ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Smajl Latifi, kallësi i flamujve të Dardanisë, nis fushatën

Shkrime relevante

Zgjimi i vonuar i Presidentes Vjosa Osmani !

Nga Florim Zeqa  ___ Në fjalimin vjetor para deputetëve, Vjosa Osmani e kritikoi ashpër...

Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet

Aurel Dasareti Më tremb shumë heshtja e përjetshme e shqiptarëve për të...

Llapushniku, Flamuri i Përhershëm i Kombit Shqiptar dhe Lufta Kundër Ekstremizmit të Islamit Politik

Nga: Luan Dibrani ____ Llapushniku, ky fshat heroik në zemër të Kosovës, ka...

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisë se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Shpërndaj

Idriz Zeqiraj
Vite më parë, kur “komandantët” e frustruar, nga humbjet e zgjedhjeve, digjnin flamujtë e Dardanisë! Ata u prinin bandave, nën siglën e të ashtuquajturave “Shoqata të dala nga lufta”. Njëri nga këta “kommandantë” ishte edhe Smajl Latifi. Në Mërgatë kishte sabotuar Fondet për mbijetesën e Kosovës, kishte përçarë shqiptarët, tani i kallte flamujtë e Dardanisë! Ai, me shokët e tij, halabakë e rrugaçë, versuleshin me shkrepse në dorë, u vinin zjarrin, radhazi, flamujve të Dardanisë! Arsyetimi, sa i thjeshtë, aq edhe idiotesk: “Është flamuri i Rugovës!”
     Realisht, Flamuri i Dardanisë, i ideuar nga Presidenti Rugova, është flamuri më përmbajtësor dhe më i kompletuar, me elemente kombëtare të Shqiptarisë. Si i tillë u pëlqye shumë nga populli. Por, profanët, injorantët e ideologjisë sllaviste, nuk e duronin dot. Dhe, pavarësisht, përmbajtjes, bukurisë dhe kombëtarisë, Smajl Latifi, kuadri partiak i AAK-së, kryetari i komunës të Rahovecit, bënte “yrysh” në kalljen e flamurit dardan, për t`u ngrohur me flakën e tij!
             Edhe pse ende nuk është hapur fillimi i fushatës, për zgjedhjet lokale, kryetari i komunës të Rahovecit e ka nismuar fushatë javë më parë. Dhe, gjithçka ishte e sinkronizuar me partitë-banda të PAN-it. Sulmi është koncentruar tek presidentja Vjosë Osmani, dy ministrat e Listës “GUXO”, Donikë Gërvalla dhe Faton Peci. Qëllimi është i qartë: T`i bëjnë presion kryeministrit Albin Kurti, për shkarkimin e tyre, me qëllim të prishjes të koalicionit LVV-GUXO, për ta marrë pushtetin, qoftë edhe pa zgjedhje, opozita plus “Lista Serbe”.
     Opozita “hallakati” arkiva, duke risjellur në ekran intervistat, ku Donikë Gërvalla ka folur për “të bëmat” kriminale të “disa komandantëve”. Sipas PAN-istëve, Donika, duke emërtuar disa nga “komandantët”, rrast të inkriminuar, paska “sulmuar vet UÇK-në”, edhe pse shumica e tyre kurrë nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së, as pjesë e luftës.
     Donikë Gërvalla, duke qenë zëvendës-kryeministre, ministre e Jashtme dhe e Diasporës, në disa takime rajonale e ndërkombëtare, potencoi se “qeveria aktuale po lufton krimin dhe korrupsionin”. PAN-i, duke qenë pjesë e krimit dhe e hajnisë zyrtare, reagoi se “ministrja e Jashtme po dëmton imazhin e Kosovës, duke pranuar se në Kosovë janë bërë krime e hajni”.
      Ministrja Gërvalla tha se “me kot sulmohet BE-ja për mos liberalizimin e vizave, pasi Kosova duhet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dhe për këtë fajin e kemi ne, Kosova”. Rrjedhimisht, Kosova nuk i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave.
     Banda PAN-iste, kinse e habitur me deklarimet e zonjes Gërvalla, ashpërsoi fushatën kundër ministrës Gërvalla, duke i kërkuar kryeministrit Kurti shkarkimin e saj të urgjentshëm! Por, të gjitha këto që i deklaron ministrja Donikë, gjendën në raportet e BE-së dhe të organizmave tjera ndërkombëtare. Dhe, halabakët falsifikatorë të PAN-it, nuk arijnë t`i mbulojnë!
      Një gazetë zvicrane, e interesuar për luftën e UÇK-së, Donikë Gërvalla përgjigjet me korrektësi, se “UÇK-ja bëri luftë mbrojtëse, kundër pushtuesit serbo-sllavë”. Por, disa “komandantë”, shpirt-shitur e kriminelë, ishin përcaktuar për misionin makabër, marrjen e pushtetit me dhunë, duke shantazhuar, kërcënuar dhe vrarë kundërshtarët politikë. Dhe, kjo e vërtetë absolute, tashmë, nuk përbën asnjë sekret. Sepse, vrasjet politike janë serike dhe numerike, të realizuara nga një – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -.
     Kryetari Smajl Latifi e dështoi fushatën parazgjedhore të tij qysh në start. Presidentja dinjitare, Vjosë Osmani, nxënëse besnike e Presidentit Rugova, po shkëlqen, mençurisht e profesionalisht, në postin e lartë të Presidentës të vendit.
     Paraqitjet e dinjitetshme të Donikë Gërvallës, në përfaqësimin e politikës të jashtme të Kosovës, janë të suksesshme, që bllokojnë manipulimet e vrazhdëta të Serbisë agresive. Zonja Gërvalla, në përballjet debatuese televizive të Evropës dhe të botës, me eksponentë të lartë serbo-sllavë, i ka mundur përgjatë luftës 1998-1999. Askush më mirë se ajo nuk ka arritur të sjellë dëshmi e fakte, për ta bindur opinionin ndërkombëtar, për agresionin terrorist serbo-sllavë dhe “mbrojtjen e pragut të shtëpisë”. Donikë Gërvalla plotësoi projektin e nismuar nga babai i saj, Jusuf Gërvalla, për UÇK-në, mbështetjen dhe afirmimin e saj.
     I handakosuri Smajl Latifi, dikur kallës i flamujve të Dardanisë dhe, tani, kryetar i komunës të Rahovecit, i sulet edhe ministrit tjetër të Listës “GUXO”, Faton Pecit. Përzgjedhja emërore është e të njëjtit qëllim, njësoj si në rastin e presidentës Vjosë dhe të ministrës Donikë. Zotriu shpifës Latifi, abuzon me hallet e bujqërve të vyeshëm – par ekselance – të Rahovecit, të mirënjohur në Kosovë e më gjerë, si prodhimtarë novatorë e profesionalë.
     Pandemia, e paplanifikuar, tërhoqi fonde edhe nga bujqësia dhe, rrjedhimisht, pati reduktime në kompensimin e bujqërve. Plus goditja që u bëri breshëri shumë nga kulturave të mbjella. Dhe, këto fatkeqësi provon t`i  shfrytëzojë, për të sulmuar e denigruar ministrin e Bujqësisë dhe të Pylltarisë, Faton Pecin.
     Kuadri i partisë-bandë AAK, Smajl Latifi, dje kallës i flamujve të Dardanisë, sot kryetar i komunës të Rahovecit!
     Kuadër se jo mahi!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu