Memorandumi i Budapestit përfshin tri marrëveshje, të cilat u nënshkruan më 5 dhjetor 1994 në Budapest te Hungarisë , në kuadër të konferencës së atëhershme të KSZE-së.
Në këto marrëveshje, Federata Ruse, Anglia , dhe SHBA-te u dhanë garanci sigurie për shtetet e sapkrijuara ; Kazakistanit, Bjellorusisë dhe Ukrainës në lidhje me anëtarësimin e tyre në ,,Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore”, dhe si shpërblim për heqjen e të gjitha armëve bërthamore nga territori i tyre. Në marrëveshje, veçanërisht, qartësohen dhe konfirmohen angazhimet ekzistuese qe keto shtete nuk do te sulmohen , veqanerisht Ukraina, e cila kishte potencialin ma te madhe berthamorë.
Ish Presidenti amerikan Bill Clinton, ish presidenti rus Boris Jelcin dhe ish presidenti ukrainas Leonid Kravçuk , pas nënshkrimit të Deklaratës Trilateral më 14 janar 1994, si përgatitje për Memorandumin në fund të vitit 1994.
Cili ishte Karakteri juridiko – ndërkombëtar i Memorandumit ?
Sipas rekomandimit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së,
marrëveshjet, nëse janë më shumë deklarata politike të vullnetit, zakonisht duhet të dallohen nga traktatet ndërkombëtare të detyrueshme përmes disa elementeve formale, stilistike dhe gjuhësore.
Për deklaratat politike të vullnetit, rekomandohet të shmanget përdorimi i termit “palët” në tekst, si dhe “traktat” në titull.
Për sa i përket veprimeve, duhet të shmangen shprehje si “shall”, “agree”, “undertake” dhe “will” (kjo e fundit për shkak të mundësisë së keqkuptimit).
Në vend të tyre, preferohen termat “should”, “intend to” ose “expect to”. Gjithashtu, duhet shmangur shprehja “në fuqi” dhe referimi ndaj “barazisë ligjore” të të gjitha versioneve gjuhësore.
Në fund të marrëveshjes, duhet të përfshihet një klauzolë që qartëson natyrën e saj jo të detyrueshme. Duke u bazuar në shumicën e këtyre elementeve, përveç klauzolës sqaruese, Organizata e së Drejtës së Traktateve e karakterizoi Memorandumin, ndryshe nga interpretimi i New York Times, si juridikisht të pa detyrueshëm.
Në mënyrë të ngjashme, Ron Synovitz nga Radio Free Europe, në një koment shpjegonte duke cituar juristin Barry Kellman, argumentoi se Memorandumi është i detyrueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, por kjo nuk do të thotë se ai ka mekanizma për zbatimin e tij. Megjithatë, ai bazohet në traktate të tjera, të cilat vetë garantojnë dispozitat e Memorandumit.
Nga ana tjetër, politologu rus Vladislav Belov thekson se Memorandumi nuk u ratifikua nga Duma e Shtetit. Prandaj, ai duhet të konsiderohet vetëm si një deklaratë vullneti e qeverisë së atëhershme ruse nën udhëheqjen e Boris Jelcinit dhe jo si juridikisht i detyrueshëm.
Andaj ky Momerandum edhe pse i kontestuar (ne aspektin juridik) duhet te mirret parasyshe , dhe te respektohet nga palët nenshkruese , sidomos SHBA-te dhe Anglia , qe decitivisht garantonin Ukrainen në shkembim te braktisjes nga armet e shumëta berthamore qe kishte, dhe t’ia dorzonte Moskës si trashigimtare e ish BRSS-se.
Ky Momerandum kishte karakterin e nje Traktati nderkombëtar,
sepse nënshkrues ishin dy superfuqite , dhe 3-4 shtete tjera qe kishin dale nga gërmadhat e BRSS-se. Gjatë mosmarrëveshjes Ruso-Ukrainase për gazin në viteet 2005/06, qeveria Ukrainase nën presidentin Viktor Jushçenko, shqyrtoi mundësinë e kërkimit të ndihmës nga nënshkruesit e Memorandumit të Budapestit. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara riafirmuan vlefshmërinë e Memorandumeve të Budapestit në një deklaratë të përbashkët në vitin 2009 me rastin e skadimit të traktatit fillestar START.
Në këtë kontekst, Shtetet e Bashkuara dhe Federata Ruse konfirmuan se garancitë e përcaktuara në memorandume do të mbeten në fuqi edhe pas 4 dhjetorit 2009. Në kuadër të aneksimit rus të Gadishullit të Krimesë në vitin 2014, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar iu referuan marrëveshjes dhe e interpretuan sjelljen ruse në Krime si mosrespektim të memorandumit dhe si një shkelje të qartë të integritetit territorial të Ukrainës.
Deklarata të ngjashme pate dhanë ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon dhe ish kancelarja Gjermane Angela Merkel.
Rusia pretendoi se “kërcënimet nga BE-ja dhe SHBA-ja gjatë trazirave në Kiev (Revulucioni i Portokalltë 2004) për vendosjen e sanksioneve kundër udhëheqjes ukrainase (nën presidentin Janukoviç)” si dhe “njohja e mëvonshme e grushtit të shtetit në Kiev” përbënin shkelje të detyrimeve nga Memorandumi i Budapestit.
Mosrespektimi i Memorandumit të Budapestit nga Rusia dhe, në veçanti, aneksimi i Krimesë në vitin 2014 mund të rrezikoj të ardhmen e mospërhapjes dhe çarmatimit bërthamor, sepse ngre dyshime mbi besueshmërinë e garancive të sigurisë të dhëna nga fuqitë e mëdha ndaj shteteve pa armë bërthamore. Dyshimet mbi besueshmërinë e këtyre garancive mund të krijojnë nxitje për të mbajtur armë bërthamore, për të krijuar programe të reja bërthamore ose për të përshpejtuar ato ekzistuese.
Duke qenë se në memorandum përsëritet Akti Final i Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, mosrespektimi i memorandumit nga Rusia ngre çështje themelore mbi të ardhmen e rendit ndërkombëtar.
Me sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, Rusia e shkel përsëri marrëveshjen. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili në vitet 1990 kishte ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë duke çuar në arritjen e memorandumit, deklaroi në mars 2023 se ndjehej “bashkëpërgjegjës” për shpërthimin e luftës, duke pasur parasysh se Rusia, me sulmin ndaj Ukrainës, e shkeli memorandumin e vitit 1994.
Ai tha: “Askush nuk beson se Rusia do ta kishte kryer këtë veprim, nëse Ukraina do të kishte ende armët e saj bërthamore . Ndihem bashkëpërgjegjës, sepse unë i binda ata t’i dorëzonin armët e tyre bërthamore” të Ukrainës).
Gjatë kohës sovjetike, një arsenal vdekjeprurës armësh nukleare ruhej në atë që tani quhet UKRAINE: duke përfshirë raketa ndërkontinentale dhe disa mijëra koka bërthamore për raketa strategjike dhe taktike.
Gjithashtu edhe ne takimin e dates 28.02.2025 ne shtepine Ovale Presidenti Ukrainas Zelenski kerkoi nga Presidenti Trump ,,GARANCIONIN” pikërisht nga ky Momerandum , ku SHBA-te ishin garantuese të sigurise së shtetit te Ukrainës.
Presidenti Trump e vendosi ne nje pozite jo të lakmueshme Zelenskin , duke i dhënë ultimatume rrethe kaputullimit të tij , por kjo nuk ndodhi (te pakten për momentin) nga qendrueshmëria e një Presidenti që edhe para një fuqie si SHBA-të nuk pranoi nënshtrimin, sepse tek e fundit Ukraina ka 10 vite (2014 -2025 qe është ne lufte me nje superfuqi tjeter që quhet Rusi.

Temsi Semi
Përgaditi I.s /T. Semi Lic.Jur. gazetar hulumtuesemsi
Shkrim i vërtetë, argumentumë dhe logjik. TË LUMTË.