ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Dhomës së posacme të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me aktgjykimin për të drejtat e punëtorëve të gazetës Rilindja

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj


DEKLARATË: BEHLUL JASHARI – NSH GAZETA RILINDJA 

Do të mirëpritja mundësinë të mbrojë të drejtën me prani e deklarim në seancë dëgjimore, po besoj se ajo që do e thoja është në këtë deklaratë timen të shkruar: 

Lidhur me Aktgjykimin tuaj, mendoj dhe besoj se në rastin tonë spacifik si NSH Gazeta Rilindja dhe punëtorë të saj nuk mund të ketë parashkrim kërkese, meqë të gjithë  së bashku edhe para lufte e gjatë luftës kur Kosova nuk kishte as gjykata të veta dhe pas luftes duke iu drejtuar institucioneve, përfshirë gjykatat dhe AKM-AKP me shumë shkresa, ankesa e padi kemi bërë gjithë çka ishte e mundur në mbrojtje të   

egzistencës e të drejtës sonë si ndërmarrje dhe si punëtorë të saj. 

Puna pa paga në kohën e luftës ishte investim i punëtorëve në ndërmarrje për të mos e lënë të mbyllet. Mbi të gjitha ishte rezistencë kundër okupimit të Kosovës e ndalimit e mbylljes së gazetës Rilindja dhe investim për të mos e lënë Kosovën në terr informativ në kohë lufte. 

Dëshmi se nuk ka parashkrim është kërkesa  me nënshkrimet e punëtorëve, në një kohë kur Kosova nuk kishte gjykata të vetat, që u është bërë në janar-shkurt 1999 autoriteteve më të larta në Kosovë e Shqipëri për zgjidhje të problemit me Eurorilindjen që do ishte edhe zgjidhje për pagat që përmenden poashtu se nuk janë marrë mëse një vit. Ajo kërkesë ishte më e mundshmja dhe më e duhura në atë kohë, kur unë isha kryetar i Tubimit të Punëtorëve. Në rrethana kur në prag të vitit 1999 na e kishin ndaluar edhe gazetën e rezistencës “Bujku” dhe na e kishin  ndërprerë edhe energjinë elektrike në lokalet ku punonim e ku as nuk mund ta bënim shkresën në kompjuterët që kishim, atë shkresë e kam shkruar unë me llaptopin me printer, që ma kishte dërguar vëllau nga Zvicra për të më mundësuar që nga lufta në Kosovë të raportoja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë (Agjencinë Telegrafike Shqiptare -ATSH), nga e cila ato raportime shkonin në gjithë botën të përkthyera në shumë gjuhë. As për atë punë nuk paguhesha, meqë si kompensim e bashkëpunim (isha edhe themelus i bashkëpunimeve të para të mediave Kosovë-Shqipëri) nga ATSH  merrnim shkrimet nga Shqipëria që i botonomin në gazetën e përditshme “Bujku” që nga numri i parë.  

Gazeta e përditshme e rezistencës dhe e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, ka dalë duke nisur nga 18 janari 1991 deri në prag të vitit 1999, kur u ndalua dhe dëbua nga Pallati Rilindja nga forcat serbe, por ne vazhduam punën nëpër shtëpia duke nxjerrë gazetën Rilindja të shtypur në shtypshkronjë private në Prishtinë deri në fillimin e ndërhyrjes shpëtimtare të aviacionit të NATO-s në 24 mars 1999, e pastaj në ditën e hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në Kosovë në 12 qershor 1999, të shtypur në Shkup.  

Formulari-i-Kerkeses-Gjykata-Kushtetuese- NSH Gazeta RILINDJA – FINAL ME PERMISIME

Në kohën e luftës në Kosovë, përkundër shumë rreziqeve e me sakrifica – kishim dy gazetarë të vrarë e shumë të keqtrajtuar e arrestuar, vendosëm të punojmë pa rroga e të mos ndalim punën e informimin, që në atë situatë shumë të rëndësishme e historike ta mbajmë informimin shqip dhe të vazhdojmë të jemi pjesë e rezistencës dhe luftës për liri e pavarësi. Kishim besimin se pagat e papaguara do t’i kompensojmë në Kosovën e lirë nga zgjidhja e çështjes së Eurorilindjes në Tiranë dhe nga fitimet me punën tonë, por edhe në Kosovën e lirë UNMIK na e mbylli dhunshëm gazetën Rilindja në 21 shkurt 2002 dhe na dëboi kolektivisht, kundërligjshëm e padrejtësisht nga puna. 

Ky ishte edhe kulmi i problemeve – dëbimi dhe mbyllja nga UNMIK, të cilin brenda afatit ligjor edhe me kërkesë për dëmshpërblim e kam paditë si përfaqësues i ndërmarrjes dhe i të gjithë punëtorëve -si kryetar i Këshillit Drejtues-kryeredaktor i zgjedhur me referendum – votim të fshehtë, ku të gjithë punëtorët ishin edhe votues edhe kandidatë me emrat në fletëvotim për t’u zgjedhur. Se nuk ka parashkrim është dëshmi edhe kjo padi për dëbimin e mbylljen e ndërmarrjes nga UNMIK-u, që për pasojë kishte edhe moszgjidhjen e çështjes së Eurorilindjes dhe edhe të 11 pagave të kohës së luftës. Siç e kam thënë edhe në shkresën  “Lënda: Kërkesë për angazhimin e AKP-së që organet e hetuesisë e drejtësisë të merren me rastin e shitjes-tjetërsimit të pronës në Shqipëri të Ndërmarrjes Shoqërore Gazetare Rilindja” dorëzuar në AKP më 8 dhjetor 2009, administratori i Eurorilindjes  në Tiranë, që e  kishin regjistruar në emra privatë edhepse ishte i dërguar si punëtor i Rilindjes “dhe mbase edhe ndonjë tjetër do të kenë menduar se është mbyllur përgjithmonë dhe nuk ekziston më gazeta dhe Ndërmarrja Shoqërore Gazetare Rilindja dhe mbetet e atyre pasuria e Rilindjes në Shqipëri, e regjistruar në emra privatë”. 

Listat e pagave per punetoret e NSH Rilindja 98,99,2000

Me dëbimin-mbylljen e gazetës Rilindja në Prishtinë administratori i Eurorilindjes në Tiranë mbylli edhe atë bashkëpunim që e kishte rifilluar në një masë jo të mjaftueshme pas luftës. 

Po të mos ishte dëbimi dhe mbyllja e NSH Gazeta Rilindja nga UNMIK as nuk do kërkonim 11 pagat sepse kjo çështje do ishte e zgjidhur e as nuk do kërkonim  dëmshpërbim për dëbim kolektiv nga puna (ndërprerje të parakohshme të kontratës së punës)  siç kemi kërkuar brenda afatit të duhur në procesin e likuidimit. 

Dhe, duhet pasur parasysh se para e gjatë luftës me ligjet e okupimit që ishin në fuqi ishim të ndaluar e mbyllur si ndërmarrje dhe gazetë  Rilindja dhe ishim të dëbuar nga puna si punëtorë të saj. Ne kemi rezistuar, nuk kemi punuar sipas atyre ligjeve, kemi bërë organizimin tonë alternativ e të pavarur – si pjesë e sistemit të Republikës së Kosovës të 2 Korrikut e 7 Shtatorit 1990 dhe Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur të 26-30 Shtatorit 1991. Dëshmi është se edhe me ligjin e Kosovës shtet – Ligjin nr. 04/l-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti edhe neve punëtorëve të NSH Gazeta Rilindja që në vitet e 90-ta kemi nxjerrë gazetën e rezistencës “Bujku” na njihet stazhi i punës për atë kohë duke u përfshirë mes punëtorëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës. 

“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajtur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, vlerësonte Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, në funddhjetorin 2002, në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryetar i Këshillit Drejtues-kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast  më dha edhe një nga intervistat ekskluzive, nga e cila e citova,  e ku si gjithnjë shprehte edhe mbështetjen e fuqishme institucionale për gazetën simbol i traditës së informimit në Kosovë dhe të drejtën e punonjësve të saj. 

Për të mos pasur diskriminim, punëtorët e NSH Gazeta Rilindja – ata që janë në listën e pagave të vitit 1998 – të fundit të kohës së luftës jo vetëm që duhet të marrin 11 pagat për 11 muajt e punës pa paga në atë kohë, por do duhej të përfshihen edhe në një ligj që përcakton edhe të drejtën në kompensim shtesë mbi pensionin si në Ligjin Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. 

Qeveria e Kosovës që e ka shpronësuar Pallatin Rilindja e që do e paguajë  20% sipas vendimit që e ka marrë besoj shumë se duke njohur kontributin, punën dhe sakrificën e punëtorëve të NSH Gazeta Rilindja në kohën e luftës do mirëpriste vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për kompensimin e 11 pagave të papaguara, si edhe për dëmshpërbimin për dëbimin kolektiv nga puna e nga Pallati Rilindja, të dhunshëm, të padrejtë e të kundërligjshëm, që ishte shkelje e rëndë edhe e të drejtave të njeriut. Me mbylljen nga UNMIK në atë mënyrë të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja u bë edhe shkelje e lirisë së shtypit, më e rënda dhe e pashembullt në botën e lirë dhe demokratike.  

Dhe, edhe një shkelje tjetër e madhe e të drejtave është mosprivatizimi i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja që e kemi kërkuar shumë herë e edhe me shkresën Lënda: Privatizimi i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja”, që e kam dorëzuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit  më 12 Shkurt 2014, ku mes tjerash kam shkruar: 

Arsyetim i  kërkesës: 

Emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse 70 viteve, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit. 

Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin, madje pa asnjë ndërprerje dhe në objektet ku kanë qenë. 

Por, në rrethanat tona kur Pallatin Rilindja e ka marrë Qeveria dhe duhet ta kompensojë, ne privatizimin e gazetës nuk e lidhim me objektin. Kush e blenë gazetën – të drejtën për të qenë trashëgimitar i ligjshëm i emrit dhe traditës së Rilindjes, siguron vetë lokalet e punës. Fundja, gazeta Rilindja në historinë e vet ka kaluar nëpër disa objekte, fillimisht në Prizren në objektin që tash është i mbrojtur si trashëgimi e i shënuar si vendi ku nisi të dalë kjo gazetë, e pastaj në Prishtinë, ku parase të kalojë në Pallatin Rilindja ishte në objektin ku sot është Gjykata Themelore e Agjencia e Statistikave, të cilin në vitin 1976 e kemi dhënë për investim në Pallatin Rilindja, madje kemi dhënë edhe nga një pjesë të rrogave të punëtorëve mëse 15 vite me radhë po për këtë investim – për të shlyer kreditë që ka marrë ndërmarrja Rilindja për ndërtim të Pallatit të saj. 

Rilindja është gazeta më e madhe, me tirazhin më të madh, në gjithë historinë e shtypit në Kosovë, po edhe të shtypit shqiptar dhe më gjerë në rajon. 

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja  është një pasuri kombëtare, është një traditë aq sa ka gazeta e njohur franceze Le Monde e Parisit, e që krahasohet edhe me traditat e gazetave të tjera të shteteve euroatlantike, të demokracive më të përparuara në botë. 

Çdo vend normal në botë e ka gazetën e vet të traditës, dhe duhet ta ketë edhe Kosova. 

Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti. 

E veçanta e Rilindjes në tregun e gazetave-mediave të pavarura e të lira do të jetë edhe tradita shumë e gjatë e saj, rruga historike e saj, e pakrahasueshme me gazetat tjera, pra është gazeta tradicioanale e Kosovës, çka është vendimtare për imazhin e saj e suksesin e sigurt të saj, duke pasur edhe profesionalizmin e shkallës më të lartë, që e ka poashtu traditë. 

Për të investuar, për ta blerë, për ta vazhduar daljen e gazetës së përditshme tradicionale e historike të Kosovës Rilindja ka shumë të interesuar, si theksova edhe më parë. 

Interesim për investim në gazetën Rilindja ka shprehur përmes përfaqësuesve të vet edhe Bodo Hombach, drejtori menaxhues i WAZ-it, që ka investuar dhe ka arritur shumë sukses në gazeta të ndryshme në rajon. 

Interesimi i punëtorëve të Rilindjes, përpos për të konukurruar për ta blerë vetë – privatizuar gazetën e tyre, është edhe që të marrin 20 përqindëshin nga prona shumë e çmuar – firma-emri dhe tradita e Rilindjes, që e kanë ngritur edhe me shumë sakrifica. 

Kërkesat e punëtorëve të Gazetës Rilindja në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Të enjten e 2 Shtatorit 2021, pasdite, me Formularin e Kërkesës të plotësuar e një pako dokumentesh iu drejtova Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesat që kemi bërë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme – me përqëndim te 11 pagat e kohës së luftës për 195 punëtorët e gazetës Rilindja që janë në listën e fundit të pagave të asaj kohe – Prillit 1998, duke theksuar edhe kërkesat tjera.

Në attach Formulari dhe disa nga dokumentet e dorëzuara, mes të cilave edhe:

-GAZETA RILINDJA E DREJTË E SHKELUR, numri protestues i 3 Majit 2005 – me dokumente ankesash e komunikimesh me institucionet, etj.

-DUKE BESUAR NË SUNDIMIN E LIGJIT NË SHTETIN E KOSOVËS PRESIM QË NGA NUMRI I ARDHSHËM RILINDJA TË DALË PËRDITË – numri i fundit i jashtëzakonshëm i printuar, 30 Dhjetor 2008.

DHE KËTE FAQE GAZETE TË PRINTUAR NË NJË LETËR:

-A E SHIHNI KU E KENI NGUJUAR GAZETËN TRADICIONALE TË KOSOVËS RILINDJA – ALARM NGA BUNKERI – ARKIVI I RILINDJES PASURI KOMBËTARE QË PO SHKATËRROHET – Rilindja, 11 Prill 2005,  faqe 14.

Falënderoj avokatët Hamdi e Fatlum Pordvorica për punën e madhe në betejën ligjore për të drejtat e punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore Gazeta Rilindja.

KËTË TEKST TË PLOTË U DORËZOVA NË FAQE TË NDARA MEQË NUK E ZINTE HAPËSIRA NË RUBRIKËN II PËRSHKRIMI I PËRMBLEDHUR I FAKTEVE, KU PËRFSHIVA VETËM NJË PJESË:

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme është duke refuzuar kërkesat e punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore Gazeta Rilindja për 11 pagat e papaguara për punën me shumë sakrifica në kohën e luftës dhe meqë lënda është e njëjtë refuzimi i kërkesave-ankesave individuale do jetë për të gjithë që kanë bërë kërkesa e besojmë se duhet të kompensohen edhe të gjithë të tjerët që nuk kanë bërë kërkesa e kanë punuar në atë kohë dhe janë në listën e fundit të pagave të asaj kohe – vitit 1998 dhe të Referendumit të janar-shkurtit 1999, të cilat dokumente i bashkangjesim, si edhe gjithë dosjen time lidhur me këtë – shkresat e lëndës, etj.

Në këtë lëndë është arsyetimi i kërkesës edhe në deklaratën time drejtuar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, me datë 11 Maj 2020,  të cilën e bashkangjesim dhe  ju lutem ta lexoni të plotë, e ku mes tjerash kam shkruar:

“Në kohën e luftës në Kosovë, përkundër shumë rreziqeve e me sakrifica – kishim dy gazetarë të vrarë e shumë të keqtrajtuar e arrestuar, vendosëm të punojmë pa rroga e të mos ndalim punën e informimin, që në atë situatë shumë të rëndësishme e historike ta mbajmë informimin shqip dhe të vazhdojmë të jemi pjesë e rezistencës dhe luftës për liri e pavarësi. Kishim besimin se pagat e papaguara do t’i kompensojmë në Kosovën e lirë nga zgjidhja e çështjes së Eurorilindjes në Tiranë dhe nga fitimet me punën tonë, por edhe në Kosovën e lirë UNMIK na e mbylli dhunshëm gazetën Rilindja në 21 shkurt 2002 dhe na dëboi kolektivisht, kundërligjshëm e padrejtësisht nga puna.

***

Për të mos pasur diskriminim, punëtorët e NSH Gazeta Rilindja – ata që janë në listën e pagave të vitit 1998 – të fundit të kohës së luftës jo vetëm që duhet të marrin 11 pagat për 11 muajt e punës pa paga në atë kohë, por do duhej të përfshihen edhe në një ligj që përcakton edhe të drejtën në kompensim shtesë mbi pensionin si në Ligjin Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

***

Dhe, edhe një shkelje tjetër e madhe e të drejtave është mosprivatizimi i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja që e kemi kërkuar shumë herë e edhe me shkresën “Lënda: Privatizimi i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja”, që e kam dorëzuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit  më 12 Shkurt 2014….”

***

Këtu po shtoj edhe se shkelje e të drejtave është edhe vonesa-mosdhënia e 20% edhe pse kanë kaluar mëse 20 vjet nga shpronësimi i dhunëshëm që e bëri UNMIK duke nga dëbuar nga Pallati i Rilindjes dhe kolektivisht nga puna.

Meqë lënda është e njëjtë e të gjithë punëtorëve që kanë bërë kërksa për 11 pagat e që janë në listën e fundit të pagave të kohës së luftës – vitit 1998 dhe meqë refuzimi nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme është i njëjtë për të gjithë, besoj se dhe për të lehtësuar punën nuk ka nevojë t’u drejtohemi individualisht dhe kam të drejtën e përfaqësimit të punëtorëve dhe t’u drejtohem në emër të të gjithëve – pasi isha kryeredaktori i parë-themeluesi i gazetës së rezistencëë “Bujku” që e nxirrnim nga 18 Janari 1991 pas ndalimit të gazetës Rilindja dhe në të cilën punonim në kohën e lutës e në atë kohë isha kryetar i Tubimit të Punëtorëve.

E pas luftës isha kryeredaktori i fundit i gazetës Rilindja (Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja sipas Statutit nuk ka drejtor, por vetëm kryeredaktor i cili e menaxhon dhe përfaqëson), edhe kryetar i Këshillit Drejtues nga zgjedhjet me votim të fshehtë-referendum të 7 Shkurtit 2002, që i mbajtëm për të krijuar legjitimitet përfaqësimi në luftën për të drejtën derisa kishim presionet e ultimatumet e UNMIK-ut për të na dëbuar nga puna dhe Pallati, që ndodhi dy javë më vonë në 21 Shkurt 2002 dhunëshëm.

Si kryetar i Këshillit Drejtues – kryeredaktor i fundit kam pasur të gjitha komunikimet e bashkëpunimet me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit – Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila në emrin tim e adresen time ka dërguar edhe “Letër kreditorit”, sipas së cilësa  procesi i likuidimit të NSH Gazeta Rilindja “ka filluar që nga data 22.02.2017”. Në atë letër AKP mes tjerash shkruante: “Përkundër  faktit që ju më parë keni njoftuar Agjencinë lidhur me pretendimin tuaj, ju përsëri duhet të parashtroni kërkesën lidhur me pretendimin tuaj pasi që tani kanë filluar procedurat e likuidimit për këtë ndërmarrje”. (“Pretendimin” – kërkesën e kemi drejtuar-dorëzuar në AKP mes tjerash me shhkresën  e 21 shkurtit 2014 “Lënda: KOMPENSIMI I PUNËTORËVE NË PROCESIN E LIKUIDIMIT TË NSH GAZETARE RILINDJA, PËR DËBIMIN KOLEKTIV NGA PUNA).

Me përmbajtjen e “Letër kreditorit”  i kam njoftuar të gjithë punëtorët dhe bazuar edhe në të kemi bërë kërkesat tona individualisht si kërkohej për kompensime në procesin e likuidimit të NSH Gazeta Rilindja.

 Në 3 Prill 2017 në AKP kam dorëzuar edhe  “Lënda: Dokumentacioni i përgjithshëm për kërkesat e punëtorëve në procesin e likuidimit të NSH Gazetare Rilindja”,  e ku theksohen 3 kërkesat:

Për PRETENDIMET PËR PAGAT E PAPAGUARA (Për shumën-listat e pagave, e 17. 04. 1996 dhe e PRILL 1998);

Për KËRKESAT PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË KUFIZUARA NË 3 PAGA MUJORE BRUTO;

Për KËRKESA E PUNËTORIT PËR NDËRPRERJE TË PARAKOHSHME TË MARRËDHËNIES SË PUNËS.

Në dokumentet që kemi dorëzuar në AKP e Gjykatë shihet se edhe Kryeadministratori e zyrtarë të tjrë të lartë të UNMIK, Ombudspersoni – Avokati i Popullit e zyrtarët më të lartë të institucionave të Kosovës e edhe të AKM-AKP pranonin-konstatorin se na janë shkelur të drejtat, madje edhe premtoheshin zgjidhje.

Në “Dokumentacioni i përgjithshëm…” theksohet se “Ky regjistër domumentesh është seleksionuar nga një numër më i madh dokumentesh, ashtu siç na është sugjeruar në AKP”. Meqë gjatë seleksionimit ka mbetur jashtë regjistrit një dokument poashtu i rëndësishëm me datë 10 tetor 2003, ku Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave
e të Lirive të Njeriut – Prishtinë kërkon që në titull  “ T’I KTHEHET E DREJTA LEGJITIME GAZETËS ‘RILINDJA’”, atë po e bashkangjesim.  “…Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, duke i dhënë përkrahje të plotë stafit të gazetës “Rilindja”, kërkon që të respektohet e drejta legjitime e gazetës “Rilindja”…”, thuhet mes tjerash.

Në përfundim do të shtoja: Mbyllja e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja me uzurpim të Pallatit Rilindja e dëbim të dhunëshëm e kolektiv nga puna të punëtorëve të saj më 21 Shkurt 2002 është e pashembullt në botën e lirë e demokratike, është shkelje e rëndë e të drejtave e edhe e lirisë së shtypit. Madje, punëtorët e gazetës Rilindja kanë mbetur njerëz pa të drejta – pa realizuar asnjë të drejtë që u takon punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore që privatizohen a shpronësohen.

Me shumë respekt                                                                                                         

Behlul Jashari 

Prishtinë, 11 Maj 2020        

Tel: 044 278 024    Email:  g_rilindja@yahoo.com, behlul.j@gmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Artikulli përpara
Artikulli tjetër