ARKIVI:
5 Prill 2025

Ilustrowana Republika (1934) / Bjondja magjepsëse më aftësi të kufizuara në Operën e Vjenës që bëri për vete Aleksandër Moisiun(13)

Shkrime relevante

Një mbrëmje shqiptare në zemër të Gjenevës – promovimi i librit “Shekulli i Parë”

Nexhmije Mehmetaj Më 4 prill 2025, në një atmosferë të ngrohtë dhe...

Zonja Anna Luhrmann, kërcënimi juaj vie nga lëshimet ndaj serbëve dhe masat ndaj Kosovës

Në foto: Anna Luhrmann Gani I. Mehmeti Ministrja e Gjermanisë për Evropën dhe...

Mbresa e kujtime apo kur e prisnim të shtunave Ali Sutajn

Arif Molliqi, Llukë e Epërme  Mbresa dhe kujtime KUR E PRISNIM TË SHTUNAVE ALI...

Refugjate, në vendin tënd…!

Dijana Toska, gazetare, Shkup Të ndjehesh refugjate në vendin tënd! Si ta duash...

Shpërndaj

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Shkrimi n°13 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Mars 2025 

“Ilustrowana Republika” ka botuar, të dielën e 30 shtatorit 1934, në faqen n°3, një rrëfim mbi historinë e dashurisë së parë të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Aleksandër Moisiu

Dashuria ime e parë

Burimi : Ilustrowana Republika, e diel, 30 shtator 1934, faqe n°3

Burimi : Ilustrowana Republika, e diel, 30 shtator 1934, faqe n°3

Aleksandër Moisiu, një nga aktorët më të shkëlqyer të teatrit, është autori i kujtimit interesant të mëposhtëm nga rinia e tij.

Nuk mund të përmend datën e kësaj ngjarjeje, por nuk do ta harroj kurrë. Unë atëherë isha djalë i ri. I ulur në katin e katërt të galerisë së vendeve më të lira të Operës së Vjenës, dëgjova “Faustin” e Gounod-ës.

Nuk bleva biletë. Në dorë mbaja një kartë hyrëse falas. Pranë meje ishte ulur një vajzë e re. Një bjonde me bukuri magjepsëse. Bëra ç’munda për të filluar një bisedë me të dhe ia dola. Në fund të aktit të dytë, ndjeva se isha i dashuruar marrëzisht me fqinjën time, me zërin e saj të vogël të ëmbël. Kur në skenë tingëllonte kënga e mrekullueshme “Të dua,” – plot tension dhe emocion preka dorën e majtë të fqinjes time.

Gjatë ndërprerjes, i kërkova që të zbriste në holl me mua. Ajo më shikoi me një vështrim të tmerruar dhe nuk lëvizi nga vendi i saj. U zhyta në bisedë dhe as që e vura re kur u ngrit perdja.

Pas aktit të fundit, harrova plotësisht detyrat e mia si duartrokitës. U ngrita me shpejtësi nga vendi.

— Po ikën ? — pyeti ajo. — Po, por me ty… —

— E pamundur, — u përgjigj ajo me qetësi.

Pa asnjë përgjigje, i hoqa nga dora numrin e dhomës së zhveshjes dhe zbrita poshtë për t’i marrë pallton. Po prisja në dalje të galerisë. Pesë minuta, dhjetë, pesëmbëdhjetë… Ajo nuk erdhi. Më në fund, kur humba durimin dhe doja të ngjitesha lart për ta marrë, ajo më në fund u shfaq. Një vajzë e re e varfër që çalonte tmerrësisht…

E hutuar dhe plot pritshmëri, ajo më shikoi. Unë atëherë isha i ri dhe sjellja ime nuk ishte e jashtëzakonshme. Mekanikisht, i dhashë pallton. Ajo më tha diçka, në zërin e saj evidentohej keqardhja e pafundme. Unë u përgjigja :

— Pra, siç thashë. Do shihemi sërish… Nesër… Apo ndoshta ndonjë herë tjetër ?…

Kam udhëtuar një pjesë të mira të botës, por nuk do ta harroj kurrë fytyrën e vajzës së varfër, të çalë në galerinë e operës së qytetit, e cila u ngjit pas karriges së saj për të mos i treguar paaftësinë e saj burrit që, ndoshta për herë të parë në jetën e saj, i foli asaj si askush më parë…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu