ARKIVI:
12 Mars 2025

Kryeministri Kurti mirëpriti djalin e gazetares së ndjerë nga Ukraina, Olga Priadko, Yaroslav

Shkrime relevante

Kosova nismë për Marrëveshje me Ameriken në Fushën e Mbrojtjes

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt,...

Kryeministri Kurti mirëpriti djalin e gazetares së ndjerë nga Ukraina, Olga Priadko, Yaroslav

Prishtinë, 12 mars 2025 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti...

Lejimi i Edvin Kristaq Ramës të fitojë sërish zgjedhjet do të ishte një gabim me përmasa epike

Nga Aurel Dasareti Edhe një mi, kur detyrohet të përballet me një...

Jo- deputetëve militantë, por duhen deputetë meritokratë

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Është për të ardhur keq kur sheh se...

Shpërndaj

Prishtinë, 12 mars 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në një takim lamtumirës djalin e gazetares së ndjerë, Olga Priadko, e cila u nda nga jeta me 22 janar të këtij viti.

Pas më shumë një vit e gjysmë strehimi në Kosovë, Yaroslavi, nën përcjelljen e familjarëve të tij dhe me kërkesën e babait të tij, do të kthehet në familjen e tij në Ukrainë, në një zonë larg vijave të frontit.

Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, ai i dhuroi kryeministrit Kurti ëmbëlsira të prodhuara në Ukrainë. Yaroslavi shprehu dëshirën që të kthehet në Kosovë për pushime verore e t’i vizitojë shokët dhe shoqet e klasës në Shkollën Amerikane të Kosovës, ku ishte nxënës. Kryeministri i uroi shëndet dhe lumturi dhe tha se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë.

E ndjera Olga Priadko dhe djali i saj Yaroslav erdhën në Kosovë në muajin maj të vitit 2023 në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë” (JiR), të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës e që zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nder dhe respekt të thellë për Kryeministrin Alin Kurti, të këtij Kryepolitikani me dinjitet të lartë kombëtar, i cili ka zënë vend në historinë e mbarë Kombit Shqiptar.
    Takimi i lamtumirës me vogëlushin Yaroslav dëshmon më së miri për rreshtimin e Republikës së Dardanisë në krah të popullit heroik të Ukrainës, të kësaj kryevatre të kulturës sllavianolindore, në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë fashiste, e cila, si një gërmadhinë euroaziatke, s’është gjë tjetër, veçse një mbeturinë e Hordhisë mongole të Çingiskhanit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu