ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Kapuçin e hoxhës e kemi pa n’maje t’navilkut, … ishin tu i dhanë ujë me lugë !

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Teuta Haxhijaj, shkrimtare, Gjermani
NUSJA E RE DHE HOXHA
Tregim
Një nuse e cila i kishte ba do muaj martesë, nuk po mbetej shtatzanë. Si ktynehere ma qe ne raste të tilla gjithmonë gruaja shihej fajtore, edhe nusja ishte ba merak se burri mund ta merrte nje grua tjetër qe do t‘i dhuronte trashëgimtarë. Per fat, burri ishte nga ata që nuk e mundonte shume kjo pune duke menduar qe do te ndodhë kur të jetë e shkruar.
Nje ditë po i thot nusja burrit:
– valla fort p’e livdojnë „filan“ hoxhën, s‘kish hiç me të, për gjithçka po t‘nihmojke e pata qef me shku bre nihere me kqyrë çka po m’thot, mos m‘ka ba dikush diçka, a çka u bo…
Burri nuk ishte nga ata që besojnë në „t‘bame“ e keso sendesh por mos me ia prishë nuses e lejon me shku te hoxha.
Me tespih n‘dorë, perballë nuses se re dhe të pasherr, po i çelë hoxha ato librat e veta. Tuj „lexu“ pa za dhe tu u mrrolë gjithnjë e ma shumë, po i thot nuses:
– ki qaq shumë sehire t’bame sa nuk o reni ti me ba thmi hiç, n’qafë t’paskan marrë he mozomakeq.
– ani? A munesh ti me’m nihmu najsen? – po pyet e frikesuar nusja.
– po qysh jo- ia ktheu hoxha- shyqyr qe t’ka çu Zoti e je ardhe te unë me vakt se koke kanë tu shku dom, der kjo nuse. Tash t’kallxoj fije e per pe se çka duhet me ba ti, por s’guxon m’i kallxu kerkuj se tani nuk muj me t’nihmu. Kqyre, merre nje bure t’vogël mushe me ujë dhe shtine qit hajmali qe po ta jepi n’qata ujë. E si te bon i lumi Allah akshom, ti e merr ata ujë e shkon n’filan livadhin ku ka ka shumë navilqë, mshefu n’mes atyne navilqëve, deshu cullak e laju me qita ujë. N’atë dakik që t’deshësh, ka me t’ardhë nji melaqe n’syret temin, krejt si unë doket. Amo ti mos u tut por duhet me bo çka t’thot qajo melaqe. Edhe me emen t’Allahut mekaull ka me t’nihmu. Edhe mos gabo mi kallxu najkuj, a nive?
U kthye nusja plot g’zim e shpresë n’shpi, tuj kqyre sahat e dakik kur po bohet vakti me dalë te livadhi. Po bash qat ditë i dukej qe nuk ecke dita hiç.
– çka ki bre qe s’po bohesh rahat? – po e pyet burri nusen. Çka t’tha hoxha nime?
– hoxha m’ka thanë mos m’i kallxu kerkuj po unë po t’kallxoj ty se e di se edhe ti gëzohesh- dhe si nuse e pasherr po i kallxon krejt çka ka i ka thanë hoxha.
– eee sahi po dojka me t’nimu- ia ktheu burri që e kuptojë menjeherë qellimin e hoxhes.
Kur e boni Zoti aksham, po shkon hoxha te livadhi…
Të nesërmen nuk po del hoxha me falë xhumanë e dikush po pyet a e ka pa more kush hoxhën?!
– pooo more, ia kemi gjetë kapuçin n’maje t’navilkut dhe ishin tu i dhanë ujë me lugë. Sen s’dimë çka u bo veç e kish rreh dikush fort. Kogja do ditë kanë me ju dashtë hoxhës për me mujtë me ardhe n’xhami apet.
Ps. navilk/ navilqi n’ Podgur, iu kanë thanë atyre sanave te vogla qe e kanë bo n’livadh.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Dhe fundi asht se nusja s’bani femij, aj medet. Ha,ha,ha.

    Bukur e ke shkru. Kush ka mend e kupton se per çka duhet hoxhallart, qe turqit na i sollen n’toke tone (me shpate natyrisht).

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu