ARKIVI:
29 Prill 2025

    Varja e poetit në Gjakovë në kohe Murtaje

    Shkrime relevante

    Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

    Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

    Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

    Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

    Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

    Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

    Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

    Shpërndaj

    Jusuf Buxhovi, shkrimtar
    Kah dreka mora vesh se në kullën e Kajmekamit ishte mbajtë gjykimi i patër Colit, Shpend Vokshit e Shaqë Himës. Me ta ishte nxjerrë në gjyq edhe Selamiu, vjershëtari i vetëm i qytetit tonë. Që të gjithë ishin paditë për veprimtari armiqësore kundër perandorisë dhe ishin dënuar me vdekje, dënim ky që do të kryhej po atë ditë me varje në Namazxha.
    Lajmi për dënimin me varje të patër Colit, Selamiut, Shpendit dhe Shaqës, më erdhi në çardak nga zani i tellallëve që po çirreshin në të katër anët. Me shikimin e përhumbur andej kah Ereniku gjarpëronte Rekës, rrija i ngrirë dhe sikur shihja Kajmekamin të më thoshte se lufta jonë tashma kishte fillue dhe se ajo nuk do të ndalej pa i marrë kokat tona…
    Dikur vonë, Mikeli plak erdhi i shkallmuem fare dhe me fjalët që mezi nxirrte më tha se varjet në Namazxha ishin kthyer në një revoltë të madhe me zabitët, me ç’rast ishin kallë edhe flamujt e sekteve të shumta perandorake. E gjitha kishte ndodhë çastin që patër Colit ia kishin vu litarin dhe ai kishte thirrur „rroftë gjuha jonë“.
    Ndërsa Selamiu kishte nisë recitimin e vargjeve:
    “ Pushtus, o të marrë,
    çka keni lypë në Gjakovë
    me njëqind flamuj me lara
    dhe me ilahi të pakuptueshme
    për me ardhë…”
    Plaku tha se litari ia kishte lënë përgjysmë vjershën Selamiut, siç ua kishte lënë ngojë edhe ato që Shpend Vokshi dhe Shaqë Hima zunë me i thanë për lirinë dhe gjuhën tonë…
    (Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon NIkollë Kazazit”, botimi i polotësuar 2021)

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu