ARKIVI:
18 Tetor 2024

Tajar Zavalani, 1934, Tiranë: “Bota shqiptare u del përpara e u thotë: Hë, ju që mësuat se ç’është kultura, nxirmëni dhe mua nga mizerja ku gjindem”

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Shkelzen Gashi, Prishtinë
TAJAR ZAVALI:
“Mjerisht shumë nga të rinjtë që kanë mësuar jashtë sillen si ay jahudiu që u bë i krishterë dhe, kur e pyeti miku i tij se si e ndiente vehten, ay u përgjigj me përbuzje: “Ik mor çifut i ndyrë!”.
U hyri lezeti i jetës moderne. Mirëpo, atë këtu nuk e gjejnë. Bota shqiptare u del përpara e u thotë: Hë, ju që mësuat se ç’është kultura moderne, nxirmëni dhe mua nga kaosi, nga errësira, nga mizerja ku gjindem.
Rruga që duhet ndjekur për të modernizuar Shqipërinë është plot gjëmba, plot vështirësi të panumërta dhe lyp sakrifica të çdo çasti. Ata që do t’i përvishen kësaj pune duhet të mos ëndërrojnë jetën e një pallati por atë të kasolles, me fjalë të tjera mos kërkojnë konfort e dëfrime.
Intelektualët shqiptarë nuk kanë vullnetin ose guximin të ndjekin këtë rrugë që nuk dihet se ku mbaron, por nuk duan as ta pranojnë se u mungon kurajua civile.
Atëherë ç’bëjnë? Ngushëllohen me frazën tipike: nuk bëhet punë me këtë popull!”
1934, Tiranë (Cituar sipas Shkelzen Gashit.)
***
TAJAR ZAVALANI
Lindi më 1903 në qytetin e Manastirit 15 gusht të vitit 1903. Frekuentoi shkollën franceze, të cilën e kishin hapur në Manastir misionarët katolikë, të ashtuquajturit “Vëllezërit Maristë”. Megjithatë, i ati u përpoq t’i japë edhe njohuritë në gjuhën shqipe nga një anëtar i familjes Qiriazi, anëtarët e të cilës më vonë hapën në Korçë Shkollën Femërore Shqipe. I ati ishte kryeredaktor i gazetës “Bashkimi i kombit” botuar në Manastir më 1909-1911.
Gjatë Luftës së Parë Botërore (1916), kur francezët bombarduan dhe dogjën Manastirin, me shumë të tjerë edhe Tajar Zavalani la vendlindjen dhe shkoi në Selanik. Sipas dëshmisë së konsullit francez në Selanik, i cili i kishte dorëzuar diplomën, Tajari në atë kohë ishte laureati më i ri që kishte kryer studimet në universitetet franceze.
Më 1922 Tajri vendoset në Tiranë për të filluar punë në Ministrinë e Jashtme. Në fillim qe emruar sekretar i Komisionit Shqiptar për Çështjet e Kufijve, të cilin e kryesonte Ali Pasha Kolonja.
Më vonë emrohet Sekretar Legatës Shqiptare në Romë. Atje bëhet komunist.
Në vitin 1925 shkon për të vazhduar studimet e larta për ekonomi politike në Rusi. Mori dhe diplomën e shkencave politike. Bënte pjesë në Grupin Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik me nofkën “Zoniev” ishte dëgjues në akademinë “Tolmaçevski”.
Më 1930 Tajri shkon në Zvicër ku qëndron tre vjet. Prej Zvicrës, shkoi te i ati në Selanik. Më 1933 kthehet në Shqipëri nga ku punon si gazetar dhe përkthyes. Ka botuar në të përkohshmet shqiptare duke nisur që nga viti 1930 deri në vitin 1939 qoftë me emrin e tij, qoftë me pseudonimet e shumtë të përdorur si T.Z., ZAKS, TANI, TARZANI, TA, tz, T etj. Shkruan n’atë kohë kur shkëlqyen M. Kuteli, Branko Merxhani, P. Markon, E. Koliqi, Migjeni, Vedat Kokona, etj. në shtypin e kohës Illyria, Minerva, Bota e re, Përpjekja shqiptare, Koha e Re, Besa, Shtypi, Shkëndija, Leka, Vatra, Rilindja. Kur u botua përkthimi i “Nënës” në revistën “Leka” u botua një kritikë. Nga fundi i recensionit ishin edhe këto fjalë: “Përsa shihet përkthyesi asht tue e lyp të vërtetën edhe nji ditë do t’a gjejë”. Këto ishin porsi fjalë të një profeti, sepse kështu edhe ndodhi.
Më 1935, ai ka qenë editor i revistës “Jeta dhe Kulltura”. Pas një kohe të shkurtër merret në Ministrinë e Financave, ku kryen detyrën e Drejtorit të Statistikave. Në këtë detyrë mbeti deri në vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua.
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, për përkthimin e “Nënës” së Gorkit, dhe artikujt e tij therës, Tajari bashkë me zonjën e tij internohen në Itali. Prej atje arratiset në Francë. Me një letër iu drejtua Mehmet Konicës, i cili në atë kohë ishte një nga anëtarët e Këshillit Mbretëror, madje iu drejtua edhe Mbretit, duke ia shfaqur me plot sinqeritet mendimet, dëshirat, idetë e idealet e veta. Mbreti jo vetëm që “e fali”, por u përgjigj se për Tajarin ka pasur një dashuri e simpati të posaçme, sepse e njeh mirë zemrën dhe thjeshtësinë e tij, ndaj në Francë qe emeruar prej Madhërisë së tij si atashe i shtypit i Oborrit Mbretëror. Kur Mbreti Zog gjendej në Francë, e cila në atë kohë kapitulloi, qe ftuar prej Mbretit të Anglisë, Gjergjit VI (Xhorxhit VI), që të kalonte në Britaninë e Madhe. Me vajtjen e Tajarit në Londër, veç detyrave të tjera, filluan edhe transmetimet e para në gjuhën shqipe me anën e Radio BBC-së, në nëntor të vitit 1940 si përkthyes dhe spiker në Seksionin Shqiptar të Shërbimit për Europën, së bashku me diplomatin Dervish Duma dhe Anton Logorecin.
Në Londër Tajar Zavalani ka mbajtur një varg konferencash nëpër institute të ndryshme mbi Shqipërinë. Tri vjet ishte Sekretar i Përgjithshëm i Pen Clubit të shkrimtarëve në mergim, që vinin nga shtetet e robëruara. Pothuaj se tërë një numër të “Arena” (revistë letrare e klubit të përmendur) ia kushtoi letërsisë shqipe, ku botoi edhe përkthimin e “Gjeniut” të Atë Gjergj Fishtës në gjuhën angleze, që ai e përgatiti.
Vdiq në Londër më 19 gusht 1966.
Përkthimet e Tajar Zavalanit:
„Manifesti i Partisë Komuniste“ (Marks)
“Sonata e Krojcerit” (Tolstoi)
“Ana Karenina” (Tolstojit)
“Novelat” (Çehov),
“Nëna” (Gorki),
“Zonja me kamelje” ( Dyma)
“Tartarini e Taraskoni” (Dode)
“Gobseku” (Balzak)
“Jeta e Napoleonit” (E. Ludwig).
“Njeriu-ky i panjohur” (Aleks Karel)
Nga rusishtja në gjuhën frenge:
“Kujtimet e mia mbi parajasën e Stalinit” (G.A.Tokaev), që u botua në Paris më 1957.
Veprat autentike:
“Sa është e fortë Rusia?” (How strong is Russia?),
„Historia e Shqipërisë“ (Londër, 1965)
Etj.
(Sipas enciklopedisë elektronike WIKIPEDIA.)
Kan være et bilde av 1 person og tekst
E përgatiti: Ibrahim Kelmendi

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu