ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Komunikatë për media nga konferenca e përbashkët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Platformës CiviKos

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Prishtinë, 16 gusht 2021 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Platformës CiviKos, Donika Emini, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media për të shpalosur rekomandimet e tyre rreth zhvillimeve të fundit të përmballjes me pandeminë dhe mundësinë për rritjen e shifrave të vaksinimit në Kosovë. Këto rekomandime janë përpiluar pas konsultimeve me përfaqësues biznesesh dhe partnerë nga shoqëria cilive, të cilat janë bërë gjatë kohës që po zhvilloheshin aktivitetet e projektit Rindërto Më Mirë (#BuildBackBetter).  

Rrritja e numrit të të infektuarve dhe vaksinimi i ngadaltë, kanë ngritur shqetësimet për mbyllje të reja që do të rezultonin me situatë ekonomike të vështirësuara për sektorin privat dhe familjet që varen tërësisht nga të ardhurat e këtij sektorit. Ndaj, në shenjë të adresimit të këtyre shqetësimeve dhe në shenjë kontributi në përpjekje për të menaxhuar dhe luftuar pandeminë, partnerët e projektit, gjegjësisht OEK dhe CiviKos, kanë përmbledhur këto rekomandime të dala nga diskutimet e lartëpërmendura: 

  • Heqja e burokracisë në rezervimin e termineve për qasje më të lehtë e të thjetësuar të qytetarëve; 
  • Mundësimi i vaksinimit në qendrën më të afërt, pa marrë parasysh vendbanimin e regjistruar zyrtarisht; 
  • Vaksinimi përmes ekipeve mobile nëpër biznese, pasiqë aktiviteti i tyre ekonomik po pengohet nga oraret e limituara e ndërkohë rrezikshmëria nga kontakti me njerëz duke qenë të pavaksinuar rritet; 
  • Ekipe mobile të vaksinimit për vendet më rurale e të izoluara, e sidomos ato që banohen kryesisht nga komunitetet e kanë pergjithësisht më pak qasje në informata të sakta; 
  • Riorganizim i resurseve të punëtorëve të shëndetësisë në atë mënyrë që oraret e vaksinimeve të vazhdojnë edhe në vikend. Kjo sidomos e rëndësishme duke ditur që shumë qyetatarë e kanë të pamundur të vaksinohen gjatë ditëve të punës, aq më tepër nëse punojnë në qytete të tjera larg vendbanimit të tyre të regjistruar; 
  • Vaksinimi në sheshet e qendrave kryesore në vend për të arritur shifra që përkojnë me një vaksinim masiv të vendit; 
  • Bashkëpunimi me shtete të tjera për t’u siguruar që pasporta jonë e vaksinimit do të pranohet si dëshmi nga ato shtete për të penguar pengesat eventuale në lëvizjen e lirë. 

Mes tjerash, është konkluduar se është shumë e rëndësishme që të ketë kampanja të mirëmenduara dhe në bashkëpunim me hisedarë të ndryshëm, në mënyrë që të ketë një përpjekje më të madhe e më të përbashkët për të përçuar informatat e sakta tek qytetaret rreth të pavertetat dhe mitet për vaksnimin, pasi kjo vaksinë është i vetmi mjet që kemi momentalisht kundrejt COVID-19.  

Urojmë që këto rekomandime të mirren për bazë nga institucionet relevante në mënyrë që t’i ndihmojmë bashkërisht rikthimit në normalitet dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit. OEK dhe Platforma CiviKos do të punojnë për komunikim të  hapur dhe gatishmëri për bashkëpunim me bizneset, shoqërinë civile, institucionet qendrore dhe locale, si dhe organizatat ndërkombëtare me gjithëpërfshirëse për të shtyrë përpara  strategjitë e menaxhimit dhe luftimit sa më të efektshëm  të pandemisë.  

Informata rreth pojektit dhe bashkëpunimit: Projekti Rindërto Më Mirë (#BuildBackBetter) është produkt i bashkëpunimit në mes të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Odës Ekonomike të Kosovës, që përkon me Dekadën e Veprimit të Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, e qe thekson rëndësinë dhe përfshirjen sektorit privat si partner në arritjen e objektivave të qëndrueshme. Platforma CiviKos është partner implementues i projektit, dhe rrjedhimisht ky bashkëpunim në mes të sektorit privat, organizatave vendore dhe atyre ndërkombëtare ka themeluar për herë të parë një bazë të tillë bashkëpunimi ndërinstitucional në një projekt të vetëm. 

Në kuadër të projektit është krijuar platforma Realitet i Ri (realitetiri.com), si përgjigjje ndaj nevojës së shpërndarjes dhe thjeshtëzimit të informatave të besueshme e të përditësuara në lidhje me masat anti-COVID, me fokus shëndetin dhe sigurinë në ambientet e punës të sektorit privat. Pjesë e aktiviteteve është edhe fushata e vetdijësimit të qytetarëve në përputhje me praktikat më të mira higjienike dhe të distancimit. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu