ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Presidentja Osmani takohet me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Sh.T. Guy Parmelin

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani u takua sot me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Sh.T. Guy Parmelin. 

Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi raportet tashmë jashtëzakonisht të mira në mes të Kosovës dhe Zvicrës, të cilat ajo konsideroi se kanë krijuar mundësi të shkëlqyeshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve. 

Ajo po ashtu foli për raportet e veçanta në mes të dy popujve, me ç’rast shprehu mirënjohje të thellë për institucionet dhe popullin zviceran për faktin që Zvicrën e shndërruan në shtëpinë e mbi 200,000 kosovarëve duke u mundësuar atyre integrim të suksesshëm në shoqërinë zvicerane. 

Gjatë takimit, palët u dakorduan që ekzistojnë mundësi të jashtëzakonshme të bashkëpunimit  bilateral në fushën e ekonomisë. Presidentja Osmani theksoi që institucionet e reja janë të interesuara për thithjen e investimeve të reja, për të cilat do të ofrohet mbrojtje dhe siguri e plotë. Në këtë drejtim, palët u dakorduan për bashkëpunim aktiv dhe angazhim dypalësh për intensifikim e shkëmbimeve ekonomike, si dhe shtimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët. 

Nisur nga zhvillimet e fundit me pandeminë, Presidentja Osmani theksoi edhe njëherë rëndësinë e vaksinimit si mundësia jonë më e mirë për të shpëtuar jetë dhe për të luftuar pandeminë. Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të ketë nevojë për asistencën e vendeve mike për sigurim të dozave shtesë të vaksinës. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu