ARKIVI:
28 Prill 2025

    Duhet dëgjuar domosdo zëri i Profesorit Emil Lafe

    Shkrime relevante

    Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

    Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

    Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

    Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

    Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

    Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

    Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

    Shpërndaj

    Eshref Ymeri

    Në faqen e internetit të gazetës “ExLibris” të datës 12 mars 2025, lexova  analizën me titull “A mund të ndreqet ky “mëkat” i Asdrenit?”. Autor i asaj analize është  Profesori Emil Lafe, pedagogu im i talentuar në vitet studentore (1962-1966), dijetar i shquar i gjuhës shqipe,

    Më emocionoi veçanërisht përmbajtja e rreshtave në vijim:

    “Pse duhet ta kemi dhe ta ekzaltojmë në himnin tonë (që është më parë një himn kombëtar i gjithë shqiptarëve e pastaj edhe i shtetit) fjalën tradhëtor? Kjo pyetje më ther së brendshmi sa herë e dëgjoj dhe më shkon mendja ta quaj Një mëkat i Asdrenit”.

    Ja strofa e Himnit të Asdrenit:

    Prej lufte veç ai largohet

    Që është lindur tradhëtor,

    Kush është burrë nuk frikohet,

    Po vdes, po vdes si një dëshmor.

     

    Ja ndreqja e Profesor Emilit:

     

    Prej lufte kurrë nuk largohet

    Kush është lindur arbëror!

    Kush është burrë nuk frikohet,

    Po vdes, po vdes si një dëshmor!

     

    Ose:

     

    Prej lufte kurrë nuk largohet

    Ai që lindet arbëror!

    Kush është burrë nuk frikohet,

    Po vdes, po vdes si një dëshmor!

     

    Ndreqja që ka bërë Profesor Emili është e shkëlqyer. Është i pari intelektual i shquar që e ka vënë re dhe e ka ndrequr atë “mëkat” të Asdrenit.

    Kam përshtypjen se fjalën “tradhëtor” Asdreni e ka pasë përdorur nën ndikimin e disa ngjarjeve dëshpëruese në historinë tonë kombëtare, për arsye se shfaqje të tradhtisë hasen që së lashti në kodin moral të pellazgo-iliro-shqiptarit.

    Në Legjendën e Rozafës vëllai i vogël tradhtohet nga dy vëllezërit e tij.

    Mbretëresha Teuta e Ilirisë, që luftonte kundër legjioneve romake, tradhtohet nga princa të tjerë ilirë që bashkëpunonin me romakët.

    Skënderbeun e tradhtoi i nipi, Hamza Kastrioti.

    Ilirët, të parët në Gadishullin e Ilirisë, përqafuan katolicizmin në vitin 313, pas Ediktit të Milanos të Perandorit Konstantin (272-337), por pas dyndjes së errësirës otomane dhe largimit të Skënderbeut për në botën e amshuar, shqiptarët, në masën 90%, e tradhtuan katolicizmin dhe përqafuan fenë e pushtuesve, çka nuk ia lejuan vetes as grekët, as bullgarët, të cilët again e Stambollit e kishin në prag të derës.

    Pikërisht tradhtia ka qenë ajo, e cila ka pasë shërbyer si farë përçarjeje në radhët e etnisë shqiptare. Ajo tradhti-përçarje e mallkuar solli si pasojë që, megjithëse kemi qenë etnia më e madhe e Gadishullit të Ilirisë, për pazotësinë tonë, ujqit evropianë, si askund në mbarë botën, na i bënë kashtë e koqe trojet tona etnike, duke na i hallakatur në gjashtë shtete.

    Do të ishte mrekulli sikur ndreqjen që propozon Profesori Emil Lafe, ta marrin në konsideratë autoritetet përkatëse të vendit tonë dhe ta pasqyrojnë menjëherë në tekstin e Himnit të Flamurit.

    Profesori i nderuar Emil Lafe, për këtë nismë që ka ndëmarrë, meriton plotësisht mirënjohjen më të thellë nga ana e elitës intelektuale shqiptare, si edhe vëmendjen e Presidentit, të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit.

    I propozoj Profesor Emilit që të takojë ndokënd nga deputetët e Kuvendit për t’i rekomanduar shtrimin dhe diskutimin e këtij problemi në njërën nga seancat e tij.

    Kaliforni, 12 prill 2025

    K O M E N T E

    2 KOMENTE

    1. I nderuari prof. Eshkref Ymeri!
      Portali DRINI-us – udhëheqës i të cilit është i respektuari Bajram-Gjergj Kabashi, gjithëjrë publikon shkrime të mirëfillëta. Edhe shkrimi juaj i mirëfillët, i publikuar po këtu, më zgjojë kërsherinë të lexojë dhe të jap koment.
      Më pëlqeu shumë që Ju, shkrimin e prof. Emil Lafe (ish koleg i juaj i viteve 1962-1966) të lexuar në gazetën “ExLibris”e publikoni në portalin DRINI.us, prej të cilit mësova që prof. Lafe ka ndreq “mëkatin” (gabimin) e Asdrenit (sa i përket Himnit) dhe në vend të fjalës “tradhëtor” e ka ndreq në “arbëror”.
      Ju lumt mendja dhe ju lumt dora! I lumt edhe prof. Lafe!
      *
      IMH

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu