ARKIVI:
17 Tetor 2024

Humbja e shtetit dhe kishës në Cetinje

Shkrime relevante

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Shpërndaj

Një protestues para një barrikade të djegur gjatë protestave kundër ceremonisë së shugurimit të Mitropolitit Joanikije në Cetinje, Mali i Zi, 5 shtator 2021.

“Para së gjithash, mendoj që nuk kemi fitues të ditës së djeshme”, tha për Radion Evropa e Lirë, Dalliborka Ulareviq, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për edukimin qytetar, duke komentuar ngjarjet që përcollën fronëzimin e Joanikijes në Cetinje.

Të dielën, më 5 shtator, mitropoliti i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Joanikije u fronizua në Manastirin e Cetinjës me angazhimin e forcave të fuqishme policore, për shkak të protestave që janë përcjellur me incidente, në të cilat u lënduan rreth 60 persona. Protestat u organizuan nga organizatat dhe lëvizjet kombëtare malazeze, të udhëhequra nga subjekti më i fuqishëm opozitar, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), si dhe të mbështetur nga presidenti malazez Millo Gjukanoviq.

Protesta në Cetinje

Përballë tyre, ceremonia në Cetinje u mbështet nga kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe një pjesë e ministrave të Qeverisë së Malit të Zi, të afërt me Kishën Ortodokse Serbe. Qeverinë aktuale e kanë votuar partitë kryesisht pro-serbe, të cilat fituan pushtetin në zgjedhjet e gushtit të vitit të kaluar dhe pas tre dekadash zëvendësuan DPS-në e Gjukanoviqit. Mandati i Gjukanoviqit, si kreu i shtetit, zgjat deri në maj të vitit 2023.

Ulareviq vlerëson se “ditët e mundimshme” të mëparshme kanë treguar se politikanët malazezë nuk i japin përparësi interesit publik, dhe kjo është arsyeja pse shoqëria dhe shteti janë duke humbur.

“Humbje politike pësuan të gjithë aktorët politikë, disa mbase më shumë e disa më pak, si dhe vetë Kisha Ortodokse Serbe, sepse ajo vazhdon të veprojë nën shenjën e shëmtuar të mënyrës së fronëzimit të djeshëm të Joanikijes, të cilin, në një periudhë të ardhshme ne do ta mbajmë mend vetëm nga ajo ditë. Kjo është diçka që në mënyrë domethënëse e shemb edhe pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi”, konsideron Ulareviq.

Gjatë fronizimit, Cetinje ishte nën rrethimin e policisë, ndërkaq personalitetet fetare u sollën në Manastirin e Cetinjes me një helikopter të Ushtrisë së Malit të Zi, me të cilin edhe u kthyen në Podgoricë pas një ceremonie disa orëshe të kishës. Ata u siguruan nga forcat e fuqishme të njësisë speciale antiterroriste.

Humbje për shtetin dhe shoqërinë

Edhe Zoran Vujiçiq nga Aleanca qytetare, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngjarjet në Cetinje tregojnë që shoqëria malazeze është ndarë edhe më shumë.

“Shteti po thotë që ka fituar, se pati sukses që të ndihmojë fronizimin e mitropolitit, ndërkaq kisha, që ka përmbushur qëllimin e saj që fronizimi të bëhet në Cetinje. Gjithçka përveç kësaj është një humbje e madhe, Eshtë humbje për shoqërinë malazeze. Të gjitha dallimet që ekzistonin para këtyre ditëve, janë thelluar edhe më shumë”, thotë ai.

Paralajmërimi i fronëzimit shkaktoi tensione të larta etnike në Mal të Zi, ndërmjet qytetarëve serbë dhe korpusit kombëtar malazez, kryesisht për shkak të vendit të fronizimit. Cetinje është qendër kulturore dhe historike e Malit të Zi dhe simbol i identitetit shpirtëror, shtetëror dhe kombëtar të malazezëve. Njëkohësisht, aty është edhe selia e Mitopolisë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe vendi në të cilin janë fronizuar shumica e mitropolitëve.

Protesta në Cetinje
Uljareviq konsideron që për shkak të ngjarjeve në Cetinje, për aktorët politikë edhe më shumë “është ngushtuar korniza për dialog”, i cili është i domosdoshëm për Malin e Zi.

“Ne, për një periudhë të gjatë kohore, kemi qenë dëshmitarë të ndarjeve shqetësuese serioze në Malin e Zi, të cilat, ditëve të kaluara i kanë thelluar edhe më shumë dhe më dhimbshëm. Përgjegjësinë më të madhe për këtë e bartin politikanët tanë, të cilët nuk janë mjaftueshëm të përgjegjshëm, të pjekur dhe të guximshëm që të sjellin vendime që janë jashtë interesave të tyre partiake dhe të veçanta”, tha Ulareviq.

Mali i Zi gjithnjë e më larg nga vlerat evropiane

Vujiçiq konsideron që pamjet që janë dërguar nga Cetinje nuk janë shenjë e mirë nga një shtet, i cili mëton që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Duket se kurrë nuk kemi qenë më larg nga vlerat evropiane dhe kam frikë se me udhëheqës të tillë politikë vështirë se do të jemi në gjendje të ecim përpara. Apeli është që partnerët dhe organizatat ndërkombëtare të përfshihen në mënyrë aktive për zgjidhjen e këtyre problemeve, sepse, thjesht, shoqëria jonë politike nuk është mjaft e pjekur dhe ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme demokratike për të zgjidhur problemet vetë, për fat të keq”, theksoi Vujiçiq.

Ngjarjet në Cetinje gjithashtu kanë për pasojë që Mali i Zi, sot është më larg vlerave qytetare të Bashkimit Evropian sesa nëntë vjet më parë kur filloi negociatat për anëtarësim, shpreh mendimin Ulareviq.

Ajo thekson se Mali i Zi, në periudhën e kaluar, ka pasur mjaft procese retrograde.

“Shpresoj se ky është momenti kur në nivelin e vendimmarrjes politike të fillohet të mendohet shumë më seriozisht për efektet e ndikimit të kishës në shoqëri. Dhe se a është ai narrativi kleriko-nacionalist, i cili po instalohet në mënyrë të rrezikshme, diçka që duhet ende të mirëmbahet? Gjegjësisht, a do të jemi në gjendje të ruajmë atë që ishte më e vlefshme në Malin e Zi, kur krahasohemi me shtetet e rajonit dhe ky është koncepti këmbëngulës qytetar, i cili mbijetoi në kohë shumë të vështira dhe tani është më se i rrezikuar”, përfundoi Ulareviq.

Përgatiti: Bekim Bislimi

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kisha dhe Manastiri I Cetines ,kur u ndertue kje Kishe Katolike e ritit Antik. Ajo u ndertue prej Gjon Cernojeviçit ,nipit të Gjergj Kastriotit me 1484,frymzue prej Kishes se Zojes se Loretos Itali.Aso kohe Mali I Zi thirrej Albania Venedikase dhe e gjitha ishte Katolike e ritit Latin dhe Antik .Mbas vitit 1700 ai Manastir u dogj prej turqve dhe po turqit I a dorzuen për ta rindertue Danilo Petrovic si kishe dhe manastir ortodoks. The medieval Cetinje Monastery, also known as the Old Cetinje Monastery, was built by Ivan Crnojević in 1484, and founded on 4 January 1485, at Ćipur, and dedicated to the Nativity of the Theotokos (Hram Roždestva presvete Bogorodice). During his stay in Ancona, Crnojević was inspired by Basilica della Santa Casa in Loreto where he took an oath that he will build a church also dedicated to Mother of God upon his return in Zeta.[2] It became the seat of the newly founded Eparchy of Cetinje, a successor to the Metropolitanate of Zeta. Its episcope was Visarion (fl. 1485). It is believed that the monastery was about twenty metres long and about six metres wide based upon the monastery’s original designs by the Venetian engineer, Barbieri. In an etching in the book Oktoih, it seems the medieval Cetinje Monastery was a three-naved basilica, with a cupola on the center nave with elements of renaissance architecture. Around the monastery was a 1,400-square-meter (15,000 sq ft) complex with two smaller churches and an inn. Të gjitha kishat ne Mal të Zi kane kene Kisha Katolike Shqiptare të dy riteve Katolike latine dhe Katolike Antike ashtu sí jane edhe sot nji pjese e Arbereshve të Italise(katolik antik).Mali I Zi sot Duhet me iu kthye RRANJEVE të veta Katolike dhe Shqiptare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu