ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Regon Jusuf Buxhovi për arrestimin dhe burgosjen e poetit Gjin Morina për shkak të përmbajtjes së disa poezive të tij!

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët për të...

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
Reagim
SHTETI QË BURGOS POETËT, LUFTON LIRINË!
Diktaturat, tiranitë, pafuqinë e tyre përherë e kanë treguar në luftë kundër mendimit të lirë. Shkrimtarët, jo rastësisht janë gjendur në shenjestër të ndjekjeve, përsekutimeve, linçimeve e madje edhe vrasjeve, që të pengohet fjala e lirë, mendimi i lirë dhe, sidomos, gjuha e metaforave dhe e ironisë, që është mjet i krijuesit…
Historia e njerëzit ngahera është me plot e përplot viktima të diktatorëve, tiranëve dhe inkvizitorëve të fjalës së lirë dhe të mendimit ndryshe…
Ndër ne, këto ditë, u përkujtua edhe viktima e fundit e regjimit komunsit, varja e poetit kuksjan Havzi Nela në gusht të vitit 1988 pse kishte ironizue me diktaturën.
Se mbetjet e mentaliteteve të diktaturave dhe metodat e tyre, nuk i ka larguar as demokracia dhe pluralizmi, se edhe më tutje gjyqësori keqpërdorët nga “policia politike”, këtë e tregoi burgosja e padjeshme e një poeti nën akuzën e “përhapjes së urrejtjes fetare”, ndonëse ai përdori gjuhën e ironisë si shprehje!
Burgosja e poetit, pa marrë parasysh metaforat që përdori ai dhe pa marrë parasysh si tingëllojnë ato për realitetin tonë të stërmbushur me probleme të shumta të shkaktuara nga politika ditore,është ogur i zi për shoqërinë tonë! Ndërsa, heshtja ose anashkalimi i këtij rasti nga krijues dhe intelektualë, do të thotë pajtim me humbjen e lirisë, të mendimit të lirë, dorëzim para çfarëdo prirje që i shkon për shtati diktaturës dhe tiranisë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu