ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Të bukurave e të bukurve çdo gjë u falet, edhe gabimet ! 

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar: Sinan Kastrati: “Komandantë” e ju ”çlirimatarë”, thenie qafen…! Drini.us, 20 Gusht 2021 

Letrat e tepelenases dhe turjakasit dhe disa fjalë e besëtytni turjakase

Nga Ditari im (10) 

Për Sylën më nuk fliste askush në Turjakë, në Qypevë e as në Bubël, Damanek e Panorc. Shumica e çobanëve që e kishin njohur Sylën, kishin vdekur ose ishin “Një kâmbë në dhe e tjetrën nëndhe”

Këto letra, nuk janë të lidhura por tregojnë gjendjen emocionale të tepelenës (?) që herë herë e humbte arësyen, deri në depresion.

Syla, duket më i qetë e i arsyeshëm.

Disa nga bisedat dhe letrat e Sylës (Sulo-s) dhe tepelenases.

”Humbja e një dashurie nuk është se kalon shumë lehtë dhe pa pasoja shpirtërore e psikoligjike, tek disa për një farë kohë e tek disa të tjerë për një kohë të gjatë. Mëgjithate më mirë të kesh dashur dhe të kesh humbur, se sa mos të kesh dashur kurrë” (Nuk më kujtohet autori. Tepelenasja ia kishte dërgua Sylës)

Tepelenasja:-Të kuptoj dhe te falenderoj. Adresën e ke nqse do të më shkruash. Megjithëse nuk besoj.

Të uroj shëndet! 

Me këte foto, që ke vënë ketu në fakt …është sjellja më e mirë e tëndja. Edhe një herë të falenderoj për çdo gjë që ke bërë. 

Sulo: -Faleminderit edhe nga ti. 

Tep.: -Unë me siguri, nuk do të kem asnjë burrë tjetër pas teje. As që më shkon në mendje por e shkruajta për ty. 

Duhet te ikësh nga mardhënja që ke, që të hapësh një të re. Jemi të dy vonë për këte edhe me të tjerë. Nuk të harroj. Të shkuara por të paharruara. 

Me ty, nuk i doja ëndërrat. Të desha vërtetë, nuk besoj se do të të doja më shumë po të isha e re, por siç thua ti, “të shkuara”. 

Sulo: -Nga zemra të përshëndes e të falenderoj.  

Tepelenasja: – Edhe unë sigurisht, nga zemra, të tjerat vijnë pas.  

Sulo: -Kudo je ti, edhe kur iku, edhe kur mëshifem, prap ti më del përpara. Më shikon e nuk më flet. 

Tepelenasja:- Shpirti im nuk vdes, është nga ato që të futet kudo sepse nuk bëj gjëra që nuk më pelqejnë kurrë. I bëj me qejf. Dhe ty të bëra me qejf e qejfli. 

Në këtë botë monotone, mbushur me njerëz pa fantazi e pa energji, unë i kam të dyja dhe jam e mirë në thelb. 

Këto 3 gjëra të kombinuara, gjenden rrallë tek gratë sot. Besoj se nga kjo nuk të hiqem nga sytë. Por ti je i zgjuar dhe i di mundesitë e tua. Kështu që mirë e bën që nuk më harron por i konsideron ”të shkuara dhe të paharruara”.

Sulo: – Po, i ke te githa. Më fal për shqetësimin por nuk munda pa të shkruajt.

Te dëshiroj shumë gëzime e shëndet, ty dhe gocave tua!

Tepelenja: -Nuk ka problem.

Sulo: -Nuk po të them ditën, natën e as lamtumirë se ndoshta ndonjëherë e ne ndonjë vend më të bukur, takohemi se njerezit edhe mund të takohen por jo malet

Tepelenja:- Është e mundur çdo gjë kur njerezit duan të bëjnë diçka. Ti e vërtetove këte. Erdhe nga aq larg e më takove se doje.

Tep. -Tash e kuptova edhe më mirë se sa shumë kam kujtime. Jeta mesatare e njeriut është 75, ne ishim bashkë, jetuam për gati 3 vjet, është 1/ 30 e jetës …nuk është pak.

Sulo:- Nuk po mund te iku edhe pse disa herë të shkruajta  … ”po shkoj”, ”po iku”.

Tep. -Po Sulo, nuk është e lehtë te ikësh nga dashuria.

Shko!

Sulo:- Po shkoj ama nuk te harroj për jetë e mot e nuk kam me shkua më në P. e as nuk kam me iu folur më gocave të reja.

Tep. -Sulo, ti je i lirë të bësh çfarë të duash. Ajo kohe iku. Prizreni është qytet i bukur. Sa për gocat e reja, veshtirë do e kesh. Ti je qejfli. Nuk ndryshon dot por gocat e reja nuk kanë se çfare të bëjnë me ty dhe ti nuk kënaqesh me to sepse të duhet reciprocitet, gra që të kuptojnë ty e moshën tënde. Por shikoji me deshirë dhe vazhdo rrugën tënde! Shikoji si objekte bukuri asgjë tjetër!

Sulo:-Kur të më merr malli, do të të shikoj ty e kur të shoh ndonje gocë të bukur, prap do të më kujtohesh ti

Tep.- E di

Kjo është një foto në …. As këte nuk e ke. Kjo është në …b….

Hahahahaha 

O Sulo, çobani turjakas, ti më kënaq. Mbase vdesim o Sulo. Ku i dihet, mos u mërzit! 

Sulo: -Unë mendova të them: Kjo është në ….zemrën time, në mendjen time, një nga shumë kujtime që kisha e kam. I ruaj me gjelozi e jo ”…b….” 

Tep. -Po ishte humor. Ne fakt kam 1 orë qe po qaj. Është e rëndë ndarja nga ty por e paevitueshme. Nuk mund të bëjmë asgjë. Kam dashur shume herë të iki nga ty sepse më rendonte në shpirt mungesa tënde. Dhe nuk mund të gënjeja veten e as ty. Por nuk isha e

zonja ta bëja. Sa më thërrisje ti, kthehesha me vrap. Por e kuptoj që njeriu nuk mund të vazhdoj një mardhënje serioze kur ne te dy kemi edhe (dy) njerëz të tjerë.

Dhe unë e kisha seriozisht. Prandaj doja dhe dua te iki. Po të ishte kot, do te rrija përjetë por nuk e bëj dot.

Kur kam nevojë për ty e për fjalët e tua e ti nuk je atje për mua, se nuk ke mundësi sepse ke … e punën e unë vij pas tyre.

Nuk e bëj dot.

Ika Sulo.

Kjo është historia ime. 

Fat fat fat fat (ora u bë 22:22 e natës)

Sulo: – Të deshiroj të kesh FAT e shëndet! Nuk mund të shkruaj më, nuk kam fjalë. Nuk dua të harroj.

Tep.- Unë të kam falur ! Për çdo gjë të kam falur. Ti po thua qe i re cel gabimisht. 

Sulo:- Po 

Tep. -Të fala 

Sulo:- Isha duke shikua a mos je dhe pa dashur e kam ndrydh aty ku shkr. “Tep.”dhe bam, kërsiti pushka.

Tep- Pushka e ditëve tona. Mi kujtove kohët e para prill- maj … me këte foto që e shikoja me qejf e pastaj kur te pash, kuptova që isha një enderrimtare e pandreqshme , ti ketu je 25 a 30 vjeç e kur u takuam ne, ishe … nuk mund të ishe njësoj. Por kjo foto më sjell kujtime të mira (të këqiat i kam harruar ). Më kujton atë kohë me dashuri të pamundura por pikërisht, aq të bukura….

Unë kam qenë më e bukur e re se çdo grua tjetër (që është). Më e bukur isha por ti më njohe tani.

Tur:-  Ti je si toka bukanike, e bereqetshme

Si bukë e ngrohtë e sapo dale nga furra ….

Je si deti me ujë me peshq bollëk  

Je si malet e buta tropikale

Je e plleshme

Që të ngrohin lëkurën

Tep.- Ashtu kam qenë. Plot veze….. Që po ti kisha shitur, do të isha e pasur. Një vezë e mirë në A. bënte nga 10000 – 20000$. Unë kisha 12 vezë. Te paktën 2 më duheshin. 10 i kisha shitur.

Sulo: -Posa të afrohesh, mbetesh … sepse je e forte.  

Tep.- Ashtu më thoshte nëna ime. 

Sulo:- Nuk të kuptova  

Tep. -Po isha me barrë 12 herë. 

Sulo.- Po kur the ”10 i kisha shitur”, për çka e kishe fjalën?   

Tep.- Vezët e mira, nën A. shiteshin, për gra që nuk mbeteshin me barrë .Jo, unë isha në Shqiperi kur mbesja me barrë. Në A. nuk ndodhi më asnjeherë se isha e lodhur nga puna

Sulo:- Po ta dergoj një foto nëse mund ta bëjë

Tep.- Sot? Çfarë? Ma dergo!

Tep.- E ke akoma? E pashe por mbrapa nuk e shoh, vizen e b… në trupin e ”plagosur”

Hahahahaha

Ma dergo nje foto!

Sulo:- Foto të … ? Gati kam fjetur.

Tep.- Ashtu të fjetur, mundohu, dua të shoh. Sa i mirë Mos ki merak.

Më çmalle.

Shikoja foton me luanin e luaneshën që ma dergove. Si ne të dy

Sulo:-E di por …. më k’theve në kohë si dikur

Tep.- Unë doja të të shikoja… Ishin kohë të bukura. Të lumtura. Ne ishim të kombinuar mirë 

Sulo: – Po ishin.

Unë jam … në shtepi. Kam pushim 

Tep.- E di 

Sulo:-Por me mori malli si dikur. Edhe këtë javë jam në pushim. E ti, je në…. qytet apo shtëpi?

Tep.- Në shtëpi. Sulo,edhe unë. Ti je burri më i afërt për mua.

Sulo:- Unë nuk të kërkova foto … tënden por i kujtoj ato ….

Tep.-Janë njësoj siç i ke lënë. Nuk harrohen kollaj. Dëshira mbetet .

Sulo:- Nganjëherë rritet por dëshirat nuk zvoglohen ….

Tep. -E imja është po aq sa e tëndja…dëshira… për ty.

Sulo:-Isha shumë i mërzitur por pasi të shkruata ty e ti mua, tash jam më mirë.

Të falenderoj e të dërgoj shumë urime, me letra me dëshirat më të mirat që kam për ty. Të gezohesh me goca e ndoshta … edhe …. me nipër e mbesa! 

Tep.- Sulo, edhe unë e ndjej mungesën tënde dhe në përgjithësi për atë mungesë jam grindur me ty. Ti ishe dhe je një pjesë e madhe e jetës sime të përditshme e cila nuk është aq e bukur tani. Sepse ti nuk je ashtu siç dua unë dhe gocat i kam larg dhe ato nuk po bëhen nëna e as po martohen. Pra as mbesa e nipër s`kam por jetës nuk i dihet. Qe në këtë botë njeriu merr çfarë i takon dhe kam shpresë e besim që gocat e mia që janë modeli më i mire i nje karakteri femror të marrin ate që ju takon të paktën

Sulo:- Kur të kujtoj ty, në çdo minut, trupi më dridhet e qimet më ngrihen përpjetë.

Tep. -Sa për mua dhe ty, nuk e kam fjalën për … se ate ne e kishim dhe mbase do e kemi po të takohemi ndonjëherë por unë do të doja shumë më tepër. Por e di që është e pamundur. Prandaj e kam ulur tempin. Sepse u lodha aq shumë këto kohë …..

Uroj të jesh mirë gjithmonë.

Sulo -Te … kujtoj me mall e me dashuri! Po të fleja ndonjëherë me ty, do të kujdesesha për ty, si për mikeshën time të vockël, do ti ledhatoja flokët deri sa të flije e pastaj, do të thoja ngadalë: Natën!

Tep.- Dhe sakaq, do të na zgjonte mëngjesi ….Po, do të ishte ndryshe. Të më vije në gjumë e jo të ktheje Bythen e të flije, Hahahahaha. E mor Sulo . 

Sulo- Jo! duart do ti mbaja mbi … trupin tënd.

Tep.- Njeriu ka aq shumë pengje në këtë botë dhe kur i mendon më vonë kupton se disa gjëra nuk përsëriten. 

Sulo- Ndoshta …. do te kishim edhe nje …. e 

Tep.- Jemi pleq. Asgjë nuk bëjmë dot më. Dhe për këte më vjen edhe më keq akoma.

Sulo:-Je e mire .

Tep.- Ashtu besoj. Edhe ti, je i mire? Mbi të gjitha, jemi të sinqertë e nuk mashtrojmë. Nuk dua më shumë. I thash shumicën. 

Sulo:- Ah sa do te doja veç ….  

Tep.- Cilën?

Sulo: -Nuk mund ta shkruaj por me fjalë, mund ta them, kur të flasim.

Tep.-Hahahahahaha. Kam 300 muaj që e dëgjoj përditë.

Po! …. Ishte dhe mbetet për ty.

Sulo: –Të DUA!

Tep.- E di Sulo, Shko! të puth. Po shkruaja per ty… Sulo!  

Sulo:-Nuk të harroj 

Tep.-Është normale. 

P. S. Po ta dërgoj këte për të qeshur. Dëgjoje se është për B.

Hahahahaha

Sulo- Faleminderit për dje!

Tep. -Ishte një ditë e ëmbël për të dy !

Sulo:- Me kishte marr malli por nuk guxoja të shkruaj.

Këtu është kohë e keqe, e mërzitshme. Shi ka rënë tërë natën. Disa here, kur me dilte gjumi, degjoja pikat e shiut mbi teneqetë e dritareve. Mundohesha me të kujtua ty, kur flenim bashkë por kur prekja, krevati ishte thatë. Ti nuk ishe por ama ti je në zemrën time.

Tep. -Prapë është bukur se ka lule. Edhe ne si zogjtë pa fole ikëm. Dje natën, këtu, kishte një hënë të madhe që ndrinte.

Kerthiza e botës është zbuluar. Është në një vend, Shirokë, Suharekë ,Kosovë. Aty ku toka u shkëput nga dielli. Miliona vjet me parë prandaj ti je çuditshëm. Hahahahaha. 

Sot do të kishte ditëlindjen e 90-të mamaja time, po të rronte. 

Sulo:- Kam shumë mallë e dëshira të ndrydhura. Do të mundohem që ato dëshira ti mbaj të ngujuara nën dry e ku ti dihet, ndoshta ndonjëherë e shohin edhe ato dritën. 

Shirokën, nuk e kam larg. Është katund afër Suharekës. Isha disa here se aty jeton një ish shok i klasës sime, Sh. Kry. i katundit Pagarushë, Pagarushës së Nexhmie Pagarushës, këngëtares së njohur kosovare.

Tep.- Edhe pa e thënë ti, e kupton çka ndiej unë për ty e çka dua unë.

Jam e merzitur. Më mungon … dhe më duket vetja vetëm në këtë botë jo aq të ngrohtë. Por tani kam filluar të mendoj më shpesh për vdekjen, më duket fare normale. E di Sulo se çfarë ndjen ti. Edhe ti besoj se e di se çfare ndjej unë.

Ika të ha mëngjes.

Sulo:-Të bëftë mirë! Edhe unë po ha kaftjall.

Një ditë të gëzueshme!

Tep. -Edhe për ty Sulo! 

Sulo:-E di se ke 90 vjet. e lindjes së nënes tënde, por jeta është kjo qe është. Edhe nëna ime po të ishte gjallë, do te mbushte 80 vjet. 

Mos u merzit se ke gocat e dashtë Zoti të mbushet shtëpia me mbesa e nipër. 

Tep.- Ishalla.  

Po të shkruaj në …  Nga këtej e tutje megjithëse unë nuk shkruaj kurrë e para. 

Sulo:- Shpresoj se po, familja juaj do të shtohet

Tep.- Po ashtu mendoj edhe unë. Jemi gen që duhet shtuar

Hahahahaha

Sulo:- Shko e mos më harro! 

Tep.- Nuk besoj se të harroj, vetëm nqse harron ti, atherë po. 

Sulo:- Asnjëherë deri sa të jam gjallë. Më merr malli për ty, për trupin tënd të bukur e mendjen të hollë e të e ndritur.

Të puth ! 

Tep. -Jemi puthur shumë e pak, por besoj se dëshira nuk do të ndryshoj sepse nuk jemi ngopur dhe kjo është gjë e mirë . 

P.S. Në Durrës isha për një drekë me miket e motrës, nga 10 dje deri ne 6 dje. 

Sulo:- Ku je moj tepel.?

Tep. – Nuk rri askund perveç se shtepisë sime

Sulo:- Nëse mundesh flasim e nëse nuk mundesh, flasim më vonë ose nesër, pasdreke

Tep.- Nuk mundem po pse, pasdreke e neser? Nuk besoj se mendon njësoj nga afër e nga larg për mua. Besoj

se largësia mes nesh, te lejon ty te fluturosh në imagjinata se si duhet të ishte një grua për ty… Po nga larg njeriun e mundon malli e nga afër, deshira. Po pra…malli se pastaj sa më shikon ikën malli dhe shikon S. e vertetë.

Sulo:- A te marr?

Tep. -Por ai në 2 ka një interviste në (Sk.) e ti besoj se nuk je i lire. Nuk besoj më herët por puthjet e tua në B. i marr me mend dhe po nuk folëm sot .

Je nje burre që unë të takova vonë se me ty, do të kisha bërë shumë gallate po të ishim pak më të rinj. Por tani çdo muaj, na çon drejt plakjes së sigurt. E kështu puthjet në B. më mirë nga vendi ku punon, ku je ti e krevati ku jam unë.

Hahahahahaha

Sulo, ti e di që unë kam deshirë të ekzekutoj puthjet e jo ti përflas por ja kështu erdhi.

Tash jam e lirë, më merr kur të kesh kohë! Unë dal të premteve por ti je gjithmonë i zënë në këtë ditë të bekuar hahahaha. Arrita në shtëpi.

Do të të le disa ditë pa të të shkruar që të bëhesh pak më merak për mua … hahahaha..

Sulo- A të marrë? 

Tep-Joooo! sapo u futa në shtëpi. Pushim i gjate për ne të dy. Një muaj pushim. 

Sulo:-  isha i zënë. Tep. -Sulo e di por as unë nuk jam në humor të mire tani. Zgjidh problemet atje…! Nuk dua të flas më se jam në shtepi.

Sulo, unë nuk jam makinë, jam njeri e tani nuk më shkruhet. E mban mend që unë vendosja se si e qysh ??? Tani ti shikon gjërat e tua e me do edhe mua kur ti ke pushim. Unë tani jam ngjitur me Y. se po hamë drekë. Nuk të shkruaj e nuk kam as ndonjë deshirë të shkruaj. 

Sulo- Këtu, sot është ditë e mirë, me diell por pakëz e freskët e me fllad nga jugu. 

Tep.- Miredita Sulo! Mirë jam. Kam dalë për një pije. Uroj një ditë të mbarë!

Sulo- Gëzohem shumë sepse të premten, mu duk mua, nuk ishe e disponueme dhe thënë të drejtën më erdhi keq dhe u mërzita.

Tep. -E premtja që ti kishe takim dhe pastaj unë nuk flisja dot se u ktheva në shtëpi. Aq ishte mërrzitja tënde ka lidhje me problemet tënd, nuk besoj nga une.

Sulo – Të puth!

Tep.- Puthjet e tua janë të vetmet për mua kështu që më duhen.

Sulo:- Je vetem apo … ? 

Tep. -Jo, jam me Y. Se në fakt jam me ty 

Sulo:- A ndjehesh me mire tani ? 

Tep.- Por kjo është e vërteta. Të dua Sulo! 

Sulo:- Te puthi në ballë!

Tep.- ështe tëndi e unë të puth qafen…. 

Sulo: -Po zbres … nga sytë .. e balli.

Tep.- Ehhh, je atje…larg

Tep.- Vdes kur m` puth. Ika se po me p……

Po ika. Dua te bëj dashuri me ty pafund. Të shqepemi 

Oh Sulo, Me çmende. 

Sulo ,gëzohem që ke pushim por jam në shtëpi sepse është një ditë e zymtë jashtë dhe nuk jam vetëm. Sa për “të dua “S. P”. më mirë shkruaj ” t`dua …nga larg dhe …” … dje ike si katundar mbasi u … nuk the as ditën e mirë …

Kot, sa për muhabet se ti nuk ndryshon asgjë. Ate do e ate do marrësh. Mua nuk më prish punë fare por më ka hequr dëshiren për të folur me ty. 

Është nga gjërat që dua ta bëj edhe për vete por edhe për ty, shumë rrallë sepse nuk më pelqen më ti ashtu. Nuk e di ku ishe por e ke bastarduar. Më ke kthyer në P… dhe ashtu nuk dua të jem. Ose dua të jem me të vertetë, jo kështu. Besoj duhet të shkëputemi nga kjo lidhje abuzive dhe që ka degjeneruar ne hiçKeshtu e ndjej dhe nuk eshte faji yt. Është edhe imi. I të dyve. Nuk kemi asgjë se çfarë të ofrojmë më: Fjalët kanë mbaruar, veprat po.

Sulo: -Si të duash por unë jam këtu e nuk iki, po gjete kohë, më shkruaj, jo sot!

Tep.- Ti duhët të ikësh e të gjesh një që bën …në linjë . Aq të duhet ty. Tani e besoj fort. Shko Sulo! Mos u lodh më! Unë e fillova që, sapo mbarove … ,u zhduke … se ne kemi bërë shumë herë llafe për këtë temë. “Qe ,S. flm e të uroj një ditë të mbarë, si njeri, jo si majmun që mbaron “punën” dhe vrapon në shtëpi të jetë në rregull.

Une nuk dua ta bëj ate gjë por ti kerkon të flasëssh me mua dhe kur flet, është vetëm për ate gjë. Ose nuk flet se nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Nuk dua, sinqerisht unë jam e lodhur nga ti.

Shko! E mbyllim ketu!

Ti po më keqpërdor dhe bën sikur unë dua të bëj si ti.

-Jo Nuk është ashtu. Gënjen për këte. Pikë. Mos më trajto mua si idjote. Prandaj je i lodhur?

Shko! Ti ike i pari dje.Ti ishe i pari e gjithmonë je i pari që fillon flet me ato fjalë. Mos me thuaj mua. E para, nuk kam qenë kurrë për asgjë. Asnjëherë. Asgjë. 

Çdo gjë, sëpari vjen prej teje. Kjo është e vërteta.

-Je lodhur? Edhe unë jam e lodhur. Pra u morem vesh.

Ik!

Është kaq e thjeshtë. Borxhe nuk të kam. As ti nuk më ke. U lamë. Shko!

P.S. meqë nuk lexon më asgjë nga këto që shkruaj unë, se nuk ke kohë dhe as të intereson, po e theksoj edhe një here : “Qe kur mbaron … me nje grua në…,përshëndete në fund dhe mos ik me vrap… se dukesh si kafshë e jo si njeri i qyteteruar”  

Kjo ishte tema sot.

Sulo:- Kur të kam kohë e ti lexoj, të përgjigjem.

Tep.- Nuk më intereson aq shumë, kuptoje për vete dhe ji i vërtetë me veten se aty fillojnë të këqiat, kur gënjen veten tënde.

Sulo:- Nuk kam çka të them pos qe je një grua e pamarrun vesh. Nuk besoj se ka edhe një si ti. Edhe unë po e mbylli. Me letra nuk po mund të mirreni vesh.

Tep.- Zhduku!

Ik, ik, ik ! Zhduku, humb ! 

Sulo- Uroj te jesh mire. Me shkruaj!

Tep.- Je në spital apo në shtëpi?

Sulo:- Më shkruaj po munde. Nuk Jam mirë. 

Tep. -Natën, ishalla gdhihesh mirë, më shkruaj po munde! 

Sulo:- Jo nuk mund të shkruaj. As ti mos më shkruaj sepse nuk jam mirë.  

Tep.- Ok. Po e mbyll. Mos më shkruaj më as kur shkon në spital! Lamtumire ! Nuk të shkruaj më kurrë. 

Bëj kujdes për veten!

Sulo:- Nuk kam pergjigje.

Tep.- Gjallë je? A ja hodhe m. që të shtypi ?

Aq është mire. Unë kam ikur . Të uroj shëndet. Ai na duhet. Vetëm shëndeti. Apo ishte gënjeshtër? Ku je në shtëpi apo në spital je akoma? 

Sulo:-Në spital.

Tep.- Po çfarë të ka ndodhur?

Të shkuara.

Kur të bëhesh mirë, më trego se çfarë ndodhi, tamam dhe pse?

Sulo:- Edhe unë nuk te harroj sepse edhe unë jam marrë me ty ,300 muaj të jetës sime . 

Tep.- Por…për mua nuk ka asnjë problem, vetëm ti shërohu ! Më trego se çfare ndodhi me m.!

Shko dhe përpiqu të ekuilibrosh jetën e veten tende pa aksidente e pa ekstreme. A ke dale nga spitali, a je mire ? Dukesh mire. 

Sulo:- Sot jam më mirë . 

Të …falenderoj për interesimin dhe kujdesin që ke tregua. Këtu sot është kohë e mirë. Dola në ballkon dhe shikova oqeanin dhe … zogjët që dikur e kishin folene. Kanë ikur tash. Janë duke fluturuar e këndojnë duke fluturuar.  Zogjtë ”vdesin duke fluturuar”. Fletët e pemëve kanë rënë e po bien e koha po ftohët

Tep:- Ika. Rëndësi ka që je mirë. E kuptove, besoj.

Ty nuk të kuptoj as kur e shkruan e jo me ta marr me mend. Të kuptoj vetëm që ke nevoja fizike por për të tjerat, besoj se nuk të duhem. Por të uroj të jesh mirë me shëndet. 

Çdo gjëje i vjen fundi.

Sulo:- nuk kam nevojë …

Tepel. -Ke nevojë telefoniko- fizike, se fizike ke Z. tjerë

Ditën e mire!

Sulo:- Aha. Tepelenase

Tepel. –Turjakas.

Sulo:- Unë nuk mund të ndahem, nuk mund të iku nga ti, nuk mund të harroj ty por …. nëse flasim, kur të tregoj

Tep.- Ok flasim. Unë të kam mik.

Sulo:- Jo, unë të dua. Së bashku me të mirat dhe të keqijat . 

Tep. -Edhe unë të dua ty. 

Sulo:- Je në qytet ?  

Tep.- Jo, jam në shtëpi. Bie shumë shi. 

Sulo:- Mendova mos je në qytet e flasim. 

Tep.- Flasim një herë tjetër . Y. po hekuros e unë po lexoj. Mbase më vonë mund të mbetem pak vetëm e të shkruaj nqse ti ke mundësi. 

Sulo:- Te puthi duart ! 

Tep.- Edhe unë të puth Sulo! 

Sulo:- Jam në pushim edhe javën tjetër. Më merr malli për ty, por jo me u … e as mos mendo se e kam Z. Nuk kam me te … e as 

Tep.- Të besoj. 

Sulo:- Të puth S. P. 

Tep.- Edhe unë të puthi ballin. 

Ato më pelqejnë, mua nuk më pelqen kur të merr për … ti dhe mbaron e iken pa thënë më asgjë sikur aq deshe e ike me vrap. 

Sulo:- Të  puthi oj S. P. 

Tep.- Më puth si burrë i mirë e i dashur e jo si kopuk. Dashnor i denjë. Ashtu dua të bësh ti: Të mbytësh thuaj!

Hahahha

Sulo:- U ktheva. Dola në ballkon perseri.

P. S. 

Ngrohtë do të doja të mbulohesha me një jorgan me ty 

Tep.- Po, do të ishte bukur. Poshtë jorganit me ty ngjitur, këmbët e futura tek njëri tjetri 

Sulo:- Do të puthja sa here të më dilte gjumi e dorën nuk do ta largoja nga…. trupi. 

Tep.- Mos e hiq dorën nga, vendi më i ngrohtë 

Sulo, çfarë është kjo njollë e tmerrshme? Më shkruaj kur të kesh kohë!

Sulo:-  Po, po, të shkruaj. 

Tep. – Çfare gjë e tmerrshme …mbase do të flasim ndonjë ditë të më tregosh se çfarë ndodhi, a ka pasoja ? 

Rri ngrohtë brenda !  Pse del në ballkon, apo akoma nuk ke In. atje brenda ? Rri rehat ! Clodhu!

Jam për drekë me Y. dhe motrën e burrin. Sulo, sapo mbarova drekën dhe u kthyem. 

Shpresoj të ndjehesh më mirë. 

Edhe unë nuk dua të ndahem nga ti. 

Jam mësuar me ty dhe mënyrën se si jemi bashkë. 

Duhet vetëm të jemi të kujdesshem me njeri tjetrin dhe me njerezit e shtepisë. 

Rëndesi ka të jesh mirë me shëndet. 

Sulo:- Ti ,edhe une. 

Tep.- Të tjerat rregullohen. Të puth e të dua Sulo ! 

Sulo:-  Faleminderit për letrat por mbrëme nuk munda të përgjigjem për aresye të njohura, besoj, shume besoj edhe për ty ndërsa jashtë e në ballkon, nëse dalë në kohë e pakohë me celul, kur në banesë ka njerëz, po bie në sy dhe nuk dua edhe ashtu të rritet dyshimi, pastaj edhe koha ka fillua të ftohët.  

Tep.- Mirëmëngjes. Të kuptoj shumë mirë. Unë nga ora 11 e 30 do të dal sekam një drekë me ca shoqe në Dajt, në mal. Po munde ti, flasim pak por mos dil në ballkon e as mos bej gjëra që le dyshime, nuk na duhen. Ne e kemi të percaktuar fatin tonë , shqiptarët duan të  kenë harem dhe jo grua të dytë apo të tretë . Këtu flas edhe për vete. 

Të uroj një ditë të qetë.

Të dua e të puth Sulo! 

Sulo:- Do të mundohem të marrë në orën e caktuar, nëse nuk më del ndonjë pengesë pasi që kam dhimbje! 

Tep.- Sulo i dashur, më vjen keq për ty e këto gjëra që nuk të duheshin fare. Shpresoj shumë të kaloj sa më shpejt e të flesh mirë ashtu siç di ti. Unë po te shkruaj ne ate ore, gjithsesi dhe ti shiko rrethanat e tua. 

E fillova me thënën “Të bukurve çdo gjë u falet”, edhe gabimet sipas Bojgsny e po e mbyll me Uajldin “Dashuria është iluzion”. 

Vazhdon 

Malmö, 22 gusht 2021 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu