ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Sa jemi afër e larg afganistanizimit e arabizimit të trojeve shqiptare

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Shpërndaj

Selatin Retkoceri, Lipjan
Amerika për më shumë se 20 vjet, sa qëndroi në Afganistan, nuk arriti dot ta qytetroj e ta modernizoj, qytetarin e këtij shteti që në mesin e shekullit të XX-të, ishte një shtet me një popull të kulturuar, të edukuar, të civilizuar e me traditë përendimore.
Talebanët që përbëjnë një pjesë të vogël të popullit afgan, ata janë shëndërruar në diçka të qoroditur, padije, në idiot dhe injorant të pashpirt që po bëjnë namin, mbi trupat e rregullta ushtarake, policore e mbi civilët që do të duhej të ishin qytetarë të lirë në shtetin e tyre. Populli afgan janë në një pozitë të rënd dhe pa rrugëdalje, të vetmën rrugë ky popull i pafajshëm e sheh në ikjen nga ky vend i mallkuar. Talebanët edhe pse janë vetëm 10% e popullit, ata e dominojnë dhe e kontrollojnë ushtarakisht ma shumë se 90% të qyteteve, kështu që qytetet një nga një, po bien në dorën e terroristëve taleban. Kuptohet se Kandahari, konsiderohet apo ma mirë të themi është epiqendra e talebanëve e talebanizmit. Ushtria e rregullt qeveritare, thuajse me shumicë janë dorëzuar duke rënë nën sundimin e talebanëve, Talebanët i kanë robëruar ata, i kanë dërguar e po i mbajnë në kampe përqendrimi, në grupe njerzish të vendosur në depo dhe magazina të ish ushtrisë, ku i maltretojnë, i rrahin, i torturojnë deri në vdekje duke i vrarë në fund të gjithë ata që nuk i binden sheriatit, është interesante kur shihet në ndonjë fotografi rasti që mund ta shkarkosh nga interneti, ku një ushtar taleban me kallashnikov i mbathur me sandale, mban nën presion, i poshtron, i rrah, i terrorizon me një pushkë, derisa grupi i ushtarëve të dorëzuar mund të kaloj mbi 100 ushtar të dorëzuar, ku të njejtit kontrollohen vetëm nga një taleban trushpërlar, idiot, i pashkolluar, i ndrë e i palarë, i veshur si një terrorist e kriminel që i shohim gjithëandej në Afganistan, shtetet arabe, e besa kanë filluar të njejtit të shihen duke qarkulluar lirshëm edhe në shumë qytete të Kosovës, derisa të tillët apo këte farë të keqe, goxha moti e kemi pa në shumë pjesë të Iliridës, Luginës së Preshevës, Sanxhakut, e tani së fundmi edhe në Kosovë e Shqipëri.
Talebanët shpejt do ta marrin në dorë edhe kryeqytetin e Afganistanit Kabulin. Ata afganistanez që dëshirojnë të jetojnë nën sundimin taleban, janë të detyruar të nënshtrohen apo përqafojnë Sheriatin apo si ata e quajnë ligjin kuranor Sharia.
Sheriati diskriminon dhe abuzon pamëshirshëm me pozitën e gruas afgane, ata detyrojnë vajzat të martohen në moshë shumë të re, mosha 6 vjeqe e sipër, u lejon martesën, sheriati iu lejon burrave bigaminë apo martesën me shumë gra, gruaja nuk ka të drejt shkollimi, ajo duhet të ngujohet në shtëpi apo haremin e burrit dhe e njejta shërben si makinë për prodhim të fëmijëve, por edhe për kënaqje të epsheve seksuale shtazarake të burrave që janë sunduesit dhe dhunuesit e grave.
Kjo që po ndodh me Afganistanin, të tmerron e ta futë frigën deri në palcë, vallë a e din njerzimi se ky shtet përpara pushtimit sovjetik ishte ndër shtetet më të zhvilluara të botës, ky shtet ishte shumë para botës arabe, por edhe të botës tjetër, populli avgan ishte me traditë, kulturë, edukim, shkollim e civilizim të fortë.
Liritë, të drejtat e njeriut, shkollimi, edukimi, kultura, mirëqenja e zhvillimi ishin pothuaj shembull për një pjesë të madhe të botës e sidomos për arabët që ndanin të njejtin besim me ta, këta ishin shumë larg prej tyre në të gjitha aspektet. Në vitet e 60-ta të shekullit XX-të, këte shtet e karakterizonte niveli i lartë i arsimimit, shkollimi i femrës, veshja moderne, liria e lëvizjes, moda, emancipimi dhe edukimi që thuajse ishte i barabartë me meshkujt.
Amerika konsiderohet si shteti që i ndihmoj Afganistanit që të çlirohet nga Rusia, SHBA-të të mbështetura nga aleatët kanë ba shumë investime në të gjitha aspektet, me qëllimin e vetëm që ta rimëkëmbin këte shtet që ishte shkatërruar në të gjitha aspektet nga Rusia. Amerika ka investu shumë për 20 vite, ka ndihmu me më shumë se 1 trilion dollar, me qëllim që ta formoj shtetin me ushtri, polici, institucione komunale e qeveritare, ka hapur e financuar shumë shkolla e univerzitetete, i ka shkolluar kuadrot ushtarake, policore e politike edhe ate në univerzitetet e njohura të SHBA-së. Përkundër të gjitha këtyre investimeve, ky shtet ka bankrotu, duke rënë në duartë e talebanëve.
Amerika më në fund vendosi të tërhiqet nga Afganistani, ata tani janë prezent në Afganistan me disa trupa speciale të cilat i përdorin si siguri gjatë tërheqëjes të personelit civil amerikan dhe stafit të ambasadës.
Friga e shqiptarëve të Dardanisë është se mos po përseritet e njejta gjë edhe me ne, vallë a ka mundësi të ndodh diçka e tillë me shqiptarët e Dardanisë të cilët kanë filluar të talebanizohen menjëherë pas luftës të vitit 1999, atëherë kur në Kosovë depërtuan shumë shoqata talebane, apo së paku programet e tyre ishin të ngjajëshme, të cilat parashihnin që brenda një kohe të shkurtër të talebanizonin e islamizonin Kosovën dhe popullin esaj. Këto shoqata të cilat erdhën në Kosovë, gjoja për të ndihmuar, e në fakt ato punuan shumë në talebanizim, arabizim, turqizim e trushpërlarje të fëmijëve dhe të rinjëve që kishin mbetur jetim, por edhe të atyre të varfurëve të cilët nuk arrinin dot ekzistencën. Shumë hoxhollar, prijs fetar, bashkësia islame të tjerë shqipfolës, shpejtuan të hapin shoqata për ndihma, të cilat i keqpërdorën jo vetëm duke i vjedhur ato, por duke shpërlarë trurin e fëmijëve, duke i drejtuar ata drejt një islami radikal të modelit të Kandaharit, të cilin thuajse e kemi funkcional dhe agresiv në të gjitha qytetet e shtetit tonë. Kjo farë e keqe që po shtohet shumë, përveq xhamive që i kemi me shumicë në secilin fshat me një, dy e tre të tilla, kanë depërtu edhe në institucione si: në shkolla, në qeveri, në parlament, në kuvende komunale, polici, ushtri e gjithëandej nëpër institucione publike legale që me shumë mund i krijuam.
Ky është dështim i madh i Kosovës, nëse nuk arrijmë të pengojmë talebanizimin e institucioneve, atëherë do të jemi shumë afër të përjetojmë fatin e Afganistanit e afganistanezëve të cilët po përjetojnë një golgotë të tmerrëshme në këte fillim shekull të XXI-të. Ky paralajmrim i imi, paraqet një frigë të akumuluar për disa vite, ku po e shoh popullin tim dhe shtetin që po vetëmallkohet e po vetvritet, duke ju futur një rruge të errët e të dëshmuar tani më me Afganistanin, Sirinë, Libinë, Iranin, Irakun e shumë shtete të tjera, të cilat dikur ishin model i kulturës dhe civilizimit bashkëkohor, dersa sot ato shtete thuajse nuk ekzistojnë, apo vetëm numërohen si shtete dikur të njohura ndërkombëtarisht. Kosova nuk guxon të vetmallkohet e të futet në labirinthin që sigurt e dërgon në skëterrë, vetizolim, errësirë, prapambeturi dhe në një shtet që kurr nuk do të pranohet në BE.
Arian Agushi, i vetquajtur “Gold AG”, tuj e falur “namazin” në Rrugën e Kombit …
Është koha e fundit për popullin shqiptar, që të i thërras mendjes, të mblidhen tok së bashku për një qëllim të përbashkët që ta shpëtojmë popullin nga indoktrinimi me islamin politik radikal, që pas luftës me Serbinë, pareqet rrezikun më të madh për qenjen kombëtare shqiptare, duke nënkuptuar që tani më nuk keni armik me të cilin do të luftojmë së bashku, përveq që lufta do të kthehet në vëllavrasje apo luftë ndërmjet sekteve fetare siq e kemi rastin me shumë shtete arabe.
Shkrimit tim po ja bashkangjes edhe një pjesë nga shkrimi i mikut tim
Z.Bajram Kabashi
Afganistanin e madh mund ta shpëtojnë vetëm afganistanasit, këtë e tha këtyre ditëve edhe Departamenti Amerikan i Shtetit dhe çdo dashamir tjetër i këtij populli stoik.
Por, rënia kaq e lehtë e një shteti nën talebanët është zhgënjyese dhe e trishton mbarë botën. Ushtarët Taleban po i shkelin e poshtërojnë ushtarët qeveritar, dhe kjo është fatkeqësi kombëtare për afganasit dhe me pasoja edhe për botën.
Se bota është “në shtegtim”, këtë se kuptojnë vetëm popujt që kanë jetuar nën “talebanët” në të kaluarën, siç janë Shqiptarët, a më mirë të thuhet “arnautët”.
E mbarë Europa, me të drejtë, është e shqetësuar nga valët e pandalshme të refugjatëve. Thuhet se priten që mbi 3 milionë afgan do t’ia mësyjnë botës së lirë , kryesisht Europës, e jo ndonjë vendi “vëlla” mysliman.
Shqiptarët, sikurse tha edhe kryeministri Albin Kurti, duhet të mblidhen fort e në mënyrë të kulturuar pas interesit kombëtar shqiptar, se pa qenë të fortë e të lidhur mes vetës parasëgjithash, kurrë e në asnjë rrethanë nuk mund të mbrohemi nga të këqijat e jashtme, qoftë nga fatkeqësitë natyrore (zjarret, tërmetet, vërshimat), apo luftërat me refugjatë a pushtimet me armë.
Shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdeshëm, sidomos me “brinat” e një religjioni, që ka mbi njëzet vite që e ka dëmtuar tejmase kulturën kombëtare unike të shqiptarëve.
Shenjat e kryengritjes së këtij antishqiptarizmi, janë krejtësisht “talebane” dhe me ata “brinat” nuk mund t’i bëjë askujt ndonjë të keqe, përpos vetës sonë. Prandaj, të mbrohemi prej të Marrit (budallës), duke ia mshelë gojën e treguar vendin, sa nuk është tepër vonë!
Nëse s’kemi arritur ta kuptojmë deri tash, do të dëmtohemi keq nga kjo farë e keqe.
_________________________

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu