ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Rruga e kombit që dikush me ëndje do ta shndërronte në “Rrugën e Talebanëve”!?

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Nga: Ahmet Asani

KLERIKËT QË HAPUR PO TALEBANIZOJNË KOMBIN SHQIPTAR!
▪︎Imagjinoni se çfar do t’kishte ndodhur me ‘Rrugen e Kombit’ dhe Kombin Shqiptar sikur gjithë qytetarët e besimit islam nga Kosova, Shqipëria, Makedhonia, Malësia e Lugina, qoshim ata shqiptarë, boshnjakë, romë, turqë, ashkali, goranë, torbeshë, pomakë, vllehë, cincarë etj, të verponin sikur ky personi në foto!? Me siguri që “Rruga e Kombit” nuk do të quhej ma e Kombit por “Rruga e Talebanëve” !?
▪︎Ky shqiptar që po falet në rrugë dhe po i shkel ligjet e komunikacionit, nuk është i lindur Taleban, nuk êshtë as vetëdija e tij qe i thotë të mosrrespektoj ligjin, por ështe ndërdija – subkoshienca e tij e manipuluar nga klerikë ekstremist!
▪︎Janë klerikët të cilët dihen e njihen, që po indokrinojnë femrat shqiptare të cilat nuk po i merr gjumi derisa të mbulohen me hiramë, shami e peqe arabe, janë disa klerikë ekstremist që rinisë shqiptare në nderdije po i fusin “urdhëra sugjestiv” për sjellje e veprime të kundeligjshme, veprime kundër kombit e kundër shtetit, kundër lidhjes tonë me civilizimin Evropjan, kunder demokracisê pluraliste Perëndimore, kunder miqëve tanë që na strehuan, punësuan e çliruan!
▪︎Definitiv nuk po shohim qeveri as në Kosovë e as në Shqipëri!
Nëse shteti dhe shoqëria nê Shqiperi ende vuajnë nga kompleksi i ndalimit të religjioneve në kohën e regjimit komunist më të eger në botë, dhe tani shumë paraqitje fetare destruktive, atje po shikohen mes gishtave, Kosova që ka kontinuitet dhe traditë ne besime fetare, Kosova që ka islamin tradicional, e ka për borxh që për disa klerikë t’i hap dyertë e enteve mjeksore dhe atyre përmirësuese, në mënyrë që mos të shohim më raste si ky në ‘Rrugēn e Kombit’!

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu