ARKIVI:
9 Prill 2025

Kryeministri Kurti në ceremoninë përmbyllëse të Dokufest, ndau çmimin për filmin në garën kombëtare

Shkrime relevante

SHBA po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Evropa

Ushtarët amerikanë në rrugë për në Gjermani nga një bazë në...

Ibrahim Kelmendi, i rebeluari i përjetshëm

Intervista është marrë nga libri i Agron Gashit, Lufta për Kosovën, në PDF. ...

Brīvā Zeme (1939) / “Çfarë thotë Geraldina?” — Intervista me Mbretëreshën e Shqipërisë në Letoni

Ish-mbreti i Shqipërisë Ahmed Zogu dhe ish-Mbretëresha Geraldinë largohen nga hoteli...

Shpërndaj

Prizren, 14 gusht 2021

U përmbyll sonte edicioni jubilar i 20-të i festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest. Për një javë rresht në këtë festival u shfaqën rreth 200 filma e dokumentarë nga e gjithë bota, ndërsa qyteti i Prizrenit u bë vendtakim i dhjetëra mijëra vizitorëve. Kryeministrit Kurti mori pjesë edhe në ceremoninë përmbyllëse të tij, me ç’rast ndau çmimin për filmin në garën kombëtare. Filmi “Mardhë” nga regjisorja Flaka Kokolli mori mirënjohje speciale, kurse filmi “Një fëmijë” nga regjisori Bekim Guri u zgjodh filmi më i mirë kombëtar.

Në fjalën e tij të shkurtër gjatë ndarjes së çmimeve ai ua uroi të pranishmëve dhe organizatorëve 20-vjetorin e DokuFest-it, ndërsa shtoi se ky festival, i cili u ngrit e edhe sot mbështetet në punën e palodhshme të vullnetarëve që ndihmojnë në realizimin e tij, është rritur shpejt dhe shumë si pak çka tjetër në Kosovën e pasluftës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu