ARKIVI:
19 Mars 2025

The Daily Mirror (1930) / Aleksandër Moisiu, një aktor i famshëm që duket i nivelit edhe jashtë skenës(7)

Shkrime relevante

“Lule për Moisiun” – 90 Vjet Homazh për Kolosin e Teatrit Botëror

Nga: Sak Muji, Zvicër Kujtime për Aleksandër Moisiun, kolosin shqiptar të teatrit...

Babës tem…, atij që e ka përditë vendin e parë n’zemrën teme

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë Babës tem ...jo pse asht dita e Babës po...

Mallku qofshin gojët e liga…!

Afrim Caka, Gjakovë Orët e lavireve të liga, diçka e huaj na...

Ne jemi popull europian, Shqiptarët nuk mund të jenë tjetër përpos vetvetja

Driton Statovci Ne SHQIPTARËT jemi popull EUROPIAN! Faktet nuk mund të zhduken edhe...

Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

Nga Aurel Dasareti Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës...

Shpërndaj

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 31 maj 1930, f.54

Shkrimi n°7 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Mars 2025 

“The Daily Mirror” ka botuar, të hënën e 26 majit 1930, në faqen n°6, intervistën ekskluzive të korrespondentit të saj asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Hamleti në gjermanisht

Një aktor i famshëm që duket i nivelit edhe jashtë skenës

Adhurues i Shaw-t

Nga një korrespondent special

Burimi : The Daily Mirror, e hënë, 26 maj 1930, faqe n°6

Burimi : The Daily Mirror, e hënë, 26 maj 1930, faqe n°6

Takova zotin Aleksandër Moisi, aktorin e famshëm gjerman që shfaqet sonte në Teatrin Globe në Londër për herë të parë në jetën e tij, duke qëndruar nën një pemë laburnum në një kopsht me diell të Chelsea.

Ai sapo ishte njohur me shumë njerëz të shquar pas mbërritjes së tij në Angli, mes tyre znj. Margaret Lloyd George, znj. Megan Lloyd George, Sir John dhe Lady Lavery, dhe disa njerëz të shquar teatror.

Zoti Moisi, me kompaninë e tij gjermane, do të hapë sezonin ndërkombëtar të planifikuar nga z. Charles B. Cochran dhe z. Maurice Browne në Globe me –“Der Lebende Leichnam” (“The Living Corpse – Kufomën e Gjallë”) këtë javë dhe do ta ndjekë me “Hamletin” javën e ardhshme. Të dyja shfaqjet do të jenë në gjuhën gjermane.

“Der Lebende Leichnam” është një shfaqje e Tolstoit e cila u prodhua në Angli me emrin “Redemption” disa vite më parë me Henry Ainley në pjesën Fedya — roli më i famshëm i zotit Moisi. Zoti Moisi, i cili ka lindur në Venecia dhe është një gjerman i natyralizuar, gëzon një reputacion mbarëbotëror si aktor.

Kam luajtur në kryeqytetin e çdo vendi të bardhë në botë, përveç Londrës, më tha ai. Kam luajtur Hamletin, 1000 herë.

Megjithëse e dua më shumë Shekspirin, më pëlqen edhe Shaw.

Me flokët e pakrehur dhe të dendur, sytë e errët dhe fytyrën ekspresive e entuziaste, ai është Hamlet edhe jashtë skenës. Zëri i tij i ka të gjitha modulimet e nevojshme për muzikën e Shekspirit.

Kur do të aktroni në anglisht ? — E pyeta.

Ai ngriti supet. Kam qenë në Angli vetëm tri herë, dhe ato ishin vizita të shkurtra. Një ditë, mbase….

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu