ARKIVI:
17 Tetor 2024

Komunizmi iku –  por Apologjetët e tij Eulogjizojnë të kaluarën 

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Interesant është  momenti kur ke kohe të lirë dhe vështron  kur shetit apo ecën diku për të mbaruar ndonjë punë, se si librat e vjetër dhe të rinj të botuar me mundin dhe djersën e shumë shkrimtarëve klasike, shkrimtarëve të tjerë të vjetër e të rinj, librat dhe tekstet mësimore të  shkencëtarëve, të  krijimtarëve, dramaturgëve, poetëve, gjënden në parmakët e urave të Tiranës, ose në ndonjë qoshe rruge që presin të blihen e të shiten.

Ky Pazar i çuditshëm rruge me librat, më duket sikur ka diçka të ngjashme me ato kurtizanet e rrugëve që presin të kapin ndojë djalosh të ri apo dhe ndonjë plak të leqendisaur e qejfli pensionist për ti dhuruar me pak para – një kënaqësi të çastit që shpejt harrohet njëlloj sikurr të pinë një dopio raki.

Vetëm se Kënaqësia që të jep një libër i bukur kur e lexon ose edhe kur e boton, është e një lloji komplet tjetër me kënaqësinë që të jep për një çast një kurtizane, sepse siç thotë dhe Mustafa Grublleshi, një shkrimtar dhe përkthyes i 1001 Netëve, është një lumturi qiellore që nuk krahasohet me asgjë tjetër, sepse ka të bëjë me punën e autorit, me mundin e tij të shpërblyer me një lexim të vëmëndëshëm apo me një botim pas një pune të lodhshme.

Dikur librat  e Bibliotekës së madhe të Pallatit të Kulturës ku sot shkojnë shumë pak njerëz, – gjëndet në rrugë, dhe si i thonë kanë dalë në …pension, dhe vetë Biblioteka është rrudhosur tashmë në disa salla të vogla.

Keqardhje kur sheh punën e intelektualëve rrugëve që pret ta shohi kalimtarët në vënd që të kishte prani më serioze. Sidoqoftë jeta e vrullshme e ditëve të sotme dhe hi-tech e ka shkaktuar këtë zallamahi, sepse njerëzit lexojnë në celularë në vënd të librave,,informacione të pafund shumë nga ato të panevojshme.

Në vitrinat e Librarive më të njohura sot në Tiranë por edhe në Durrës e më pak në qytete të tjera, në librat e botuar pas viteve `90, gjënden libra midis të cilëve edhe nga  autorë  të cilët  kanë qënë të persekutuar për shkak të ideve, ose kanë qënë të persekutuar por dikur kanë patur  poste të rëndësishme  gjatë diktaturës, apo poste të një niveli që mund të quhej i `paprekshëm`.

Tek shkrimet e të persekutuarve të bien në sy dy lloj të persekutuarish: ata që kanë qënë dënuar si armiq të partisë por që nuk kanë patur poste, dhe të persekutuarit të cilët kanë qënë në poste drejtuese por janë dënuar po nga ajo Parti gjithashtu si armiq të popullit.

Ndërsa të parët kanë vuajtur për shkak të idealeve të tyre anti-komuniste të cilat i kanë shprehur haptazi por janë dënuar, dhe ndonjë nga ata që mbeti gjallë është bërë shkrimtar për të shkruar vuajtjet e hequra nën rregjimin komunist. Këta meritojnë respekt të veçantë.

Një pjesë e vogël e të persekutuarve nga rregjimi familjarët e të cilëve ishin në poste drejtuese por u `shkau këmba`  për mos ndjekjen e vijës së diktatorit, përfunduan në burg ose u vranë, por disa nga këta të persekutuar gjithashtu u bënë shkrimtarë për të  shkruar vuajtjet dhe dhimbjet që u shkaktoi rregjimi komunist, por jo se kundërshtuan atë rregjim por sepse u dënuan për intriga dhe komplote kundër rregjimit , me një fjalë për poste.

Ka dhe një kontigjent tjetër të tretë shkrimtarësh, të cilët as nuk janë persekutuar dhe as janë dënuar por kanë qënë drejtues në kohën e diktaturës dhe kanë gëzuar që atëhere dhe gëzojnë simpatinë e lexuesve.

Interesant është fakti që asnjëri nga këta shkrimtarë nuk ka qënë dissident të themi si ish presidenti i Çekosllovakisë Vllacllav Havel. Madje  një nga shkrimtarët më në zë të Shqipërisë botoi para viteve `90, libra që  lavdëronin kohën e Diktaturës , por në kohën e sotme boton libra që blasfemon si askush  tjetër atë rregjim dhe vice versa.

Të jetë vallë për shkak se i u dhimbs populli? apo për shkak të ruajtjes së nivelit të jetesës? apo për të ruajtur një nam të mirë?

Kuptohet qartë se kush nga ky kontigjent shkrimtarësh janë më të sinqertë me lexuesin e kush- Jo.

Mendoj se duhet të jenë shkrimtarët që kanë vuajtur në atë kohë të diktaturës për shkak të ideve të tyre jo-komuniste. Ndërsa shkrimtarët e dalë nga dy kontigjentet e tjera, le t`ja  lëmë kohës ti gjykojë shkrimet e tyre, sepse gjithmonë opinioni popullit për historinë dhe për ata që e shkruajnë atë, kalon në tre faza: fazën e kritikës, pastaj fazën e pauzës ose të harresës. dhe pasi largohet brezi që e përjetoi, vjen faza e tretë, faza e rishikimit të historisë dhe të atyre që e shkruan atë.

Shkrimtarët e kontigjentit të dytë, ata që familjet e tyre i kanë patur në drejtimin e vendit gjatë diktaturës pra që e shijuan privilegjet e një drejtuesi të asaj kohe,  por pastaj për shkak të goditjes që u dha diktatori, i humbën privilegjet, madje mund të themi edhe aforizmën e sistemit diktatorial komunist se  `revolucioni ha bijtë e vet`, sot vazhdojnë të shkruajnë për sistemin e kaluar, i botojnë librat, madje nëpërmjet këtyre librave japin të kuptojnë se….. paskësh patur edhe drejtues të diktaturës `burra të mirë`, por që i vrau apo i burgosi diktatori, sepse po të kishin drejtuar ata vëndin do të paskësh qënë ndryshe….`. Këto eulogjizma për kohën e diktaturës të futura në `kornizë` por të rrethuara me ngjarjet e tmerrshme që ata kaluan nga ndëshkimi i diktatorit, përpiqen ti japin përshtypjen se familjarët e tyre drejtues por të rënë dhe të ndëshkuar nga diktatura, ishin njerëz të mirë, të ndershëm, si të tjerët….

Sigurisht në shumë raste, demonët e diktaturës paraqiten si ëngjej në shoqërinë e sotme.  Dhe këtë shërbim ua kryejnë lakejtë apo farefisi i tyre, në rastin tonë këta tipa shkrimtarësh përpiqen të duken si seriozë, si të sinqertë e sigurisht si bashkëvuajtës.

Dhe në këtë kohë të pas diktaturës kur sistemi ka ndryshuar  kur ka një konfuzion të madh informacioni mediatik dhe social ashtu siç është dhe demokracia e sotme në Shqipëri, kur ka një shoqëri  shqiptare që akoma nuk është socializuar dhe qytetëruar, gjithmonë do të gjënden individë apo komunitete që i pranjnë këto shkrime.

E rëndësishme është që ky kontigjent shkrimtarësh që  eulogjizojnë,  pavarësisht se kanë të dretat dhe liritë e tyre njeriut,  duhen parë në mënyrë kritike dhe jo të lavdërohen apo të shihen me sytë e popullit njëlloj si të persekutuarit e vërtetë ata të ideve anti-komuniste.

Për ta konkretizuar këtë problem mund të jap shëmbullin e Kadaresë së letrave shqip, i cili disa herë me rradhë tentoi të marrë çmimin Nobël por nuk e mori. Shkaku ishte sigurisht i qartë, sepse ky shkrimtar dikur apologjet i talentuar i Diktaturës, papritur një ditë të bukur na u kthye në një blasfemues të talentuar po të kësaj diktature.

Pra mesazhi i këtij shkrimtari dikur shkrimtar oborri, me poste partiake dhe shtetërore por tashmë një anti-komunist i tërbuar, nuk është për popullin e tij dhe për botën, por ka një mesazh personal shqiptar të tipit: `Dridheni sa të mundni dhe përfitoni sa të mundni nga çdo sistem, që të jetoni mirë`.

Së fundmi edhe mesazhet që japin këta shkrimtarë që vijnë nga familjet drejtuese të diktaturës që shijuan privilegjet e diktaturës por që e pësuan nga lakmia e tyre, janë mesazhe diabolike të cilat njerëzit që i lexojnë apo institucionet që u japin çmime, duhet ti kenë parasysh, sepse  janë mesazhe që i përkasin një klase që dëmtoi vëndin dhe popullin shqiptar.

E çfarë mesazhi mund të vijë nga ky kontigjent njerëzish që janë mbushur me mllef e urrejtje për këdo që i pengoi të rrinë në pushtet?

Mesazhi i tyre i  fshehtë  është  sa djallëzor aq dhe intrigues: `ishim mirë kur ishim keq`, dhe `do ishim më mirë sikur të drejtonim ne diktaturën…….`.

  • Universiteti Europian e Tiranës

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu