ARKIVI:
12 Mars 2025

Më 11 mars 1981 u mbajtën demonstratat e para studentore shiqptare

Shkrime relevante

Jo- deputetëve militantë, por duhen deputetë meritokratë

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Është për të ardhur keq kur sheh se...

Express Wieczorny Ilustrowany (1928) / Historia e një autografi me vlerë nga Aleksandër Moisiu (4)

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) Shkrimi n°4 i një serie prej 13...

Vjedhja sintetike e votave të mërgatës!

Florim Zeqa Lexues të dashur, më 20 shkurt 2025 ju paralajmërova, se...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, si student i vitit të katërt, qershor 1979 në Ulpianë, Prishtinë
Nga: Sinan Kastrati
__
Autori është pjesëmarrës i shquar i protestave studentore të vitit 1981 dhe i burgosur shumëvjeçar në burgjet e ish-Jugosllavisë.
__
E mërkurë, 11 mars 1981
Kanë kaluar 44 vjet nga 11 marsi i vitit 1981.
Është folur e shkruar për 11 e 26 marsin dhe 1 e 2 prillin nga pjesmarrësit e atyre ditëve të lavdishme por edhe nga të tjerët, letrarë, historianë etj.
Filluan në mbrëmjen e të mërkuerës, pasi hëngrëm darkë në mensën e studentëve, në QS (Qendrën, Qytetin e Sudentëve) në Prishtinë e vazhduan tërë natën, deri në agimin e ditës së enjte të datës 12 mars 1981.
Afër meje, në turmën e madhe ishte Gani Selman Krasniqi i Carrallukës, apo unë qëllova afër Ganiut, ish shok klase, ish i burgosur politik, ish kryetar i komunës në Malishevë dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ali Lajçi, ish cimeri im e shoku i studimeve fliste.
Ndoshta pse kanë kalua shumë vite, për 11 marsin në portalet tona sepse gazetat më nuk shtypën kishte shumë pakë shkrime, përkujtime e asnjë analizë.
Rilindja, gazeta zëmadhe nuk shkruante sepse për demonstratat e studentëve shqiptarë, Rilindja nuk guxonte të shkruante e Radio Prishtina nuk guxonte të folte.
Edhe nëse flitej e shkruhej, informatat, Rilindja e RP ”i merrnin” nga Tanjugu.
Edhe nëse flitej, flitej sikur kur mblidhnim sanën nëpër, dhâmb të grabujës, mbetej pa thënë shumica dhe kryesorja.
Demonstruesit quheshin prishës të rendit, të vëllazërim bashkimit, të vetëqeverisjes socialiste jugosllave ndërsa demonstratat, organet më të larta shtetërore Kryesia e KQ të LKJ-së dhe ajo e RSFJ-së, i quajtën armiqësore, nacionaliste, irrendentiste e çka jo tjetër.
Ishte kohë e vështirë për Kosovën, me dimra të gjatë e të ftohtë, vera të thata disa vjet deri në qershor të vitit 1999.
Për studentë shqiptarët të Kosovës, të Maqedonisë, për profesorët e intelektualët tjerë, filluan ndjekjet, përjashtimet nga shkolla, puna e dënimët me burg me ato nenet e famshme 133, 136 … prej 60 ditë deri në 16 vjet.
Teprimet
Edhe pse ishin fillesat e ngjarjet më të rëndësishme, jo ndër më të rëndësishmet siq është akon të quhen, shtypi i jonë, tash ato ngjarje, padyshyshim më të rëndësishmet, shpesh i quan edhe si kryengritje popullore ndërsa ndonjë ”udhëheqës” të 11 e 26 marsit, si udhëheqës të kryengritjës.
Është koha të thuhët e vërteta shkencore, shkurt e shqip, pse jo, edhe dështimet e gabimet.
Pastaj, ende ka të tillë që mendojnë se protestat kanë fillua në mensën e studentëve më 4 mars.
Pse po ndodh kështu me neve shqiptarëve të Kosovës ku ngjarjet me rëndësi siq janë demonstratat e marsit nuk iu dihët as ditëlindja, data e saktë apo bëhen me qëllim?
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, e martë 11 mars 2025

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. I respektuari z. Sinan Kastrati!
    Portali DRINI – të cilin e udhëheqë i nderuemi Bajram Gjergj Kabashi, gjithëherë publikon shkrime të cilat na zgjojnë kërsherinë për t’i lexuar dhe për të dhënëe komente. E lexova me kujdes shkrimin e juaj, nga i cili veçova këto fjali, po citoj:
    “Kanë kaluar 44 vjet nga 11 marsi i vitit 1981.
    Është folur e shkruar për 11 e 26 marsin dhe 1 e 2 prillin nga pjesmarrësit e atyre ditëve të lavdishme por edhe nga të tjerët, letrarë, historianë etj.
    Filluan në mbrëmjen e të mërkuerës, pasi hëngrëm darkë në mensën e studentëve, në QS (Qendrën, Qytetin e Sudentëve) në Prishtinë e vazhduan tërë natën, deri në agimin e ditës së enjte të datës 12 mars 1981.”
    Dhe shkrimin e përfundoni me fjalët, po citoj:
    “Pse po ndodh kështu me neve shqiptarëve të Kosovës ku ngjarjet me rëndësi siq janë demonstratat e marsit nuk iu dihët as ditëlindja, data e saktë apo bëhen me qëllim?”
    *
    Ju lumt mendja dhe ju lumt dora! Shkrimi juaj më përkujtoj dhe me rikthej të menduarit në vitin 1981 dhe demonstratat e studentëve… (dhe jo vetëm të studentëve).

    Respekt,
    Ismet M. Hasani, (Hässleholm) Suedi
    P.S:
    Ka qenë dashtë të shkruani disa fjalë edhe për demonstratat e vitit 1968…1989…

  2. Faleminderit per respek dhe vleresim zoteri Hasani
    Per demonstratat e vitit 1968 nuk kam shkruajt se kam qene i vogel, fillorist dhe larg Prishtines, i nje katundi ne mes te maleve te Rahovecit, Zatriqit, Ostrazibit, Carravranes dhe lumit Mirusha e bukurosheve, ”Ujevareve te Mirushes” afer Drinit te Bardhe”
    Per 11 e 26 mars-in 1981 kam publikua disa dhetera faqe dhe ne librin tim qe u botua ne fillin te keti viti ”25 vjet përpjekje per Kosoven republike”, per demonstratat e 11 e 26 marsin, libri nga gjithesejt 400 e sa faqe, ka afro 60 faqe vetem per 11 e 26 marsin.
    Faleminderit!
    Sinan Kastrati, Malmö
    sinankastrati09@hotmail.com

  3. I nderuari Sinan!
    1. Me kënaqësi e lexova falënderimin për komentin tim.
    2. Urime për librin e botuar… dhe mos u ndal!
    3. P.S: timin mos e merr si kritikë. Përkuundrazi.
    4. Unë jam me prejardhje nga rrethina e Gjakovës, në Hässleholm jetoi qe 10 vite.
    5. E-maili im është: ekspertimh@hotmail.com; lirisht më shkruaj; adresa ime është:
    Gärdes vägen 75, Hässleholm,jeni i mirëseardhur.

    prsh,
    Ismeti

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu