ARKIVI:
6 Mars 2025

Ish-udhëheqësi polak, i cili fitoi çmimin Nobel për përpjekjet pro-demokracisë, e krahason takimin Trump-Zelensky me një marrje në pyetje komuniste

Shkrime relevante

Milorad Dodik nënshkroi sot një dekret me të cilin institucionet shtetërore të BiH , nuk njihen më në Republikën Srpska!

Shkruan: Nikola Sanduloviq, Beograd Të dashur qytetarë të Serbisë! Të dashur qytetarë të...

Kryeministri Kurti në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Prishtinë, 5 mars 2025  Në kuadër të programit të manifestimit shtetëror për...

Të mbrojmë vlerat dhe simbolet kombëtare, lëreni Kuranin që ta mbrojnë Arabët

Shkruan: Rrezart Kalaja Një ngjarje e fundit që ka tërhequr vëmendjen ka...

Nuk mirret Albin Kurti me Lirim Mehmetajn…!

Afrim Caka, Gjakovë AKFILIA, NONKAPTAS MUSKAK “ALBIN shqiponja nuk mirret me miza si...

Shpërndaj

Shkëlqesia juaj, zoti President,

Ne e pamë me frikë dhe neveri raportin e bisedës suaj me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ne e shohim fyese që ju prisni që Ukraina të tregojë respekt dhe mirënjohje për ndihmën materiale të ofruar nga Shtetet e Bashkuara në luftën e saj kundër Rusisë. Mirënjohja u detyrohet ushtarëve heroikë ukrainas që derdhën gjakun e tyre në mbrojtje të vlerave të botës së lirë. Ata kanë më shumë se 11 vjet që vdesin në vijën e frontit në emër të këtyre vlerave dhe pavarësisë së atdheut të tyre, i cili u sulmua nga Rusia e Putinit.

Nuk e kuptojmë sesi lideri i një vendi që simbolizon botën e lirë nuk mund ta njohë këtë.

Alarmi ynë u shtua edhe nga atmosfera në Zyrën Ovale gjatë kësaj bisede, e cila na kujtoi marrjen në pyetje të Sigurimit dhe debatet në gjykatat komuniste. Prokurorët dhe gjyqtarët, duke vepruar në emër të policisë së plotfuqishme politike komuniste, do të na shpjegonin se ata kishin të gjithë pushtetin, ndërsa ne asnjë. Ata kërkuan që ne të pushonim aktivitetet tona, duke argumentuar se mijëra njerëz të pafajshëm vuajtën për shkakun tonë. Na hoqën liritë dhe të drejtat civile, sepse ne refuzuam të bashkëpunonim me qeverinë ose të shprehnim mirënjohje për shtypjen tonë. Jemi të shokuar që presidenti Volodymyr Zelensky u trajtua në të njëjtën mënyrë.

Historia e shekullit të 20-të tregon se sa herë që Shtetet e Bashkuara u përpoqën të distancoheshin nga vlerat demokratike dhe aleatët e saj evropianë, ato në fund u bënë një kërcënim për veten. Presidenti Woodrow Wilson e kuptoi këtë kur vendosi në 1917 se Shtetet e Bashkuara duhet t’i bashkohen Luftës së Parë Botërore. Presidenti Franklin Delano Roosevelt e kuptoi këtë kur, pas sulmit në Pearl Harbor në dhjetor 1941, ai vendosi që lufta për të mbrojtur Amerikën duhet të bëhet jo vetëm në Paqësor, por edhe në Evropë, në aleancë me kombet e sulmuara nga T.

Kujtojmë se pa Presidentin Ronald Reagan dhe angazhimin financiar të Amerikës, rënia e perandorisë sovjetike nuk do të ishte e mundur. Presidenti Reagan pranoi se miliona njerëz të skllavëruar vuajtën në Rusinë Sovjetike dhe vendet që ajo kishte nënshtruar, duke përfshirë mijëra të burgosur politikë që paguanin për mbrojtjen e vlerave demokratike me lirinë e tyre. Madhështia e tij qëndronte, ndër të tjera, në vendimin e tij të palëkundur për ta quajtur BRSS një “Perandorinë e së Keqes” dhe për ta luftuar atë me vendosmëri. Ne fituam, dhe sot, statuja e Presidentit Ronald Reagan qëndron në Varshavë, përballë Ambasadës së SHBA.

Zoti President, ndihma materiale – ushtarake dhe financiare – nuk mund të barazohet kurrë me gjakun e derdhur në emër të pavarësisë së Ukrainës dhe lirisë së Evropës dhe të gjithë botës së lirë. Jeta e njeriut është e paçmuar; vlera e tij nuk mund të matet me para. Mirënjohja u takon atyre që sakrifikojnë gjakun dhe lirinë e tyre. Kjo është e vetëkuptueshme për ne, njerëzit e Solidaritetit, ish të burgosur politikë të regjimit komunist nën Rusinë Sovjetike.

Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të mbështesin garancitë e dhëna së bashku me Britaninë e Madhe në Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, i cili vendosi një detyrim të drejtpërdrejtë për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës në këmbim të heqjes dorë nga armët bërthamore. Këto garanci janë të pakushtëzuara – nuk përmendet trajtimi i një ndihme të tillë si një transaksion ekonomik.

E nënshkruar,

Lech Wałęsa, ish i burgosur politik, President i Polonisë
https://lapsi.al/2025/03/03/lech-walesa-i-shkruan-trump-ndjeva-tmerr-dhe-neveri-pas-debatit-tuaj-me-zelensky/

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu