Ibrahim Kelmendi, Gjermani
Nga kjo informatë historike rezulton se më 17 dhjetor 1924 në shkollën serbe në Mamushë janë regjistruar rreth 60 fëmijë shqiptarë (sa duken në këtë foto historike). Sipas kësaj, nuk duhet të ketë ekzistuar pothuajse asnjë fëmijë turk, meqë fëmijët “turq” (në Prizren, Pejë, Vushtrri…) atëherë banin fesa të kuq.
Mamusha në vitin 1919 duhet të ketë pas 805 banorë.
Në vitin 1948 kishte 1352.
Që do të thotë, në vitin 1924, kur është bërë kjo foto, mund t’i kishte rreth 1000 banorë (apo rreth 70 familje, nëse kemi parasysh se atëherë familjet janë më të mëdha).
Në vitet 1971 Mamusha kishte 2038; 1981 kishte 2752, 1991 kishte 3297, 2011 kishte 5507.
Në vitin 2011 banorët e mamushës janë deklaruar: 5128 (93,12 %) turq, vetëm 327 (5,94 %) shqiptarë, 51 (0,93 %) romë dhe ashkali dhe një person bosniak.
Pyetje: ku kanë mbet pinjollët e atyre 60 fëmijëve shqiptarë, të klasës së parë në shkollën fillore serbe, të vitit 1924?!
Mamushën duhet kultivuar si “kopsht zoologjik”, sepse paraqet tjetërsimin shpërfytyrues të shqiptarëve hibrid (myslimanë)…
Fotografi e datës 17 dhjetor 1924 në gazeta serbe “Ilustrovani list” (“Gazeta e ilustruar”, e datës 11 janar 1925, nr. 2), me fëmijët e shkollës së sapohapur të fshatit Mamushë dhe të fshatrave përreth.
“ARNAUTËT E VEGJËL NË SHKOLLË
Shkolla fillore në gjuhën serbe në fshatin Mamushë
E ëmbël është fotografia me arnautiqëve (serb. arnautthëve, arnautë të vegjël), me plisa të bardhë, në shkollë! Kjo është në fshatin Mamushë, në Podrimën tonë, ndër shkolla të shumta në vendbanimet arnaute. Shkolla u hap në vitin 1921 dhe kjo është shkolla e parë në gjuhën serbe në këtë vend, që po e ndjekin fëmijë arnautë.
Kuptohet vetvetiu që këtu mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe se po shkohet drejt po atyre synimeve të njëjta drejt të cilave punohet në shkollat tona popullore: me u vendosë themelet për me kriju qytetarë të mirë të këtij vendi.
Afër nxënësve në fotografi duket mësuesi i tyre, zoti Stevan Spasići, i cili është në këtë shkollë që nga themelimi e deri në ditët e sotme dhe gëzon nderimin më të madh të banorëve të kësaj ane.
Kësaj here, me shkollë, ndoshta është i ngadalshëm – por kjo ngadalësi nuk do të thotë asgjë në jetën e gjithë popullit – por është e padyshimtë që është paqësim më i sigurtë dhe më solid i popullit arnaut, dhe një dëshmi e mrekullueshme e linjës qytetëruese të popullit tonë.”