Të gjithë nxënësit që nga parashkollori e deri në shkollat e mesme të pajisen me libra falas nxënësit e këtyre tri komunave.Të gjitha shpenzimet e shkollimit për student ti marrë përsipër Tirana edhe Prishtina zyrtare si dhe përgatitjen e kuadro deficitare që të shkollohen e specializohen nëpër institucione e universitete nëpër hapësirat tona etnike.
Pastaj Konferenca e donatorëve të jetë nga afaristë dhe biznesmenë të të gjitha hapësirave tona etnike shqiptare duke vazhduar edhe grumbullim të mjeteve-donacioneve nga të gjitha afaristët vullnetarë të mirë nga i gjithë globi.
Mjetet e grumbulluara nga këto donacione do të destinohen në investime në përmirësimin e jetës atje ndërtimin e një spitali-materniteti në një nga këto tri Komuna, në ndërtimin shtëpive për të gjitha ata të dëbuar, zhvendosur dhe shpërngulur shqiptarë që dëshirojnë të kthehen, por paraprakisht t’ju krijohen disa kushte elementare për një jetë normale dhe të mos braktisin shtëpitë dhe vendlindjet për të kërkuar një jetë më të mirë.
Vetëm mbajtja e një Konference të Donatorëve ku të mund të grumbullohen mjete të destinuara për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoci dhe Preshevë do të ndalte zbrazjen e kësaj hapësire Shqiptare dhe do të kthente motivimin që ata mbeten në tokat e të parëve.
Vetëm mbajtja e një Konferencë të Donatorëve si dhe mbajtja e një qëndrimi, me një platformë dhe strategji afatgjatë, do të mbështeste shqiptarët që të përballojnë sfidat me të cilat ata përballen për çdo ditë nën pushtetin e Beogradit që diskriminon në të gjitha sferat e punës dhe jetës.