ARKIVI:
28 Prill 2025

Deçani, djep Shqiptarie, poezi nga Prend Ndoja

Shkrime relevante

Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

Shpërndaj

Prend Ndoja
Poezi
DEÇANI DJEP SHQIPTARIE
-Kur na cenohen kultura e historia,
Deçan është e tërë shqiptaria-
Burra të kalitur në fushëbeteja,
në burgje të rënda, tortura përballuan
sfiduan përbuzjen e veglave të pushtuesve,
me dije nën flakën e qiririt u ndriçuan.
Të hijeshuar me petkun e atdheut,
akti i tyre, roman i pashkruar,
histori e heshtur, ku vetë heshtja flet,
kalitur durimin dhe kur s’duhet duruar.
Zemrën plot guxim, rrezikut përballë.
Deçani, histori e skalitur në gurë,
rreze e ngrohtë dielli mbi truallin shqiptar,
ata trima yje që nuk shuhen kurrë.
Ata janë burra të fjalës e të besës
shumë të hollë në kuvende e mbledhje,
në damar të kombit ushqyer janë,
aty në Deçan, rrëzë një bjeshke.
Tmerr të madh i shtinë armikut,
një me njëqind u matej trimëria
zjarr e flakë derdhën mbi pushtuesin,
gjersa ikën me turp mori Serbia.
Gëzim i madh lulëzoi në tokat tona,
u lirua vendi, mori fund robëria,
mbi gjak dëshmorësh mbin fara e së ardhmes,
me nipër e mbesa mbushet sërish shtëpia.
Por përmbi ballin e tharë të kombit,
vragë të reja duan të hapin si valë,
lirinë e paguar me gjak dëshmorësh
armiqtë duan ta zbehin, ta vdesin ngadalë.
Prej lindjes fryjnë erëra të pabesa,
në emër të fesë rrezikohet shqiptaria,
aty ku rrënjët ka fjala e ëmbël shqipe,
si kërpudha pas shiut e mbushi Arabia.
Ca arabë të ardhur, mbuluar në lesh,
me vështrim hienash, të quajtur misionarë,
me ca të shitur, të dalur prej nesh,
duan të përdhosin besimin shqiptar.
Në Moskë e Stamboll e marrin orientimin,
të na përbaltin gjuhë edhe kulturë,
t’i nxjerrin nga toka e t’i rivrasin heronjtë,
e t’ia nxjerrin sytë shqipes mbi flamur.
Në gjuhë të huaja e bëjnë predikimin,
thonë se arabisht dëgjon më mirë Zoti,
por Zoti në çdo gjuhë e bekon besimin
dhe shqipen e ka mbrojtur mot pas moti.
Ndaj rojet e atdheut u bashkuan në Deçan,
me shpatat ulur u betuan mbi flamur,
u mblodhën si vëllezër, të gjithë shqiptarë,
siç i pat mbledhur Gjergji në Lezhë dikur.
Fjalë për atdheun u thanë në kuvend,
vetëm në shqip t’i falemi Zotit përherë,
sa të ketë dritë mbi këto fusha e male,
një gjysmëhëne s’e shuan diellin mbi hapësirën shqiptare.
Do çelin në shekuj lule në fusha e livadhe,
Si zonjë mbi Ballkan, Shqipëria e madhe.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu