Nuk kam parë asnjë emër në listat e mbyllura apo të hapura të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e majit 2025, që i përkasin familjeve historike tradicionale të rëndësishme shqiptare. Përvoja ka treguar se shumica e emrave që dalin në listat e partive nuk bazohen në kontributin real të individëve në shoqëri, por shpesh në lidhjet partiake, interesat e ngushta dhe lojërat e brendshme politike. Dmth kryetarët përdorin figura të reja të cilët kur të zgjidhen do të bëjnë të njëjtën politikë, ekzaktësisht si pararendësit e tyre, siç urdhërojnë padronët kryetarë!
Njerëzit me trashëgimi familjare historike dhe intelektuale janë lënë jashtë ose janë përballur me pengesa të mëdha për t’u integruar në sistem për disa arsye shumë të thjeshta: e para është frika që kanë kryetarët padronë prej pavarësisë intelektuale. Ata që u përkasin rrënjëve të tilla shihen si njerëz që nuk kontrollohen lehtë nga partia, kryetari apo atyre që fshihen pas tyre.
E dyta është mungesa e vlerësimit për figurat me integritet: politika shqiptare favorizon individët që i binden linjës partiake, në vend të atyre që kanë një mendim të pavarur dhe një vizion të qartë për të ardhmen.
E treta është se partitë politike në Shqipëri nuk e lëshojnë pushtetin kaq lehtë: partitë shpesh funksionojnë si klane të mbyllura ku vendet, pozicionet e funksionet ndahen sipas interesave dhe jo sipas meritës.
Po i njëjti skenar, po i njëjti regjizor, anipse aty-këtu janë ndryshuar aktorët e në fund të fundit po njësoj mbetet, asgjë nuk ndryshon. Më vjen në mend një shprehje brilante e Volterit që thotë: asgjë nuk është më e rrezikshme për një regjim politik të korruptuar sesa një njeri që mendon me kokën e tij. E po e mbyll me Nietzsche-n: më mirë të jesh luftëtar i vetmuar për të vërtetën, sesa skllav i gënjeshtrës në një turmë.
Teksti është i fuqishëm në kritikë, por do të përfitonte nga shembuj konkretë ose referenca për të mbështetur argumentin. Për shembull, cilat familje historike janë lënë jashtë? Cilat figura politike të pavarura janë përballur me pengesa?