Ilustrim: Gjuha e dashurisë
Luljeta Aliu, Prishtinë
FALJA
Poezi
Kur të kesh gjetur puthjet e mia
E di se t’i kam falur të gjitha premtimet e shkelura
Buzëqeshjet tua do të shëndrisin mëngjeseve prapë, si dielli që e adhuroja kur zgjohesha pranë teje
Kur lëkura e të dashurës tënde të jetë aroma e vetme që ta mbushë zemrën me jetë
Dhe asgjë tjetër pos buzëve të saj nuk ta shuan etjen
Tek atëherë të kam falur thyerjen e të gjitha ëndrrave, edhe gënjeshtrat, edhe mashtrimet, edhe ofendimet
Kur valvitja e flokëve të së dashurës tënde është flladi i vetëm që ta freskon shpirtin
Dhe dehja më e ëmbël kur pushon në gjoksin e saj
Atëherë dije që të kam falur vrasjen e dashurisë sonë
Deri atë ditë nuk do të gjesh dashuri
L.A., 1 shtator 2021