ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Enverizmi dhe Titizmi

Shkrime relevante

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

Shpërndaj

Nga: Ismet Sylejmani, Prishtinë
[Ismet Sylejmani, ish i burgosur politik dhe veprimtar shumëvjeçar i „ilegalës“, paska ofruar këtë paraqitje „provokuese“ që do të duhej të nxiste debat. Meqë në profilin e Ismetit nuk kishte ndonjë reagim (kishte 43 pëlqime, 7 komente pro, një shpërndarje), po e publikoj, me shpresë se do zhvillohet debat polemizues. Do të kisha dëshiruar të ofronin vlerësime dhe opinione ata që kanë njohuri teorike, filozofike, sepse do të informohemi nëse „enverizmi“ dhe „titizmi“ ishin idiologji autentike, apo improvizime sektariste, në shërbim të diktaturava përkatëse të „proletariatit“. Në vazhdim teksti i Ismetit:]
Enverizmi dhe titizmi ishin dy platforma që luftonin njëra tjetrën për jetë a vdekje!
Enverizmi dhe titizmi, kishin përballje titanike dhe ndeshje e pamëshirshme kundër njeri tjetrit!
Enverizmi doli fitimtarë dhe triumfoi mbi titizmin, kurse titizmi u shëndrrua në humbës dhe u pasua me shkaktimin e tragjedive të mëdha, gjenocid, masakra e terror, u la në gjak gjithëçka në truallin e ish -ish-jugosllavisë!
Enveristë ishin vetëm shqiptarët dhe vetëm në Shqipëri, pastaj enveristë ishin shqiptarët e organizuar politikisht edhe në Kosovë e vise dhe kudo nëpër kontinente të globit!
Titistë në anën tjetër nuk ishin vetëm maqedonët, boshnjakët, malalzezët, sllovenët, serbët e kroatët dhe nacionalitete tjera, por titistë e përfaqësues të titizmit ishin edhe disa dhjetra mijëra shqiptarë në ish-Jugosllavi!
Shkolla enveriste dhe ajo titiste ishin me programe të kundërta e të ndryshme!
Shkolla enveriste ishte shkolla e bashkimit kombëtar!
Shkolla titiste ishte shkolla e kombeve dhe kombësive!
Enverizmi të mësonte historinë e lavdishme të Shqiperisë e të Skënderbeut, të Lidhjes së Prizerenit e të Pavarësisë së Shqipërisë, të mësonte për luftërat dhe betejat heroike të Hasan Prishtinës, Idriz Seferit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Azem Galicës etj., të LANÇ-së dhe të përspektivës kombëtare!
Titizmi të mësonte për historinë e republikave dhe krahinave jugosllave, për carët, për mbretër e krajlët serb, për përspektivë të vëllazërim bashkimit!
Veprimtari e aktivisti enverist, ka qenë kombëtarisht i brumosur dhe katërciperisht i vendosur të luftojë deri në frymën e fundit, për të realizuar programin e bashkimit kombëtar!
Titisti ka qenë pa Atdhe, i edukuar dhe i rritur në frymë anarkiste dhe në masë të madhe i përpunuar kundër aspiratave kombëtare të mirëfillta dhe puro shqiptare!
Enverizmi e ka ushqyer në mënyrë përmanente dashurinë për popullin, Atdheun dhe Kombin, për prosperitetin dhe progresivitetin, për mbarëvajtjen dhe për ngjitjen pafund drejtë majave të larta të lavdisë kulturës, dijes e të shkencës shqiptare!
Titizmi ka ushqyer urrejtje e ndarje ne mes republikave e popujve në ish-jugosllavi, ka mbjellur farën e gjakderdhjes, dhe masakrave e gjenocidit, që më vonë u bënë pasqyra dhe fundi i saj tragjik!
Enveristët luftonin me heroizëm dhe kundërshtonin me çdo mjet të mundshëm shpërnguljen e popullit shqiptar në Turqi e gjetkë!
Titistët serbo-maqedono-malazez, hartonin platformën e shpërnguljes së shqiptarëve dhe zbatonin aplikimin e elaborateve shfarosëse të Andriqit, Qubrilloviqit etj..!, kurse titistët shqiptar kurrë nuk u distancuan nga një platformë e tillë në kohë të duhur dhe hapsirë!
Enveristët ëndrruan dhe e bënë realitet në vitin 1972 mbajtën Kongresin historik dhe arritën unjësimin e gjuhës standarde shqipe!
Titistët gjuhën shqipe e kishin të parëndësishme dhe në vend e krahas saj, shqiptarëve ua mësonin edhe serbokroatishten e gjuhë të tjera që fliteshin në ish-Jugosllavi!
Enverizmi ka qenë platforma fitimtare politiko-ushtarake e organizatave politiko-ilegale patriotike në Kosovë e Vise!
Titizmi ka qenë platforma shpirtërore e organizatave të LKJ-së për Kosovën,të LSPP-së dhe të LRSJ-së të gjitha këto kundërshtarë të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të Organizatave liridashëse dhe të LPRK-së!
Enveristët ishin ata bijë nënash që i nxorrën gjokset e tyre dhe i vunë shpatullat për të quar përpara çështjen kombëtare dhe për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e pazgjidhur kombëtare!
Titistët ishin ata klysh bushtrash, të hurit e të litarit që i kishin koncentruar forcat e tyre djallëzore për të mposhtur çdo gjë progresive shqiptare dhe të mbështetur e të përkrahur nga Shqipëria!
Enveristët që me përfundimin e LDB-së u angazhuan parreshtur për çlirimin dhe pavaresinë e Kosovës nga Serbia përkatësisht Jugosllavia!
Titistët gjatë tërë periudhës së pasluftës e deri në kohën e fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990 e këndej, ishin në anën e kundërt të platformës së enveristëve për Kosovën, dhe krejt në fund u detyruan të largoheshin nga titzmi praktik, sepse u lanë në rrugë dhe u braktisën, ngase doli në skenë krimineli e gjakpirësi Millosheviq dhe praktikisht në Kosovë u krijuan parakushtet e fillimit te luftes frontale të armatosur!
Enveristët janë themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Titistët ishin kundër luftës së armatosur të popullit shqiptar të Kosovës, e njëkohësisht ishin kundër largimit të Serbisë pushtuese nga Kosova!
Enveristët ishin dhe janë shqiptarë liridashës dhe luftojnë për të drejtat dhe liritë ne radhë të parë për pjestarët e popullit shqiptar!
Titistët ishin dhe mbeten kundër aspiratave liridashëse të mirëfillta shqiptare, janë antienveriste të tërbuar dhe brenda kampit të tyre kanë një thes të mbushur me të gjitha gjinitë, racat e facat dhe përfaqësohen me të gjitha gjuhët e republikave jugosllave!
Enveristët janë nderi dhe krenaria e popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit!
Titistët janë faqja e zezë, janë pa Atdhe e pa Komb!
Enveristët janë pasardhësit dhe vazhduesit e figurës lavdimadhe të Enver Hoxhës!
Titistët janë pasardhësit e xhelatit jugosllav Josip Broz Tito, jugosllavia e të cilit, u shpërbë, u bë copa-copa dhe u la në gjak!
E ardhmja është e enverizmit dhe enveristëve!
Titizmi dhe titistët i pret vdekja e sigurtë dhe do të shuhen përgjithmonë, farë e flliqur antishqiptare ishin!
– Rroftë enverizmi!
– Poshtë titizmi!
P.S.:
ENVERIST m. (Enver Hoxha)
Ai që është mbrujtur me parimet e enverizmit dhe vepron me besnikëri sipas këtyre parimeve, ithtar i enverizmit. Enverist i vërtetë.
ENVERIST mb.
1. Që i përket enverizmit, që përmban e shpreh idetë e enverizmit, që është veçori e enverizmit; që ka të bëjë me enverizmit, me mbrojtjen dhe me zbatimin e tij; që përbëhet nga ithtarë të enverizmit. Doktrina enveriste. Parime (norma) enveriste. Në rrugën enveriste. Shumica enveriste.
2. Që është mbrujtur me parimet e enverizmit dhe vepron me besnikëri sipas këtyre parimeve, që është ithtar i enverizmit. Udhëheqës (luftëtar) enverist.
Ismet Sylejmani.
Prishtinë, 25 Gusht 2021
E përgatiti: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar nga Gjermania

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Krahasimi eshte joreal sepse kemi te bejme me dy shtete te cilat kane pase kufij fizik, ideologjik dhe politik.

    Keta dy nuk kane asgje te perbasdhket per kombin SHQIPTAR…sepse kane vepruar ne rrethana totalisht te ndryshme.

    Por mundemi me i dhane mendimet per secilin prej ketyre 2 terroristeve komunist:

    Enver Hoxha eshte tradhetari me i madh i kombit Shqiptar ne histroine e kombit SHQIPTAR…sepse se pari ia ka dorezue dhe i ka ndihmue Titos me e okupue Kosoven.
    Pastaj per 46 vite ishte vrases i lirise dhe 7500 Shqiptarve, si dhe burgosjes apo internimit te 350 mije Shqiptarve…dhe se fundi krijeus i NJERIUT TE RI SOCIALIST….dmth annacional dhe robot komunist.

    Tito per Shqiptar ka qene vrases dhe shperngules i tyre.

    Se pari i vrau 62 mije Shqiptar ne RSFJ ne vitet 1945-1948 SI DHE I PERJASHTOI PER NE TURQI 216 000 SHQIPTAR.

  2. Z. Sylejmani!
    Shkolla enveriste kurre nuk ishte shkolle e bashkimit kombetare.
    Shkolla enveriste ishte shkolle e ideologjise komuniste. Per Enverin dhe partizanet e tij rendesi me te madhe kishte “miqesia e perjetshme me jugosllavet” se sa ndihma dhene vellezerve shqiptar nga Kosova.
    Enveri dhe komunistet e tij ishin e keqja me e madhe pas pushtimit 500 vjecar aziatik.

  3. Ismet Sulejmani eshte shpiun i d’y fisht,udbash i serbise dhe shpiun i Enverit.Ky shok te ngushte e ka Skender Krasniqin,ish polic ne Suhareke,ky gjate demostratave ne kosove,vajzave ua shtinte palicen ne vagine,PSE kerkonin d’y germa KR.Mbas luftes F.Lima,sa ishte ministèr i post telekomit e beri kapitan te policise rrugore ne prishtine,kurse birin e Skenderi,Egzon K.,e punsoi ne aeroportin e Adem Jasharit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu