ARKIVI:
9 Mars 2025

Kryemininstër, a je lodhë nga mashtrimet?!

Shkrime relevante

Për 5, 6 e 7 marsin, lavdi!

Murat Koci, Suedi   Post festum Duhet të kem qenë në klasën e 7-të...

Cila është e vërteta për prejardhjen kombëtare të hulumtuesit Atanasije Urosheviqit

Dr. Qazim Namoni , studjues nga Prishtina Sipas burimeve serbe origjina e...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Në perimetrin e tokës prej 24 hektarësh rreth Manastirit të Deçanit ndodhen objekte që u përkisnin ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’. Me përfundimin e luftës, në vitin 2000, dy ndërmarrjet iu drejtuan gjykatës. Ato kërkuan anulimin e marrëveshjes politike për tokën 24 hektarëshe nga koha e Millosheviqit.

Kryeministri me kritere të dyfishta për sistemin e drejtësisë

Albin Kurti si opozitarë e kishte mbështetur fuqishëm rreshtimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan në mbrojtje të pronave të ish ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’, por Albin Kurti si pushtetarë, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i kishte urdhëruar zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës për bartjen e pronave të ndërmarrjeve publike në emër të manastirit të Deçanit, me arsyetimin se ishte vendim i gjyqësorit, vendim i institucioneve të drejtësisë së shtetit tonë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 13.03.2024 i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit, me arsyetimin se do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Mirëpo, çfarë ndodhi, shkuan 24 hektarë për ‘lesh’ dhe Kosova nuk u pranua në Këshillin e Evropës, madje tani është hequr fare nga agjenda e anëtarësimit!

Para se të vazhdoj tutje, do t’i thoja Albin Kurtit, Kryemininstër a je lodhë nga mashtrimet!?

Mirëpo i njëjti person në të njëjtin pozicion, nuk e përfill vendimin e gjyqësorit për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, me arsyetimin se është vendim politik dhe tendencioz, madje duke shkuar edhe përtej kësaj, duke e cilësuar ftesën e prokuororisë si vendimi kriminal i institucioneve të drejtësisë!

Albin Kurtin kot e priti prokurori dy herave të fundit, pasi ai e kishte zgjedhur që të pres shirita në mes të ‘Livadheve të Arapit’ diku në periferi të Gjilanit dhe që të merr pak krenari nga Epopeja e Jasharajve në Prekaz!

Të gjithë të barabartë para ligjit

Në të hyrjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë në Itali e hasim të njëjtin mbishkrim: “La legge è uguale per tutti”, që në shqip i bie, ‘Drejtësia është e barabartë për të gjithë’.

Për fatin e keq, në Kosovë nuk vlen ky nocion biblik për drejtësinë!

Tek ne ka pasur gjthmonë njerëz që janë mbi ligjin dhe drejtësinë!

Të tillët janë shëmbulli më i keq (pa) barazisë qytetare dhe keq-funksionimit të drejtësisë vendore!

Pavarësisht simpatisë apo empatisë së qytetarëve ndaj një lideri të caktuar partiak, insitutucionet e shtetit janë mbi të gjitha subjektet politike dhe liderët partiakë.

Kryeministrit të vendit, Albin Kurtit nuk i bëri përshtypja as thirrja për herë të katërt që të paraqitet në objektin e Prokurorisë Speciale, për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rezervat shtetërore!

Përderisa, kryeministri i vendit nuk i respekton institucionet e shtetit me të cilin qeverisë, atëherë kemi arsye të shtrojmë pyetjen e logjikshme, ka apo s’ka diferencime ideo-politike në Kosovë!?

Përgjigja është e thjeshtë dhe e qartë, ka kapje të shtetit dhe ka diferencime ideo-politike në Kosovë ngjashëm sikur në sistemin komunist të epokës së kaluar.

Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti me legjitimitetin më të lartë qytetarë nuk i bën nder ikja nga drejtësia, në këtë rast nga Prokuroria Speciale.

Sikur unë të isha në vendin e tij, jo vetëm që do t’i përgjigjesha ftesës pa asnjë hezitim, me veti do t’i merrja edhe mediat për t’u intervistuar në prani të tyre, për të dhënë shëmbullin e mirë para qytetarëve të vendit dhe për të dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin në këtë vend!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu