ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Thirrje Albin Kurtit që të punojë sa më ngushtë me malazezin Milo Gjukanoviç, kroatin Zoran Milanoviç dhe boshnjakun Sedihiç

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

Joanikije dje në fronëzimin ilegal në Manastirin e Cetinës të Malit të Zi, ka ardhur me helikopter ushtarak, në percjelljen e Patriarkut të Serbisë, Porfirije.
Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
THIRRJE ALBIN KURTIT
Shqiptarët e Malit të Zi duhet të mbrojnë shtetin multietnik dhe evropian malazez, dhe të mos rreshtohen në anën e priftërinjve çetnik për hir të Dritan Utopist Abazit, i cili beson se ai mund të mposhtë korrupsionin dhe krimin e organizuar vetëm me ndihmën e tyre.
Të besosh se si shqiptar mund të mposhtësh krimin e organizuar dhe korrupsionin me ndihmën e fashistëve klerikal serb është njësoj si të jesh dele dhe të kërkosh azil te ujku, respektivisht si të ikësh nga bariu që të shpëtoi nga i njëjti ujk.
Ose sikur të ishit një ushtri dhe në vend që të blini armë për t’u mbrojtur kundër armikut, blini një kamion me shkumësa për të shkruar parulla në çdo lagje:
“Në emër të Zotit vëllezër, mos na sulmoni”.
Por shqiptarët janë kryesisht dele që kërkojnë strehim nga ujku, dhe mes tyre veçanërisht analistët që nuk hetojnë atë që po ndodh në sy të Uraganit, por vetëm komentojnë efektet anësore në gjuhën e shtrembëruar fonetike, morfologjike dhe sintaksore.
                                               Dritan Abazović
Prandaj, aftësia retorike e Dritan Abazit është e mjaftueshme për ta, për të shpallur atë “Albinin e dytë”.
Ata thjesht nuk e kuptojnë që Dritan Abazi po imiton qëllimisht Albinin, sepse ai e di shumë mirë që shqiptarët e mbajnë në zemër pikërisht sepse ai është një patriot i ndershëm, i arsimuar, i moralshem dhe i pakorruptuar.
Ata nuk e kuptojnë se theksi i vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit i shërben Dritanit si një “art demagogjik” për t’i verbuar ata.
Ata nuk e kuptojnë që Albini udhëhoqi protestat e studentëve në kohën më të rrezikshme dhe që ai ishte zëdhënësi i Adem Demaçit gjatë luftës, gjë që e pagoi me abuzime dhe persekutimet me të tmerrshme në burg, ndërsa Dritani e testoi veten në ditët studentore si reper i njërit prej Grupeve me të spikatura klero-fashiste të muzikës serbe e cila përmes një kënge luftë-nxitëse kërkoi një kthim të shpejtë të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Kënga u quajt “Dogodine u Peć”, që në shqip do të thotë “Shihemi vitin e ardhshëm në Pejë”.
Shqiptarët nuk e kuptojnë se lufta speciale e shërbimeve sekrete serbe është më e rrezikshme se lufta frontale e ushtrisë dhe policisë serbe.
Sepse ata humbasin për një orë në paqe, atë që fituan me kaq shumë përpjekje, sakrifica dhe gjakderdhje në luftë.
Sepse Lufta Speciale është një virus i padukshëm që na shkatërron në shumë fusha.
Në fushat politike, diplomatike, ekonomike, sociale, kulturore, pedagogjike, shëndetësore, tregtare, arsimore, shkencore, fetare dhe veçanërisht të sigurisë.
Deri më tani, Serbia na ka lënduar më së shumti në kuptimin fetar, sepse salafizmi dhe vehabizmi islam janë në dinamit afatgjatë për ADN -në e kombit dhe themelin e shtetit.
Sepse shkatërrojnë ADN-në tonë etnike dhe shtetërore, prishin marrëdhëniet tona me Evropën dhe Amerikën Oksidentale dhe na bëjnë skllevër të Evropës së prapambetur Orientale dhe Rusisë klerikal-fashiste.
Aftësia e Vuçiqit për të identifikuar tek Edi Rama, Dritan Abazi dhe Ali Ahmeti hallkat më të dobëta të zinxhirit kombëtar dhe shtetëror shqiptar jep rezultate.
Sepse të parin e ktheu në Rahman Morin, të dytin në Ali Shukri dhe të tretin në Sinan Hasan.
Dhe merreni me mend: arriti të rrethojnë dhe izolojë Albin Kurtin, me ndihmën e udhëheqësve politikë shqiptarë, pa shkrepur asnjë plumb të vetëm.
Pra, jo si dikur Millosheviqi që i izoloi Azemin dhe Kaçushën me ndihmën e kuadrove servilë shqiptarë të SPS dhe LKJ, por me ndihmën e udhëheqësve politikë shqiptarë, të cilët mbajnë postet më të rëndësishme në hierarkinë shtetërore në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Nëse kjo nuk është dëshmi se Vuçiqi është edhe më i rrezikshëm, më i rafinuar dhe më i keq se Millosheviqi, atëherë unë jam një analfabet drejtshkrimor i kalibrit të Astrit Haraqisë.
Meqenëse unë jam i vetëdijshëm që Serbia me metoda djallëzore vazhdimisht përsos Luftën Speciale, në nivelin e specialitetit Nobel, atëherë për mua kjo që po ndodh nuk paraqet befasi.
Kushdo që beson se Vuçiq nuk mund ta fusë Edi Ramën në xhep, ka një boshllëk të madh në kokë.
Sepse Edi Rama nuk ndjeu në lëkurën e tij dhe lëkurën e të dashurve të tij dhimbjen e dhunës, terrorit dhe gjenocidit klerikal-fashist serb.
Fakti që ai është aq i magjepsur dhe i verbuar nga metodat e veçanta të UDB-ës, saqë përveçse e adhuron Vuçiqin, ai i adhuron edhe të gjithë serbët shovinistë dhe klerikal-fashistë që i ka për idhujt, flet mjaftueshëm sa budallenj janë shqiptarët që i besojnë Edi Rames.
Sepse ai i adhuron idhujt e Vuçiqit aq shumë sa u shkruan letra dashurie.
Prandaj, të gjithë ata shqiptarë të cilët edhe pasi e lexuan letrën e tij të dashurisë, të cilën ai ia dërgoi Sinisha Mihajloviqit, nipit të Drazhes, ende besojnë në atdhedashurinë e tij, janë të varfër në kokë si Fukara Luta dhe të verbër në sy si lakuriqët e natës.
Çfarë dëshmie u duhet atyre që të besojnë se Edi Rama është shumë më i rrezikshëm se origjinali Esat Tpotani, nëse kjo nuk është e mjaftueshme për ta?
Nëse nuk u mjafton fakti që Rama mund të hajë për Goran Bregoviçin mish shqiptar si një përbindësh nëse është e nevojshme, vetëm pse ata nuk duan të shohin sesi një këngëtar luftë-nxitës dhe plagjiator serb tallet me fatkeqësinë e tyre mes Shqipërisë, atëherë asnjë fakt tjetër nuk do të jetë i mjaftueshëm për ta.
Sepse ata janë viktima të mentalitetit të robit, injorancës dhe Sindromës së Stokholmit.
Prandaj, i bëj thirrje Albin Kurtit që të pastrojë partinë e tij dhe politikën kosovare në përgjithësi nga elementët UDBASHE dhe VEHABISTE e SALAFISTE, sepse ata janë bastardë që kanë një nënë dhe baba të përbashkët.
Ata kanë Serbinë si nënë dhe Rusinë si baba.
Jo vetëm kaq, por i kërkoj Albinit të punojë sa më ngushtë me malazezin Milo Gjukanoviç, kroatin Zoran Milanoviç dhe boshnjakun Sedihiç, për të krijuar një front të përbashkët kundër treshes Vuçiç-Rama-Zajev që do të ishte një kundërpeshë ndaj “Ballkanit të Hapur”.
Sepse në këtë rast, Ballkani i Hapur për qytetarët e Kosovës është “Alcatraz i Mbyllur”.
Pra, Alcatraz i cili i mbyll kosovarët në qelitë e tij famëkeqe ku mund vetëm të ëndërrojnë Uashingtonin dhe Brukselin.
Për fat të mirë, ne jemi një shtet, kështu që mundësitë për të hequr qafe kthetrat janë shumë më reale sesa ato të Azemit dhe Kaqushinës në atë kohë.
Prandaj Albini duhet të krijojë, nëse është e nevojshme, një front të përbashkët me kroatët, malazezët dhe boshnjakët si kundërpeshë ndaj fashizmit klerikal serb dhe zvarranikëve të tij shqiptarë, sepse vetëm në atë mënyrë do të ketë respekt të plotë nga Uashingtoni dhe Brukseli.
Sepse evropianët dhe amerikanët nuk binden nga poezia, por nga faktet në terren.
***
Crnogorski Albanci moraju braniti multietničku i evropsku crnogorsku državu, a ne stajati na strani četničkih popova radi Dritan Utopista Abazija, koji vjeruje da može pobijediti korupciju i organizovani kriminal samo uz njihovu pomoć.
Vjerovati da kao Albanac možete pobijediti organizirani kriminal i korupciju uz pomoć srpskih klerofašista isto je kao biti ovca i tražiti azil kod vuka, pobjeći od pastira koji vas je spasio od istog vuka.
Ili kao da ste vojska i umjesto da kupujete oružje za odbranu od neprijatelja, kupite kamion s kredom da biste ispisali parole u svakom susjedstvu:
“Boga vam, braćo, nemojte nas napadati.”
Ali Albanci su uglavnom ovce koje traže utočište od vuka, a među njima posebno analitičari koji ne istražuju šta se dešava u oku Orkana, već samo iskrivljenim fonetskim, morfološkim i sintaktičkim jezikom komentarišu nuspojave.
Stoga je retorička vještina Dritana Abazija dovoljna da ga proglase “drugim Albinom”.
Oni jednostavno ne razumiju da Dritan Abazi namjerno imitira Albina, jer on vrlo dobro zna da ga Albanci drže u srcu upravo zato što je pošten, obrazovan, moralan i neiskvaren patriota.
Oni ne razumiju da stalni naglasak na borbi protiv organiziranog kriminala i korupcije služi Dritanu kao “demagoška umjetnost” da ih zaslijepi.
Ne razumiju da je Albini predvodio studentske proteste u najopasnije vrijeme, dok je u ratu bio glasnogovornik Adema Demaçija, što je platio strašnim zlostavljanjem u zatvoru i progonima, dok se Dritan u studentskim danima testirao kao reper jedne od najistaknutijih srpskih muzičkih klerofašističkih grupa, koja je kroz ratnohuškačku pjesmu tražila brzi povratak srpske vojske i policije na Kosovo.
Pesma se zvala “Dogodine u Peći”, što na albanskom znači “Shihemi vitin e ardhshëm në Pejë”.
Albanci ne razumeju da je specijalni rat srpskih tajnih službi opasniji od frontalnog rata srpske vojske i policije.
Zato što gube za čas u miru, ono što su stekli s toliko truda, odricanja i krvoprolića u ratu.
Zato što je Specialni Rat nevidljiv virus koji vas uništava na mnogim poljima.
Na političkom, diplomatskom, ekonomskom, društvenom, kulturnom, pedagoškom, zdravstvenom, trgovačkom, obrazovnom, naučnom, vjerskom i posebno sigurnosnom planu.
Srbija nas je do sada najviše povrijedila u vjerskom smislu, jer su salafizam i islamski vehabizam na dugi rok dinamit za DNK nacije i temelje države.
Zato što uništavaju našu etničku i državnu DNK, kvare naše odnose s Oksidentalnom Europom i Amerikom i čine nas robovima zaostale Orijenalne Europe i klerofašističke Rusije.
Vučićeva sposobnost da identificira u Ediju Rami, Dritana Abazija i Aliju Ahmetiju najslabije karike albanskog nacionalnog i državnog lanca daje rezultate.
Zato što je prvog pretvorio u Rahman Morinu, drugog u Ali Shukriju, a trećeg u Sinana Hasanija.
Të je uspio opkoliti i izolirati Albina Kurtija, uz pomoć albanskih političkih lidera, a da nije ispalio nijedan metak.
Dakle, ne kao što je Milošević svojevremeno izolovao Azema i Kaçushu uz pomoć albanskih servilnih kadrova SPS -a i SKJ -a, već uz pomoć albanskih političkih lidera, koji drže najvažnije položaje u državnoj hijerarhiji u Albaniji, Makedoniji i Crnoj Gori.
Ako ovo nije dokaz da je Vučić još opasniji, prefinjeniji i nestašniji od Miloševića, onda sam ja pravopisni nepismenjak kalibra Astrit Haraqije.
Budući da je Srbija usavršila Specijalno ratovanje, na nivou Nobelove specijalnosti đavolskim metodama.
Svako ko vjeruje da Vučić ne može staviti Edija Ramu u džep ima veliku šuplju u glavi.
Jer Edi Rama nije osjetio u svojoj koži i koži svojih voljenih bol nasilja, terora i srpskog klerofašističkog genocida.
Činjenica da je toliko opčinjen i zaslijepljen posebnim udbaškim metodama, da osim što obožava Vučića., obožava i sve šovinističke i klerofašističke Srbe koje ima za Idole, govori dovoljno o tome koliko su oni glupi.
Jer on njih toliko obožava da im piše ljubavna pisma.
Stoga su svi oni Albanci koji, čak i nakon što su pročitali njegovo ljubavno pismo, koje je poslao Siniši Mihajloviću, Dražinom nećaku, i dalje vjeruju u njegov patriotizam, jadni i slijepi poput šišmiša.
Koji im drugi dokaz treba da vjeruju da je Rama mnogo opasniji Esan Tpotan od originala, ako im to nije dovoljno?
Ako im nije dovoljna činjenica da Rama za Gorana Bregovića ako treba može jesti albansko meso kao čudovište, samo zato što ne žele vidjeti plagiranog i ratnohuškačkog pjevača kako se sprda s njihovom nesrećom između Albanije, onda im neće nikada nijedna činjenica biti dovoljna.
Zato što su žrtve neznanja, robskog mentaliteta i Stokholskog Sindroma.
Stoga apeliram na Albina Kurtija da očisti njegovu stranku i kosovsku politiku općenito od udbaških i vehabističkih i salafističkih elemenata, jer su to kopile koje imaju zajedničku majku i oca.
Imaju Srbiju kao majku, a Rusiju kao oca.
I ne samo to, već tražim od Albina da što bliže surađuje s Crnogorcem Milom Đukanovićem, Hrvatom Zoranom Milanovićem i Bosancem Sedihićem, za stvaranje zajedničkog fronta protiv Vučića-Rame-Zajeva koji bi bio protuteža ,, Otvorenom Balkanu “.
Zato što je u ovom slučaju Otvoreni Balkan za građane Kosova “Alcatraz Closed”.
Dakle, Alcatraz koji zatvara Kosovare u njegove zloglasne ćelije u kojima mogu samo sanjati o Washingtonu i Briselu.
Na sreću, mi smo država, pa su mogućnosti da se riješimo kandži mnogo stvarnije od Azemijeve i Kaqushine u ono vrijeme.
Zato Albin mora stvoriti, ako je potrebno, zajednički front s Hrvatima, Crnogorcima i Bošnjacima kao protutežu srpskom klerofašizmu i njegovim albanskim reptilima, jer će samo na taj način imati puno poštovanje Washingtona i Brisela.
Jer Europljane i Amerikance ne uvjerava poezija, već činjenice na terenu.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Lirim,

    Kosova i ka dy miqe ne kete planete”:

    AMERIKA dhe BRTIANIA……………….edhe askend tjeter.

    Al Bin Kurti eshte i shitur te Erdogani dhe Rusia.

    PIK.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu