së cilit, Serbia sistematikisht do e kontrollon tërë territorin e Kosovës me anë të pronave të saj – kishat dhe manastiret “serbe”!

Si t’a arritin këtë? Shumë lehtë!

Përmes dorës së zgjatur të tyre, SHIK-un dhe të a.q. AKSH-në, e cila u ndihmua nga OVL-të e UÇK-së, më 17 dhe 18 mars 2004, gjatë protestave të egra e të panevojshme u kallën dhe u dëmtuan të gjitha kishat dhe manastiret “serbe” si dhe u sulmuan shumë banorë serb si dhe pronat e tyre në mbarë Kosovën.

E tërë kjo rezultoi që të gjitha objektet fetare ortodokse të vëhen nën mbrojtjen e KFOR-it, e më vonë edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s, pra si prona të Serbisë. Si shkak i atyre ngjarjeve doli edhe kushti për Kosovën që kishat dhe manastiret të mbrohen me eksterritorialitet, ndërsa serbët me një asociacion.

Do i përmendi disa me rëndësi më të madhe:
– Patriarkana e Pejës;
– Manastiri i Deçanit;
– Manastiri në mes të Lipjanit;
– Manastiri “Bogorodica” në kodrat më strategjike rreth Prizrenit;
– Manastiri i Graçanicës.

Duhet të potencohet se të gjitha këto objekte të lartëpërmendura, si dhe veriu i Kosovës, të cilat në total përbëjnë 33 përqind të territorit të Kosovës, njihen si prona serbe ku Serbia, përmes përfaqësive të ndryshme fetare apo diplomatike, apo statusit të “Vatikanit”, do të gëzon të drejtën që edhe ushtarikisht të vendoset aty. Poqëse e shiqojmë hartën e Kosovës dhe i lokalizojmë enklavat serbe, e shohim se Kosova është e rrethuar nga të katër anët nga serbët në vendet më strategjike ushtarake dhe ekonomike. Të mos harrojmë që poashtu të rikujtojmë, se këto enklava serbe me jetësimin e AKS-së do ti kenë nën kontrollë resurset kryesore të Kosovës të minierave të arit dhe argjendit, si dhe ato të ujit që furnizon me ujë të pishëm shtatë komuna të Kosovës, apo mbi një milionë qytetarë të Kosovës. Poashtu, edhe resurset e mëdha të ujit në ata 250 hektarë të Patriarkanës së Pejës. Kurse, pasi që Manastirit të Graçanicës iu bashkangjitën edhe disa komuna me shumicë serbe, si: Novobërda, Ranilluku, Parteshi dhe Kllokoti, ta bllokojnë dhe ta vëjnë nën varësi edhe Luginën e PMB-së, e cila disa herë është përmendur në këmbim territoresh me veri. Madje edhe nga Akademik Qosja, Demaçi, por tani edhe nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Pra, edhe poqëse bëhet ndonjë këmbim territoresh, prap Lugina do të mbetet nën kontrollë totale të serbëve, gjersa veriun do e humbim përgjithmonë Për atë shkak Serbia me çdo kusht kundërshton pranimin e Kosovës në UNESCO.

Prandaj, me çdo kusht, me çdo mjet dhe në çdo mënyrë duhet të pengohet jetësimi i AKS-së, si dhe assesi të mos pranohet ndarja e Kosovës apo këmbimi i territoreve! Përndryshe, shqiptarët do të mbesin të rrethuar nga të katër anët nga serbët e që do të pengonin funkcionimin normal të shtetit të Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu