ARKIVI:
21 Mars 2025

    Ne jemi popull europian, Shqiptarët nuk mund të jenë tjetër përpos vetvetja

    Shkrime relevante

    Anatomia e shpirtit ballkanik

    Autor: Lirim Gashi, Prizren ___ Nuk është rastësi që popujt e Ballkanit kanë...

    Politikanët “pampers”…!

    Afrim Caka, Gjakovë PEISAZH I POLITIKANËVE PAMPERSË... Tani pamë se, në mediat e...

    Reflektim pas leximit të një libri

    Ilir Canhasi, Suedi  STILI KOGNITIV ANTIDEPRESSIV - Një strategji e re për shëndet...

    “Meshari” i Gjon Buzukut, apo 470 vjet më parë nisi rrugën fjala e shkruar shqip

    Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari" i Gjon Buzukut, nisi...

    LDK në udhëkryqin e madh politik!

    Florim Zeqa Pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën e LDK-së...

    Shpërndaj

    Ne SHQIPTARËT jemi popull EUROPIAN!
    Faktet nuk mund të zhduken edhe pse janë ngritur në këmbë adhuruesit e kulturës mongolo-arabo-anadollake dhe po punojnë 24/7 kundër kombit shqiptar me qëllim me i bërë shqiptarët si popujtë mongolo-arabo-anadollak. Te themë të drejtën nuk me hamendin trutharët (fatkeqësisht dhe tragjikisht shumica te ne!) por ata që po e quajnë vetën “intelektualë”. Çfarë intelektuali je kur nuk e di historinë e popullit tënd apo me vetëdije i manipulon faktet për interesa të ngushta personale!? Ti mund te jesh gjithçka por intelektualë asnjëherë.
    Deri sa nuk erdhën sllavët e jugut dhe hungarezët në Europë, paraardhësit tonë ILIRËT u kufizuan në veri me KELTËT që janë paraardhësit e popujve gjerman.
    Këtë që e pohva unë këtu, e konfirmon dhe vendbanim i Ilirëve në Austri afër Vjenës (Hainburg an der Donau).
    Ne pllakën në foto shkruhet kjo:
    ❛❛ VENDBANIM i ILIRËVE
    900-300 vite para Kishtit.
    WALLBURG i Kelëve
    100 vite para Krishtit
    SHKATËRRUAR nga ROMAKËT
    në shekullin e 6 pas Krishtit.❛❛
    Nuk mundet me qenë kulturë e popullit SHQIPTAR, kultura mongolo-arabo-anadollak që e sollën turqit në gadishullin ilirik. Për ata që nuk e dinë, populli turk është popull mongol që kanë marrë kulturë arabe dhe në fillim u vendosën në anadoll para se ta pushtojnë Kostandinopojën apo siç njihej atëherë Roma e Re dhe pjesët tjera të Turqisë se sotit të banuara me popuj europian. Për këtë arsye nuk e quaj unë rastësisht kulturë mongolo-arabo-anadollake.
    Kështu që bazuar në këto fakte, nëse dikujt i thua vëlla që nuk është SHQIPTAR atëherë duhet thënë popullit gjerman. Mos te harrojmë se edhe romakët, grekët dhe rumunët i kemi të afërt. Fatkeqësisht romakët dhe grekët na kanë luftue shpeshherë.
    Por ti thua vëlla turqve (këta në kanë maskaruar për 500 vite) dhe arabëve (këta nuk na kanë luftue asnjëherë por kemi pasë fat që nuk i kemi pasë në kufi) siç thonë këta popat e bagdadit dhe anadollit, duhet ja me qenë gjakprishur ja i shitur ja trutharë apo të trijat njëkohësisht.
    Këto fakte duhet ti di çdo nxënës që e kryen shkollën fillore! Po i mësojnë këto fakte nëpër shkollat tona, apo edhe aty ka filluar degradimi dhe ju mësojnë gënjeshtëra siç na i kanë mësuara neve në histori në kohë të komunizmit?
    I arysotoj plotësisht arsimtarët dhe profesorët e asaj kohe se kemi qenë të pushtuar.
    Por vallë pyes vetën si me i arystue ata/ato të sotit?
    Jo me i arystue duhet thënë haptas turp te keni dhe ju vraftë gjaku i paraardhësve tonë. E keni obligim moral ndaj paraardhësve të ju mësoni nxënësve nëpër shkolla historinë e vërtetë dhe vetëm të vërtetën.
    Mos të harrojmë në tela të çiftelisë me e sha Europën dhe perëndimin!
    Mjerimi dhe çmenduria nuk paskan kufi!

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu