ARKIVI:
30 Prill 2025

    Policia e Kosovës vazhdon me implementimin e vendimeve të institucioneve lidhur me parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 

    Shkrime relevante

    Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

    Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

    Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

    Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

    Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

    Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

    Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

    Shpërndaj

    Prishtinë, më 18 gusht 2021 

    Evidentimi i rasteve të reja të infektimit me virusin COVID 19, ka qenë shqetësues për qytetarët dhe institucionet në përgjithësi dhe pas masave të reja të ndërmarra nga institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës ka rritur kapacitetet në funksion të realizimit dhe implementim të këtyre masave në bashkërendim me autoritetet kompetente. 

    Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa. 

    Kërkojmë nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit. 

    Policia po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit anti-COVID-19.  

    Andaj, respektimi i masave dhe kufizimeve në pajtim me vendimeve të fundit të nxjerra nga qeveria e vendit mbetet prioritet për parandalimin e virusit dhe ruajtjen e shëndetit publik. 

    Gjatë 24 orëve të fundit nga PK-ja janë shqiptuar mbi 700 gjoba për persona juridik dhe persona fizik për mos respektim të masave. 

    Me respekt 

     Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun  

                              Drejtoria e Përgjithshme e Policisë                          

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu