Nga të dhënat e KQZ, kemi mësuar se 39 deputetë, pjesë aktive e jetës politike në Kosovë, nuk kanë arritur kuotën e nevojshme, për t`u bërë sërishmi deputet në Parlamentin e Kosovës. Realisht, Kosova me një zonë zgjedhore, nuk garanton përzgjedhjen më të mirë të mundshme të deputetëve meritorë. Metoda klasike zgjedhore, në nivel komunal, ka disa parësi të vlerësimit real. Por edhe në këtë rast dominon subjekti më i madh në komunë. Krijimi i disa zonave zgjedhore, siç i ka bërë Shqipëria dhe disa shtete të tjera, thonë se po funksionon mirë. Megjithatë, koordinimi në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe lënia me një anë e militantizmit partiak, do ta përmirësonte cilësinë e Parlamentit të Kosovës.
Sugjerimi i shqiptarëve dhe i ndërkombëtarëve, kanë qenë njësh: Listat e kandidatëve për deputetë, të jenë të pastra dhe pa cene, pa akuza e ndëshkime ligjore paraprake dhe as të tanishme. LDK-ja dhe LVV e morën seriozisht porosinë e vendorëve e ndërkombëtarëve dhe hartuan lista të pastra. Ndërkohë, partitë e PAN-it: PDK-AAK-NISMA, sfiduan shqiptarët vendorë e botërorë, si dhe ndërkombëtarët. Dhe, hartuan listat emërore të pista, duke vënë në kandidaturë shumë persona me dosje krimesh, të penalizuar dhe ndëshkuar nga drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare! Kjo është skandaloze, e turpshme dhe skajmërisht kriminale.
Lista të tilla të janë ricikluar nga legjislatura në legjislaturë, të cilët, me votat e tyre fatale për Kosovën, u dhanë tokat të brezave shqiptarë, fqinjëve lakmiqarë. Gjithashtu, nënshkruan marrëveshje të dëshme, siç janë Asociacioni dhe simotra të tjera. Njerëz të listuar me dosje faktike krimesh, të shantazhuar dhe të dorëzuar shefave të tyre dhe përmes tyre edhe Serbisë dhe ndërkombëtarëve, gjithnjë në veprime e shërbime kundër Kosovës.
Disa nga krerët partiakë dhe shumësia e eksponentëve në Kryesitë e partive të PAN-it, janë shantazhuar për të bëmat e tyre penalizuese. Duke qenë prej dy dekadave në klanin drejtues të këtyre partive, arrijnë të sigurojnë vota për deputetë.
Në renditjen emërore numrat nga 1 deri 20, zakonisht, janë të rezervuar për eksponentët, respektivisht, Kryesinë e partisë të këtyre subjeketeve. Dhe, kjo qysh në nismë të listës emërore, është pabarazi dhe padrejtësi e madhe. Ndërkohë, ushtrimi i së drejtës të barabartë, duhet renditje emërore mbi bazën alfabetike. Dhe, kësaj norme duhet t´i kthehen të gjitha subjektet politike, për t`i bërë të barabartë ligjor të gjithë kandidatët për deputetë.
Partitë e PAN-it me klientelë të abonuar elektorale!
Shtrohet pyetja, pse vazhdojnë të riciklohen disa nga deputetët, për disa mandate radhazi, në veçanti, nga torishta e PAN-it? Sepse këto parti, dikur të koalicionuara në PAN: PDK-AAK-NISMA, kanë klientelë të abonuar, të rezervuar, nga tri kategori elektorale:
E para, shumësia e 80 mijë nëpunëve shtetërorë, janë të punësuar nga qeveritë e partive të PAN-it, për dy dekada radhazi dhe klientelë elektorale e tyre;
E dyta, 30 mijë anëtarë të organizatave ilegale kriminale “SHIK” dhe “Shqiponjat e Zeza” gjithashtu, janë klientelë elektorale e partive PAN-iste;
E treta, nga 52.560 vetë, me statut “dëshminë e veteranit”, prej tyre 42.550 janë “veteranë” të rrejshëm, të cilët janë, kryesisht, klientelë elektorale të partive të PAN-it.
Të trija këto kategori, kur e bashkojnë votën me familjarët e tyre, farefisninë, miqasinë e dashamirë, sigurojnë, mjaftueshëm, kuotën për deputetë fitimtarë, të cilët, paraprakisht, i përcakton partia, përmes levave të saj. Përndryshe, pa këto kategori votuesish, partitë e PAN-it: PDK-AAK-NISMA, nuk do ta kalonin pragun zgjedhor.
E gjithë kjo armatë argatësh, kryesisht, të shpërblyer, të paguar, riciklojnë deputetë të përdhunshëm, të cilët, më praninë e tyre në mediet e pushtuara, qofshin në pozitë apo opozitë, me llapaqenërinë e tyre, torturojnë shqiptarët vendorë dhe ata botërorë, përnatshëm dhe reprizën e përditshme!
Thonë se qenia e gjatë në politikë, i konsumon edhe politikanët e shkathtë. Kjo u ka ndodhur edhe disa deputetëve veteranë. Por, ka edhe deputetë të konsumuar edhe me vetëm një apo dy mandate deputeti. Disa syresh, me sforcimin e tyre, me debatet politike, kundër pozitës, duke mos kursyer as shpifjet monstrume me tepëri dhe vrazhdësi, nuk kanë qenë racional e bindës dhe u është kthyer në bumerang. Rrjedhimisht, janë vetëdeklasuar, konsumuar dhe kanë humbur besimin fillestar.
Një kategori tjetër, humbës të mandatit për deputetë, janë viktima të ish-kreut partiak, të cilët me nostalgjinë për të vazhduar koalicionin me dostat e shefit të tyre, të damkosur me të “bëmat” e tij kundra-kombëtare, u zbuluan para elektoratit, që mendonin ndryshe dhe humbën betejen.
Lista e pistë e PAN-it, hije e zezë e Parlamentit!
Qenia deputet, nuk është kategori shkencore, që kërkon vite e dekada kohë e dije profesinale, për ta arrirë. Përkundrazi, posti deputetit është politik dhe lehtësisht i zëvendësueshëm. Andaj, riciklimi i deputetit në dekada, madje deri në pension, siç ka ndodhur në diktaturat fashizoide të komunizmit, është sa idiotesk, aq edhe kriminal. I shikoni deputetet veteranë në lista e PAN-it, shefat të organizatave kriminale të “SHIK-ut” dhe “Shqiponjat e Zeza”, të cilët për 25 vjet i bëjnë hije të zezë Parlamentit të Kosovës. Votat e tyre i sigurojnë tri kategoritë e klientelës elektorale, që i trajtuam më lart.
Kryeministri shqiptar paralajmëroi se nuk do t`i propozoj, favorizoj ata që kanë qenë më shumë se një mandat deputet.
Gjeneratat e reja, janë ngulfatur nga një kastë burokratike, të cilët, përdhunshëm e përgjakshëm, në emër të luftës së pabërë, uzurpuan pushtetin dhe institucionet shtetërore. Pavarësisht, në pozitë apo opozitë, me kuadrot e tyre, janë ngulur fort në kulltuqet burokratike dhe rezistojnë të mos lëvizin që andej. Megjithatë, ndjehet një zgjim e vetëdijësim i rinisë, se ndryshimi duhet bërë. Kësaj radhe ka një prurje të lehtë të rinisë në Parlament. Djemtë dhe vajzat tona, më lehtë po bëhen deputet në shtetet e demokratike të Evropës dhe të botës, se sa në Atdheun-Kosovë!
Skena politike e Kosovës ësht zhubrosur e leckosur skajshëm. Sistemi i Drejtësisë, i rrënuar, deri në degjenerim, ka mundësuar që kriminelët faktik, me vrasje e hajni industriale, të mbijetojnë së bashku me bandat e tyre, madje, edhe pse fytyra të urryera, të mbetën në skenën politike!?
Në një shtet normal e ligjor, subjektet e tyre, pra, të partive të PAN-it, do të shpalleshin të jashtëligjshme. Ndërsa, eksponentët e tyre do të zinxhiroseshin dhe lëre më të vazhdojnë ta ndotin Parlamentin e Kosovës. Një deputet i partisë së Angela Merkelit, në Bundestag-un gjerman, deklaronte se Parlamenti Kosovës ka, të paktën 27 deputetë kriminelë. Sa herë t`u japë dorën zyrtarëve të lartë të Kosovës, më duhet t`i lajë duart fort me sapun, sepse i kanë të përlyera me gjakun e bashkëkombasësve të tyre, kundërshtarë politikë.
Opozita PAN-iste e Kosovës, ka qenë destruktive dhe ka penguar zhvillimin normal të vendit, ashtu sikurse dje sabotoi luftën, madje, duke ekzekutuar edhe Ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin, në vlugun e luftës. Kjo opozitë e çoroditur vazhdon ta pengojë Vettingun dhe Byronë e Verifikiit të Pasurisë pa mbulesë financiare. Sistemi i Drejtësisë ka degraduar deri në përmasën e humbjes së besueshmërisë totale. Qeveria nuk ka besim ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin, në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo është e kapur nga njerëzit e shantazhuar, me dosje nga Serbia dhe mund të vendosë në favor të Serbisë. Kjo ka ndodhur më parë, madje edhe Gjykata Supreme, për kompleksin turistik në Deçan, duke ia faturuar Manastirit të Deçanit së bashku me, të paktën, 24 hektar tokë-park dhe bllokimin absurd të rrugës tradicionale e shumë shekullore, për dy fshatra, bjeshkët e Deçanit, në Plavë dhe gjetkë.
Faktet tregojne te kunderten e asaj cka na thot z. Zeqiraj.
Lista e VV ka 14 njerez te denuar e te akuzuar per vepra penale.
PDK nuk ka asnje kandidat per deputet qe ka probleme me ligjin
LDK ka vetem nje kandidate me akuze te ngritur.
Koalicioni AAK-Nisma ka 4 kandidatë qe kane probleme me ligjin.
Ne baze te ketyre shenimeve i bie qe VV nuk ka lista te pasterta sepse ne gjirin e saj jane 14 kandidate per deputete qe jane denuar ose jane akuzuar per vepra penale.